Koha, armiku im
Home » Fillimi » Koha, armiku im.

Koha, armiku im.

E keni parasysh besoj stinen e vjeshtes?

E imagjinoni kur gjethet e verdha mbulojne siperfaqen e tokes. Kur bien fshehin me stil barin e thate, apo edhe ate qe ka ngelur pak jeshil akoma. Bien persiper tij sikur duan ti marrin frymen. Sikur duan ti thone qe koha jote mbaroi, tani eshte radha jone ti japim tokes nje tjeter zbukurim. Sa e dashuroj ate perkedheljen e verdhe qe natyra ben ne mendimet e mia. Me mbush me ndjenja te lumtura, edhe pse te vetmuara.

Me ngjall dashuri ne shpirt, e kujtimet mi ben te rizgjohen. Jane te shumta ato. O zot sa shume. Nje sulm i pafund ndjenjash me sulmon shpirtin, syte me mbushen me lot, me apo pa dashje. I vetmi reagim qe truri im arrin te beje, eshte te shikoje ate peisazh magjik. Asnje komande e tij nuk eshte me funksionale. Dorezohem perpara imagjinates, perpara mallit, qe here pas here me ben te ngasherehehem fshehurazi vetes.

Eh, si kalon kjo kohe. Si vdesin njerezit per se gjalli, pa e kuptuar pse e ftojne deshperimin mes tyre pa qene asgje e nevojshme.

Ehhh, si jane njerezit. Sa te cuditshem. Asnjehere asnjeri nuk merr guximin te thoje nje fjale qe do mund te kthente gjithcka si ne fillim. Nuk e kuptoj pse i mbajne peng lumturine njeri-tjetrit, kur do mund te krijonin parajsen me nje shikim. Gjerat e lehta i bejme aq te veshtira. Ka shume raste qe gabojme. Ndonjehere nga paaftesia per te reaguar, ndonjehere nga pamundesia. Problemi me i madh eshte kur besojme ne gabimin tone. Aty fillon nje konfuzion i pafund me veten. Keshtu deshperojme edhe dike tjeter qe nuk e meriton deshperimin dhe merzine tone. Une besoj se ju duhet te beni ndryshimin. Te beni dicka jo per te tjeret, por per veten tuaj.

Tinguj te muzikes qe dua, me bejne shoqeri te pazavendesueshme. Eshte i vetmi ilac qe me sheron shpirtin. Normalisht qe eshte i vetmi mik i imi qe asnjehere nuk me zhgenjen.

Me ka marre malli. Realisht me ka marre malli per veten time qe ka kohe qe nuk po e gjej me. E kerkoj se ndoshta zgjohet nga gjumi i thelle i harreses, por nuk ia kam arritur akoma qellimit. Ajo eshte gjithmone aty. E di se pret dike, qe ta beje te besoje se dikush e do akoma. Por kur do vije ajo dite… Keshtu ngelemi ne pritje duke shpresuar se ndoshta nje dite… Por nuk eshte ashtu. Kemi humbur apo fituar “beteja” dashurie me njerez te ndryshem qe fati na solli ne jete. Te gjithe e menduam si nje objekt per tu fituar. Asnje nga ne nuk e pa dashurine se dicka qe lumturon. E ndoshta keshtu fillojne gabimet.

Te dashur njerez, ju lutem me degjoni. Asnje nga ata qe mendojne se u larguan nga kjo bote me krenari se arriten dicka, une besoj se asgje nuk arriten. Asnje prej tyre nuk e shijoi dashurine ashtu sikur e kishte enderruar qe ne hapat e para kur zemra fillon te rrahe per dike.

Jane disa njerez qe do ngelen gjithmone miq. Jane ata njerezit e fshehte qe asnjehere nuk ekzistojne per ty, kur ti nuk ke nevoje per ta. Por cuditerisht nese ne nje moment ke nevoje te flasesh me dike, ata jane njerezit e pare qe ju drejtohesh. Kjo sepse jane te vetmit qe te kane dashur me gjith’ shpirt, te kuptojne ende pa hapur gojen te nxjerresh nje tingull. Sapo te shikojne dine te lexojne buzeqeshjen apo trishtimin qe syte e tu fshehin.

Per kete lloj njeriu e kisha llafin me lart qe me ka marre malli. Me ka marre malli per dy syte e medhenj. Ata sy qe kur i shikoja te perlotur me pelciste shpirti nga pamundesia ime per ti bere te lumtur. Me mungon ajo perkedhelje… Fiks, ajo perkedhelje. Nuk di se si ta pershkruaj. Vetem dikush qe ka dashuruar me te vertete e di saktesisht se cdo te thote nje perkedhelje.

Genjejme veten se arritem dicka, por kjo ishte vetem per nje moment. Thjesht besuam ne ate moment se arritem gjithcka. Por…

Dorezohemi ne pengesen me te vogel qe na del perballe. Frikesohemi dhe largohemi te pabese ndaj njeri-tjetrit. Harrojme cdo fjale, premtim, moment… Harrojme veten tone. Kjo eshte arritja me e madhe qe bejme. Edhe nese jeta na ndan, shpirtin s’mund ta ndaje njeri. Kete kam besuar dhe do besoj gjithmone. Edhe nese dikujt i ke falur shpirtin, kurdo qe ai do te kete nevoje per ty, do jesh aty. Ai vetem ty do te kerkoje, askend tjeter. Vetem atehere kuptojme se sa i rendesishem ishte.

Nese ty te jep kenaqesi pendesa ime, mos me ndeshko me shume te lutem. Thjesht me thuaj qe me ke falur, thjesht me thuaj qe aty brenda teje e kam vendim tim. Me ler te fle brenda endrrave te tua te lumtura qe te lumturohem edhe une me to.

E di qe jam vrases. Nuk meritoj te ekzistoj per ty.

Por me beso e kam bere denimin tim. Po e bej cdo dite, dhe derisa te vdes, ti do jesh denimi im per se gjalli. Nese koha kalon, une thjesht rritem cdo dite. Mundesia te te dhuroj qofte nje moment lumturie shuhet cdo dite. Ndryshon njeriu, miku im. Ka shume gjera qe ti do ti ndeshesh ne jete, dhe shpresoj te me shfajesosh. Kjo do ndodhe me kalimin e kohes. Do kuptosh qe mundesite ishin armiqte tane. Ne fund do kuptosh edhe ti se koha nuk ishte miku yne. Ishte thjesht nje armik qe na mashtroi, duke u larguar pa e kuptuar. Ose mbase ne nuk arritem ta bejme te ndaloje. Ose mbase ne, nuk i dhame rendesine qe duhej momenteve te saj. Nuk arritem ta shijojme sikur duhej.

Do doja qe koha te ishte vetem nje nate ne vendin tim. Te jetonte mungesen tende, per se gjalli. Atehere besoj se do ndalonte sekondat e ores dhe do ngrinte ne vend nga vetmia qe une ndiej. Atehere mbase do me kuptonte se cdo te thote te vdesesh per se gjalli.

Eh moj kohe. Sikur te kaloje nje dite nga zemra ime. Te kuptoje se je armiku im i vetem me te cilin nuk mund te luftoj. Je armiku te cilit i buzeqesh.

  
        
          

Komentoni