Skip to content
Patellxhane te mbushur me salce perimesh dhe sallam. Gatime te ndryshme.
Perberesit :
- 5-6 patellxhane
- 3 Speca te kuq
- 2 Qep
- 250 gr sallam
- 100 gr Djathe
- 2 Karota
- 1 Domate
- gjysem gote salce domatesh
- Krip, piper, rigon
- Vaj ulliri

Pergatitja :
- Si fillim duhet ti lajme te gjitha perimet.
- I grijme sa me imet te mundemi te gjitha.
- Fillojme me skuqjen e hudhres me vaj ulliri.
- Shtojme pastaj qepen dhe specat.
- I leme te skuqen duke i perzier vazhdimisht.
- Shtojme pastaj karotat dhe domaten.
- Duhet te ju shtojme me pas se gjysme gote uje qe te zbuten karotat.
- I leme te ziejne derisa te shterrojne dhe te marrin paraqitje skuqjeje.
- Presim sallamin ne kube dhe e shtojme gjithashtu ne tigan.
- Ju hedhim erezat perfshire dhe kripen.
- Ju shtojme edhe 1 gote uje dhe salcen e domates.
- I leme per 20 minuta te ziejne dhe te rregullohet salca.
- Patelxhaneve ju largojme pak nga tuli i brendshem me thike.
- I veme ne vale per 5 minuta qe te zbuten.
- I nxirrni nga vala dhe mbushini me perberjen qe keni pergatitur me sallam.
- Vendosini ne nje tepsi te lyer me pak vaj ulliri.
- Sperkatini edhe persiper me vaj ulliri.
- Verini te piqen ne 200 grade per gjysem ore.
- {Nese salcen e keni lene te lengshme hidheni ne tepsi te gjithen}.
- Nese deshironi 5 minuta para se ti fikni mund te ju hidhni djathe te grire siper.
- Servirja behet sa te jene te vaket akoma.

Ju Befshin Mire!