
Biskota me rozmarine dhe limon. Receta gatimi.
Perberesit :
- 200 gram Miell
- 145 gram Gjalp
- 70 gram Pluhur sheqeri
- Lekuren e 1 limoni
- 1 Luge gjelle rozmarine (te copetuar)
- 1 veze
Pergatitja :
- Ne nje ene rrahim ne mikser gjalpin.
- Pasi te jete holluar hedhim lekuret e limonit dhe rozmarinen e grimcuar.
- Pastaj shtojme edhe pluhurin e sheqerit dhe miellin avash avash.
- Kur ti kemi perzier tere produktet i punojme me dore.
- E vendosim brumin ne frigorifer per 30 minuta.
- Pas gjysme ore e ndajme brumin ne forma sipas deshires.
- Shtrojme leter kuzhine ne nje tepsi dhe e lyejme me vaj.
- Rrjeshtojme ne te biskotat dhe i lyejme siper me te vardhe veze.
- I pjekim ne 180 grande per 15-18 minuta.
- Pasi te jene pjekur i nxjerrim dhe i sherbejme duke i zbukuruar me pluhur sheqeri.