
Konfigurimi i PPPOE ne nje router (ruter) 8Level WRT-300. Tutoriale Shqip
Duke qene se ka modele te ndryshme routerash ne kemi gjetur nje model te 8Level. Do ju tregojme se si krijohet lidhja me PPPOE ne kete router. Modeli ne fjale eshte 8Level WRT-300.
Hapi i pare qe ne bejme eshte te futemi ne router (ruter). Defaul IP (ip ne gjendje fabrike) e kesaj pajisjeje eshte 192.168.1.1
Hapni nje shfletues (browser), Mozilla, Google Chrome, Opera apo cfare perdorni. Ne sektorin e kerkimit shkruani 192.168.1.1 dhe pastaj klikoni ENTER. Fillimisht do ju kerkohet te jepni emrin e perdoruesit dhe fjalekalimin. Ose sikur jane ne anglisht Username dhe Password.
Menuja qe hapet eshte e thjeshte. Shkruani vetem emrin dhe fjalekalimin me te cilin identifikoheni ne kompanine ku ju merrni sherbimin e internetit. Nese nuk i dini ato pyesni te sherbimi i kesaj kompanie. Nese nuk jua japin mos u cudisni. Jane te dhena personale dhe nuk jepen. Ato mund te ju ofrojne sherbimin falas duke ju derguar teknikun ne shtepi. Gjithsesi ne supozojme sikur i dime ato te dhena.
Pervec kesaj ketu mund te behet konfigurimi i emrit qe ju shfaqet ne wireless. Gjithashtu ketu ju mund te vendosni nje fjalekalim per pajisjen wireless.
- Network name (SSSID) eshte emri i cili do ju shfaqet kur ju te kerkoni nje rrjet wireless.
- Key value eshte fjalekalimi qe ju do perdorni per tu lidhur me wireless.
- Connection Type. Kjo eshte menyra e lidhjes. Ne kemi zgjedhur PPPOE Dial Up.
- User name eshte emri me te cilin ju jeni regjistruar ne kompani.
- Password eshte fjalekalimi qe perdoret per tu bere lidhja me internetin.
- Save/Apply eshte hapi i fundit. Pasi te keni bere ndryshimet e mesiperme butoni Save eshte per te ruajtur ndryshimet.
Me kete menyre eshte bere krijimi dhe lidhja me PPPOE ne internet.
Menyra tjeter per te bere lidhjen ne internet me PPPOE eshte te hyni ne menune e routerit (ruterit) si nje perdorues i avancuar. Atehere anashkaloni te gjitha ndryshimet qe beme me lart dhe ndiqni nje menyre tjeter se si behet konfigurimi i PPPOE ne router (ruter).
Siper ne krahun e djathte te fotos qe shikoni eshte butoni Advanced. Klikoni te ai buton. Do hyni ne nje menu krejt tjeter nga ajo qe pate ne fillim. Ne faqen qe do hapet gjeni fjalen NETWORK dhe klikoni mbi te. Do shikoni :
- Lan Settings
- Wan Settings
Ne menune qe eshte hapur pasi keni klikuar mbi Wan Settings plotesoni fushat sipas hapave te meposhtem.
- Connection Type : zgjidhni PPPoE Dial up. Kjo este menyra e lidhjes qe ne po krijojme. Opsioni Fixed IP eshte kur ju keni IP Statike. Kurse opsioni Auto Config (dhcp) eshte kur ju keni nje lidhje interneti dhe routerin ne fjale e perdorni thjesht si transmetues (Access Point)
- User Name : ketu vendosni emrin e perdoruesit qe keni ne kompanine ku ju merrni sherbimin
- Password : fjalekalimi me te cilin behet identifikimi i perdoruesit te mesiperm
- Connection Mode : kete duhet ta lini Continuous. Keshtu ju e urdheroni routerin (ruterin) qe te beje lidhjen automatikisht edhe ne linja bie per arsye te ndryshme.
- DNS Type : sugjerohet te lini Attain DNS Automatically. Keshtu routeri e merr DNS automatikisht.
- Enable Web Page Access on WAN : ky eshte nje opsion i bukur. Me ane te ketij opsioni ju mund te beni menaxhimin e pajisjes suaj nga larg. Kjo gjithmone kur ju keni IP Reale.
- WAN Access Port eshte porta me ane te se ciles ju menaxhoni routerin (ruterin). Zakonisht lihet porta 80 e cila perdoret per daljen ne internet.
Pasi te keni plotesuar fushat e mesiperme klikoni SAVE/APPLY.
Me komandem Save/Apply eshte mbaruar konfigurimi i PPPoE ne router (ruter). Brenda pak minutash do te behet lidhja ne internet.
Si te nderrojme passwordin e wifi ???? Mesojeni duke klikuar KETU.