
Si te lyej vezet ne menyre te shendetshme?
E enjtja madhe erdhi. Sonte duhet te zihen edhe vezet e para te pashkes. Ndaj edhe ne erdhem tek ju me keshillat tona. Duke qene se nuk eshte e shendetshme te lyeni vezen me ngjyrues artificial, ja ku po ju japim disa sugjerime te shendetshme. Nderkohe ju ftoj te hidhni nje sy me poshte :
Nese i doni vezet portokalli :
Shafrani ju vjen ne ndihme. Vini sa veze te doni ne tenxhere dhe mbulojini me uje te ftohte. Hidhni 5-6 luge gjelle uthull. Dhe shtoni 3-4 luge gjelle shafran. (Sasia e shafranit varet tek numri i vezeve qe do zieni). Lerini te ziejne dhe ne fund nxirrini nga uje dhe lagini me pambuk me vaj ulliri. Vezet do marrin shkelqim.
Veze te kuqe :
verini vezet te ziejne me uje dhe uthull. Qeroni 1-2 panxhare te vegjel te kuq. Ndajini ne mes dhe verini ne tenxhere tek vezet. Lerini te ziejne dere ne fund bashke me panxharin.
Per veze me ngjyre te verdhe :
Vendosni vezen te zieje ne uje te ftohte sa te mbuloje vezen, shtoni 1 luge uthull te bardhe dhe nje qep bjonde me gjithe lekure. Lereni te zieje 15 minuta dhe lyejeni me pak vaj ulliri. Veza do te kete marre ngjyre te verdhe te arte. Vaji i ullirit i jep shkelqim.
Veze kafe :
Verini vezet ne tenxhere me uje dhe pak uthull. Kur te jete ngrohur uji, shtoni 4 filxhane kafe turke. Pasi te ziejne per shkelqim lyejini me vaj ulliri.
Per vezt jeshile :
Verini vezet te ziejne me uje dhe pak uthull. Shtojuni ne vale nje tufe spinaqi. Lerini 15 minuta te ziejne dhe ato do te kene marre ngjyren jeshile.