
Patellxhane te mbushur me mish te grire.
Receta gatimi.
Perberesit :
- 5-6 patellxhane
- 1 kg mish vici i grire
- 4 qepe
- 5 domate
- 1 kokerr hudher, vaj, piper, krip, majdanoz
Pergatitja :
- Patellxhanet i lajme dhe i qerojme.
- I vendosim ne nje tave, i sperkasim me vaj dhe i veme te piqen per 15 minuta ne 200 grade.
- Pergatitja e mases mbushese behet keshtu :
- Hedhim ne nje tigan vaj ulliri, skuqim hudhren ne te.
- Presim qepet imet dhe i shtojme ne tigan.
- Kur te jete skuqur qepa, shtojme mishin e grire.
- I leme te skuqen per 10 minuta bashke.
- Shtojme edhe domatet e grira imet.
- I ziejme te gjitha per 15 minuta ne zjarr mesatar.
- Iu shtojme ereza sipas deshires.
- Nxjerrim patellxhanet nga furra dhe i qajme ne mes.
- I mbushim me luge me masen e pergatitur.
- Ju shtojme nje gote e gjysem uje ne tepsi.
- I veme ne furre edhe per 1 ore ne 200 grade.
- Kur te jene pjekur, nxirrini nga furra dhe lerini te ftohen.
- Sherbehen edhe me djathe te grire siper.
JU BEFSHIN MIRE!