Te lutem mos me shaj

Të Lutem mos më shaj’
Në qoftëse s’më do më,
Të Lutem mos më shaj’!
Lëre të çelë në ëndër..ë
kujtimi im, si lulet në Maj…
Fjalëve mos i beso,
ditës që ne u ndamë,
por as vehtës mos ja trego,
si gjethet e vjeshtës ato ranë…
Të vërtetën do ta gjejmë,
veç në ëndërat e rinisë.
Ndaj të lus të mos zhgënjejnë
puthjet e para të dashurise.
Nga : Ragip Dragusha