
Si te konfigurojme NanoStation M2.
Tutoriale shqip.
Jane disa pyetje te cilave do ju pergjigjemi ne artikullin e meposhtem. Jane pyetje qe ndodhta i keni ditur, thjesht nuk ju ka vajtur nder mend se ishte kaq e thjeshte.
- Cfare eshte NanoStation M2
- Si konfigurohet NanoStation M2
- Sa decibel (db) eshte forca e kesaj radioje (antene)
- Si te forcoj sinjalin e wireless.
- Sa kliente mund te mbaje nje wireless si NanoStation M2.
- Si nderrohen ip e kartes se rrjetit
Fillimisht mesoni cfare eshte NanoStation M2.
NanoStation M2 eshte nje RADIO transmetuese qe punon ne frekuencat 2.4 GHz. Kjo radio ben dy funksione:
- Si Access Point qe transmeton 23 db (wifi ose wireless sic jemi mesuar ti themi).
- Dhe si Station (transmetim per point to point, nga pika ne pike dmth)
Lidhja me kompjuterin dhe ndezja e sakte e antenes.
Shikoni figuren e meposhtme dhe beni lidhjet me te njejten menyre.
Si konfigurohet NanoStation M2
Kur blihet ne dyqan ajo eshte ne gjendje fabrike. IP e menaxhimit te saj nga fabrika eshte 192.168.1.20. Qe te bejme menaxhimin e saj, shkojme te karta e rrjetit ne kompjuterin tone. Fillimisht klikojme butonin START. Ne krah te djathte gjeni fjalen Control Panel (Paneli i kontrollit). Shikoni foton me poshte.
Zgjedhim fjalen Control Panel (Paneli i kontrollit). Keshtu hyjme te menxhimi i funksioneve te kompjuterit. Aty gjejme Network and Sharing Center.
Hapi tjeter eshte te shkojme te View network status ans tasks.
Menyra me e shkurter normalisht eshte te shkoni direkt te karta e rrjetit me nje klik te vetem. Nese ndiqni hapin e meposhtem, levizjet qe kemi shpjeguar me lart jane te barabarta. Eshte mire ama qe te dini gjithmone vendndodhjen e proceseve qe kerkoni.
Duke klikuar Local Area Connection (LAN) do hapet nje tabele menaxhimi. Ne ju kemi bere kater hapat e radhes ne nje fotografi te vetme. Hapat jane si me poshte:
- Local Area Connection
- Properties
- Internet Protocol Version (Tcp/Ipv4)
- Use the following Ip address
Use the following Ip address do ju jape ju te drejten te vendosni ip manuale ne karten e rrjetit. Shikoni fotografine e meposhtme dhe beni te njejtin veprim. Si adrese IP do vendosni numrat sikur i shikoni ne fotografi. Gjithmone qe te mund te menaxhojme nje ip, karta e rrjetit ne kompjuter duhet te mbaje nje ip tjeter te ndryshme me pajisjen.
Pajisja mund te jete nje router (ruter), switch (suic) i menaxhueshem, mikrotik etj. Ne rastin tone pajisja NanoStation M2 ka si IP menaxhimi 192.168.1.20. Ne karten e rrjetit te kompjuterit ne do vendosim 192.168.1.26. Ju mund te vendosni nje numer nga 2 deri 254, pervec numrit 20.
Konfirmoni ndryshimet duke klikuar OK. Te dy tabelat mbyllen kur ju te klikoni OK. Tani do menaxhojme antenen. Teorikisht ju e keni ndezur antenen dhe e keni lidhur me kompjuterin. Hapim shfletuesin Google Chrome (ju hapni shfletuesin qe keni). Shkruani 192.168.1.20 dhe shtypni ENTER. Menuja qe do ju hapet eshte kjo si ne foto. Plotesoni te dhenat sipas udhezimeve qe ju kemi dhene ne foto, dhe hyni ne menu duke klikuar ENTER.
Faqja kryesore e menuse se menaxhimit te antenes MAIN.
Ju shkoni te menuja WIRELESS. Aty do bejme ndryshimin e disa parametrave ne menyre qe antena te behet nje wireless i mirefillte. Kjo per vete arsyen se NanoStation M2 eshte antene mjaft profesionale.
Tani le te bejme konfigurimin.
Ne menune Wireless ndiqni hapat sipas fotgrafise. Ne po ju japim edhe shpjegimet se cfare jane.
-
Wireless Mode eshte menyra se si do funksionoje antena. Ne rastin konkret antena do shperndaje vale. Nese do ta linim Station, antena do te bente lidhjen me nje antene tjeter, por nuk do shperndante vale. Ju zgjidhni ACCESS POINT.
-
SSID eshte emri qe do ju dale ne vale, kur ju beni nje kerkim per rrjet wifi me telefon apo me laptop. Shkruani emrin sikur deshironi. Ne nje artikull me pare ju kemi treguar hollesisht se cfare eshte SSID. Aty keni edhe menyren se si behet lidhja me nje SSID. Lexojeni duke klikuar KETU.
-
Country Code. Do mundohem te jua shpjegoj sa me thjeshte. Ne cdo shtet te botes frekuencat paguhen. Por eshte edhe nje bllok frekuencash te lira qe perdoren pikerisht per perdorimin e internetit me vale (wifi). Cdo pajisje wireles qe ne kemi ne shtepi transmeton ne nje frekuence te brezit 2.4 GHz. Ne rastin tone ne zgjedhim Italy. Nese te kjo menu ju shikoni fjalen COMPLIANCE TEST atehere zgjidheni pa u menduar. Compliance test perfshin te gjitha frekuencat e lira, dhe ju mund ti perdorni ato pa limitime.
-
Channel Width eshte brezi i frekuences ne te cilen do punojme. Normalisht ne zgjedhim 20 MHz. Telefonat punojne mire ne kete brez.
-
Frequency MHz eshte kanali ne te cilin do punojme. Kanali 2427 eshte me i perdorshmi. Telefonat dhe laptopet punojne mire ne kete kanal.
-
Security eshte menyra e fshehjes (kriptimit) te kodit. Dihet se kane dale menyra te ndryshme per te gjetur kodin e nje pajisje wireless. Per te mos qene viktime e nje sulmi te tille ne rekomandojme kriptimin WPA2-AES.
-
Wpa authentication lereni PSK (Pre – Shared – Key). Kjo eshte menyra se si perdoruesi do krijoje fjalekalimin e tij qe mund te permbaje deri ne 133 karaktere.
-
WPA Pre Shared Key – eshte kuadrati ku ju do vendosni fjalekalimin tuaj. Ne krahun e djathte eshte opsioni SHOW. Zgjidheni opsionin ne menyre qe te shikoni fjalekalimin qe do vendosni.
Pasi keni bere te gjitha levizjet e mesiperme ne fund djathtas, eshte fjala Change. Me klikimin qe do beni mbi kete fjale, do behen te gjitha ndryshimet qe kemi bere me siper. Ne krye te faqes do shikoni qe do shfaqet nje shirit blu. Do shikoni fjalet :
- Test
- Apply
- Discard
Prisni mos u nxitoni. Nuk eshte koha te klikojme akoma Apply.
Kemi edhe disa gjera per te ndryshuar akoma. Ne krah te majte te menuse Main ndodhet edhe shenja karakteristike e Airmax.
C’ aktivizojeni opsionin Airmax dhe klikoni mbi fjalen Change qe ndodhet ne te djathten tuaj poshte. Nese e lini te aktivizuar, nuk do mund te lidhen pajisjet me wireless.
Tani kemi edhe hapin e fundit. Shkojme te menuja Network.
Network mode eshte menyra se si do funksionje antena wireless. Nese duam ta leme vetem se pike kalimi (Bridge mode).
Te shikojme nje shembull. Nga ruteri (routeri) kryesor qe kemi marrim kabullin e internetit dhe e kalojme direkt ne antene. Ne kete menyre cdo pajisje qe lidhet me antenen tone do ti marre IP nga ruteri (routeri). Dmth cdo gje komandohet nga ruteri (routeri) yne kryesor qe kemi ne shtepi. Ne morem nje ruter te thjeshte te AlbTelekomit.
Ne do ta konfigurojme antenen si ruter (router).
Kjo ne menyre qe te ju japim mundesine qe ju te keni nje menaxhim te thjeshte te saj. Do te jete njesoj sikur te ishte nje ruter (router) shtepie. Menaxhimi do mund te behet edhe nga telefoni apo Ipad juaj.
Atehere le te fillojme me shpjegimin e hapave qe do ndiqni.
- Network Mode do ta lini ruter (router)
- Configuration Mode lereni Advanced
- Wan Interface lereni BRIDGE0 (zero)
- Te Wan Ip Address zgjidhni opsionin Static. Kjo per arsye se ne do marrim nje IP te rangut te ruterit kryesor dhe do ia vendosim ketij ruteri. Nese routeri kryesor ka Ip te rangut 10.0.0.100 atehere antenes qe ne po konfigurojme do ti vendosim nje IP te formes 10.0.0.33. Ju mund te zgjidhni nje ip tjeter cfare pervec 10.0.0.100. IP mund te jete edhe ne forma te tjera si psh : 192.168.1.1 , 192.168.0.1 , 192.168.10.1 , 10.10.10.99 , 192.168.88.1. Ju gjithmone do shikoni sec cila eshte Gateway qe ka marre karta e rrjetit te kompjuterit.
- Gateway IP eshte ip qe ka ruteri kryesor. Ne rastin tone 10.0.0.100
- DNS (Domain Name System)
- Nat (Network address translation)
Tani do kalojme te sektori tjeter. Deri tani konfiguruam hyrjen e internetit ne antene. Tani do konfigurojme menyren e rutimit te pajisjeve qe do lidhen ne antene.
- IP address eshte ip e menaxhimit te antenes. Dmth, nese duam te menaxhojme antenen ne duhet te mbajme mend kete IP qe do vendosim ketu. Ne kete rast po vendosim IP 192.168.1.1. Te Netmask vendosim 255.255.255.0.
- DHCP server eshte burimi i IP-ve qe do jape antena (ruteri). Ne rastin tone server eshte antena ruter qe ne po konfigurojme. Duhet ta aktivizojme duke zgjedhur opsionin “ENABLE”.
- Range Start eshte fillimi i IP-ve. Dmth nga cili numer do filloje antena tu jape IP pajisjeve qe do lidhen ne te.
- Range End eshte numri i fundit i lejuar qe te marre ip nga serveri (antena).
Dy hapat e fundit per te mbaruar konfigurimin e antenes jane :
- Change
- Apply
Kur te ndizet antena serish ju kerkoni me telefonin tuaj emrin qe keni shkruajtur te SSID. Do ju kerkoje kodin – fjalekalimin qe keni vendosur. Sapo te jepni te dhenat lidhja juaj do behet automatikisht.
Mesoni me shume duke lexuar artikujt e meposhtem
Si konfigurohet nje ruter (router) TP Link
Si te nderroj fjalekalimin e antenes wireless NanoStation M2 duke perdorur telefonin. (se shpejti)