
Si te pergatisim turli me mish vici. Receta gatimi nga nene Mrika.
Turli me mish vici :
Perberesit :
- 600 gr mish vici
- dy kokrra patate
- dy speca jeshil ose te verdhe
- kater kokrra domate
- nje patellxhan
- gjysem gote vere e bardhe
- 3-4 thelpinj hudher
- nje kungull gjelle
- rigon, krip
- 4-5 luge gjelle vaj ulliri
Pergatitja :
Marrim nje tigan te thelle (ose tenxhere). Ne te hidhim vajin, mishin te prere ne copa te vogla. (Pjeset e kocit nuk i perdorim ne gatim vetem tulin). Nderkohe shtojme hudhrat dhe rigonin. Te gjitha sebashku i vendosim ne flake mesatare deri sa te thaje ujin. Kur te shohim qe mishi eshte duke qendruar vetem ne vaj dhe po skuqet shtojme veren. I leme ashtu deri sa te shohim qe vera ka avolluar plotesisht. Duhet qe ta perziejme vazhdimisht sepse mundet te ngjise.
Kur te kete shterruar uji duhet te :
Shtojme domatet e qeruara dhe te grira ne copa te vogla (ose ne rende). Duhen qeruar sepse lekuret do te dalin ne siperfaqe te supes e nk do jete estetike. Plus qe domatja e qeruar gatuhet edhe me mire. I leme pak te zjejne me mishin. Pastaj shtojme te gjitha perimet pasi t’i keni prere në katrore mesatare. Vazhdojme here pas here duke i trazuar. Hedhim edhe kripen. Pastaj shtojme dy gota uje. U vendosim kapakun dhe i leme te ziejne ne flake mesatare.
Nuk kemi pse i perziejme vazhdimisht. Pasi te kete kaluar pak kohe, duhet te provojme a jane zier perimet. Nese shohim qe mishi ose ndonje perime ka akoma nevoje te zieje, shtojme edhe nje gote uje. Sigurisht qe me shtimin e ujit, duhet shtuar edhe pak kripe. Keshtu i leme deri sa te ziejne dhe te jete shterruar uji. Ne perfundim supa duhet te kete trajte te qullte.
Dekori i pjates mbetet ne dore te amvisave. Mund te perdoret majdanoz i fresket i grire imet mbi pjate.