
Ndryshimet kryesore te karakterit te meshkujve dhe femrave.
Meshkujt dhe femrat jane totasht ndryshe nga njeri tjetri. Eshte shume e veshtire te gjesh dy gjini te ndryshme qe mendojne njelloj. Nderkohe qe ndryshimi me rrenjesor qendron tek temperamenti.
Hidhuni nje sy ndryshimeve te meposhtme :
Vendosja e objektivave.
Meshkujt kerkojne me deomos te arrijne objetivat qe i vene vetes. Nuk ju intereson nese lodhen apo jo. E rendesishme per ta eshte qe ta arrijne. Ndersa femrat, jane me te prirura te interesohen per ndjenjat. Ato duan qe se pari te ndihen mire.
Ta besh pyetjen qe ke ne mendje apo jo….
Zakonisht femrat nuk pyesin. Ato qendrojne te heshtura dhe nuk jane te sigurta nese eshte momenti per te pyetur. Nderkohe qe nuk pyesin dhe per nje arsye tjeter, nuk duan te duken idiote ne sy te te tjereve. Meshkujt pyesin. Per ta eshte e rendesishme te shuajne kuriozitetet qe kane ne mendje. Per ta nuk ka turp ne berjen e pyetjeve.
Si perballojne stresin.
Meshkujt dhe femrat ndryshojne edhe nga menyra se si i perballojne situatat e stresit. Meshkujt nese jane te stresuar flasin pa pushim. Ata e shperndajne tensionin e tyre edhe tek te tjeret. Femrat nuk flasin lehte. Ato mbyllen ne vetvete. Nese jane te trishtuara dhe te stresuara, preferojne te rrine vetem.
Renia ne dashuri.
Femrat ne fazen qe po bien ne dashuri behen te padurueshme. Kerkojne te dine gjithcka per partnerin e tyre. Nuk jane te qeta pa e ditur se ai ka shkuar ne shtepi. Duan te marrin vesh te parat cdo gje. Ndersa meshkujt behen me te lumtur. Kur bien ne dashuri jane me te qete dhe me te kenaqur nga jeta.
Te berit pazar.
Meshkujt nese kane nevoje per xhinsa do hyjne ne dyqan dhe do dalin me xhinset e tyre per 10 minuta. Ndersa nese nje femer thote se do bleje nje pale xhinsa, me siguri pas 3 oresh do dale nga dyqanet edhe me kepuce, triko dhe gjere personale.
Ne tualet te shoqeruar apo vetem?
Femrat gjithmone shkojne dyshe. Kjo eshte e rendesishme per femrat sepse mundet te jete celesi i braves i prishur dhe shoqja qendron pas deres. Nderkjohe qe canten nuk ka pse e vendos ne toke, nderkohe qe mikja e mban per ta. Dhe sigurisht, kush me mire se nje shoqe mundet te thote se si dukesh… Meshkujt nuk e kuptojne kete pjesen sepse asnjehere nuk shkojne te shoqeruar.
Sa i rendesishem eshte telefoni.
Femrat e kane telefonin nje paisje jetesore. Pa te jeta e tyre nuk do te kishte kuptim. Si do e merrnin vesh se si ka shkuar takimi i pare i shoqes se ngushte.. Per ta telefoni i tyre vlen shume. Prandaj gjithkund e mbajne ne dore. Meshkujt jane disi me te terhequr. Ata e perdorin ate vetem ne rastet se me te vertete ju duhet.