Home » Studenti Online » Dega Histori » Historia (më e vjetër) e Shqipërisë nga Jean Claude Faveyrial (1817-1893)

Historia (më e vjetër) e Shqipërisë nga Jean Claude Faveyrial (1817-1893)

Historia (më e vjetër) e Shqipërisë nga

Jean-Claude Faveyrial (1817-1893)

 

Skizma e madhe greke (1054), Iliro-Arbnoret dhe pasojat katastrofike te kesaj ndarje per Kombin tone.

Skizma greke ishte veç një intrigë e poshtër për të shkëputur Ilirinë nga Roma dhe për t’ia bashkangjitur Bizantit. Shqyrtimi i preteksteve greko-bizantine (Kapitulli-28).

 

Nga pikëpamja politike, aventura e Doçeanos kishte qenë fatkeqe. Nga pikëpamja fetare, ajo pati pasoja rrënimtare. Pasoja që vendi i ndjen ende, pasi Bizantinëve iu dha rasti të vendosnin një bizantin në selinë ilire të Ohër-Justinianës. Tashmë ky bizantin, ky agjent politik ishte i veshur me petkun e arkipeshkvit. Ai vendosi agjentë të tjerë bizantinë në selitë e ndërvarura apostolike me këtë Primati. Gjithashtu shkëputi nga selia apostolike vendin e banuar nga Bullgarët, Shqiptarët dhe Romanët maqedonas.

Si u arrit një përmbysje e tillë?

T’ia aneksoje menjëherë selisë së Kostandinopojës selitë që kishin qenë gjithherët deri më tash të shkëputura prej saj, ishte një ndërmarrje mjaft e vështirë. Kjo per arsye se ato ishin të shumta, dhe populli ilir i urrente shumë grekët. Pra, për të shpejtuar orën kur ky aneksim do të bëhej i mundshëm kishte dy mundesi :

  • Do të shpifej për papën
  • Ose do të sajohej një hendek midis Romës dhe Bullgarisë

Por edhe midis kishës latine dhe kishës greke. Mbi të gjitha, do të trumbetohej se kisha greke është me të drejtën, kurse kisha latine në gabim. Për të qenë me të vërtetë ortodoksë, të gjithë popujt e Ilirisë duhej të rradhiteshin në anën e grekëve nga pikëpamja dogmatike dhe disiplinore:

  • Shqiptarë
  • Vllehë
  • Bullgarë
  • Rumunë

Ky ishte plani që Bizanti e mbante rezervë. Plan që Leoni i Bizantit, i mbiquajtur Leoni i Ohrit, dhe Mikel Cerulari e zbatuan më së miri nga ana e tyre. Po a ia dalin mbanë?

Jo, pasi nuk patën as merakun më të vogël që të këshilloheshin me atë, në duart e të cilit gjendet fati i njerëzimit. Dhe, pasi ata kuturisin ta bëjnë këtë pa Zotin, në këtë çast, vetë Zoti nxjerr, në lindje dhe në perëndim, popuj që marrin hak për të dhe kishën e tij.

– Normanët që i dëbuan Grekët nga Italia, dhe Selxhukët që i dëbuan nga Azia e Vogël.

Por, ja që Grekët bëjnë edhe një budallallëk. Atëhere do të shohim të shfaqen në mes të Galatisë Otomano-Galatë Ata që do t’i dëbojnë edhe nga vetë Kostandinopoja. Është mëse e vërtetë se, në religjion më shumë se në çdo gjë tjetër, nuk duhet t’i bësh llogaritë pa Perëndinë.

Veç kësaj, krishtërimi nuk do të ishte një religjion me të vërtetë katolik, nëse nuk do të kishte larmi në formën e tij të jashtme, dhe nëse nuk u përshtatej shijeve të veçanta të çdo populli.

Iliriko-Romakët, megjithëse kanë qenë të krishterë qysh nga Jezu Krishti, gjithmonë kanë pasur lloj-lloj zakonesh që nuk i vëreje diku tjetër. Por kjo nuk i pengonte ata të ishin të krishterë. Kishat e tyre të vjetra, për shembull, ajo e Shën Klementit të Ohrit, kisha e Shën Naumit, dhe kisha të shumta të Varoshit në Përlep, janë një dëshmi e pamohueshme për këtë. Po ashtu, është mëse e dukshme se në Shën Klement shërbimet nuk mund të kryheshin si në Shën Sofia.

Shën Sofia e përçarësit Leon, e krahasuar me kishën e Shën Klementit, tregon, jo vetëm një sistem të ri arkitekturor, por dëshmon edhe risi liturgjike. Nga ana e Mikelit dhe Leonit, ishte një marrëzi mjaft trashanike që ta bazonin skizmën e tyre mbi këtë ose atë uniformitet fetar, i cili nuk ka ekzistuar kurrë, dhe që për njerëzit ishte tërësisht i pamundur. Skizma e madhe greke

 

Historia (më e vjetër) e Shqipërisë nga Jean Claude Faveyrial (1817-1893) Skizma e madhe greke

 

Por, sa më e urryeshme kthehet marrëzia e tyre aq dhe më e trashë bëhet injoranca e tyre. Kjo sepse Bizanti, një qytet i ndërtuar në shekullin e katërt, do dojë ti bëjë karshillëk Romës së lashtë. Dhe mbi të gjitha, kur shihen Grekët:

  1. Qortojnë Latinët se veprojnë si çifutët, a thua se Shën Mëria dhe 12 apostujt nuk kanë qenë çifutë, dhe nuk kanë jetuar si çifutë.

  2. Pretendojnë se në kohën e azimës (Mateu, 26. 17) çifuti Jezu Krisht ka mundur të hirësojë vetëm me azima.

  3. Ta mbërthejnë natyrën priftërore në gjatësinë e mjekrës, a thua se vetë grekët nuk kanë ngritur në selinë e tyre patriarkale eunukë pa mjekër, spanoi.

  4. Pengojnë agjërimin e përditshëm, madje edhe të shtunën, të atyre që duan të përkushtohen.

  5. Të mos duan të thuhet allelluia (domethënë, lavdi Zotit) në çdo kohë.

  6. Të llomotisin kundër beqarisë së priftërinjve, a thua se, sipas Ungjillit (Mateus, 19. 29), të lije gruan për Jezu Krishtin nuk ishte punë e mirë. Edhe po të mos merrje një të tillë, me qëllim që ti shërbeje edhe më mirë Zotit, ky nuk ishte një veprim edhe më i mbarë. Sikurse, tek e mbramja, autorët grekë të mos thonin se, në Maqedoni dhe në Shqipëri, të gjithë priftërinjtë dhe xhakonët ishin në krye të herës beqarë.

Ne duhet të nxjerrim në dukje edhe broçkullat e vjetra të filiokisë, të cilat Leoni i Ohrit dhe Mikel Cerulari i kishin huajtur nga Foti. Në to gjendet një marrëzi që i tregon grekët më me pak tru, e më të padhunti. Është e qartë se, nëse Shpirti i Shenjtë vepron, siç thonë ata, veç prej Atit, do të ketë atëhere tre natyra në Zotin. Të krishterët, adhurues të tre natyrave hyjnore, nuk do të jenë më monoteistë, por do të jenë idhujtarë.

Jezu Krishti në të vërtetë i thotë apostujve:

”Unë po ju dërgoj Shpirtin e Shenjtë që rrjedh prej Atit”. Por ai nuk thotë veç prej Atit. Janë grekët ata që e shtojnë këtë fjalë në Ungjill, dhe që heqin nga simboli omooussion to Patri që Etërit kanë vënë aty. Nëse thuhet se Shpirti i shenjtë vepron sipas Atit dhe të Birit, nxirret rrjedhimi logjik i ommoussion to Patri. Por, nëse thuhet se ai vepron vetëm nga Ati, omoousion-i është i tepërt për simbolet. Sikurse edhe l’ego dhe pater en esmen është e tepërt në Ungjill. Grekët i mbajnë si njerëz me mend. Kur do të vijë koha që ti marrin për të patrú? Ata i mbajnë për ortodoksë. Kur do të jetë koha që të quhen si idhujtarë? Skizma greke u mendua si një thikë me dy presa. Ajo pati dy etapa : –

  • Shkëputja e Bullgarëve nga selia apostolike.

  • Shkëputja prej saj e Ilirisë.

 

Historia (më e vjetër) e Shqipërisë nga Jean-Claude Faveyrial (1817-1893) Skizma e madhe greke

 

“Shqipëria ndahet në dy bashkësi shpirtërore-si kalon jugu në ritin grek-si kundërshton veriu ritin sllav(Kapitulli-51)”.

 

periudhën ku kemi arritur Shqipëria ndahet në dy bashkësi. Bij të së njëjtës familje, Shqiptarët nuk do të njohin mirë të parët e tyre. Nuk do të kuptojnë mirë interesat e tyre të përbashkëta. Do të ndjekin drejtime shoqërore, aq sa të kobëshme për ta, edhe në kundërshtim me Ungjillin. Kjo ndarje e një familjeje të vetme në dy pjesë rivale, si dhe lëshimi i interesave më të shtrenjta të tyre në shanset më fatkeqe, patën për njerëzit dhe realitetin e gjërave rrjedhoja tepër fatale sa nuk mund të mos themi dy fjalë për këtë.

Deri në shekullin e trembëdhjetë Shqiptarët janë mbajtur pak a shumë si katolikë të pastër. Për këtë ne kemi dhënë dëshmi, dhe do mund të jepnim shumë të tjera. Por, në fillim të shekullit të trembëdhjetë, një dinasti bastardësh të arratisur nga Bizanti u shfaq para Shqiptarëve jugorë. Kjo u prit mjaft mirë, pasi zgjedha bizantine ishte bërë e padurueshme për ta.

Pervec te tjerave kjo dinasti u paraqit si shpëtimtare.

Shkëlqimi i premtimeve i pengoi ata të shqyrtonin cilësitë e njerëzve. Nga këta bastardë, fëmijë të paligjshëm, u morr si e ligjshme gjithçka që ata thonin. Nga bastardët rrjedhin bastardë të tjerë. Pak nga pak, bastardët Komnenë futën në Shqipëri një frymë dhe një besim fetar, jo më pak të rremë, sa edhe të huaj për këtë vend. Shkurt, Shqipëria Jugore e gjeti veten bizantine, më shumë prej të bërit zakon sesa prej shijes. Madje, pa marrë me mend ajo vetë pasojat kombëtare të kësaj apostazie të llahtarshme. Apostazi të shpirtit kombëtar, apostazi të besimit fetar.

Ngjarjet nuk u zhvilluan njëlloj në Shqipërinë veriore, e cila me anë të aleancave të mbretërve serbë qëndronte e aneksuar.

Falë mësimeve të ipeshkëve të tyre, falë ndikimit të zotërve të vendosur nga Normanët dhe Anzhuinët e Napolit, në Kaninë, në Durrës dhe në Korfuz, Shqiptarët e ruajtën veten më mirë nga ndikimi serb. Ky ndikim që, me imoralitetin nga njëra anë, dhe interesat e dinastive nga ana tjetër, afrohej me skizmën greke. Gruaja e Uroshit I, Helena, ishte franceze, dhe fëmijët e saj ishin katolikë. I madhi ishte martuar me një hungareze, kurse i dyti desh të martohej me një bizantine, të bijën e Mikel Paleologut.

 

Historia (më e vjetër) e Shqipërisë nga Jean Claude Faveyrial (1817-1893) Skizma e madhe greke

 

Por, kur Uroshi pa gjithë atë luks dhe aq shumë eunukë, ai e largoi me përçmim bizantinen.

Me vdekjen e Uroshit, Dragutini zuri për ca kohë vendin e tij. Milutini vendin e këtij të fundit, kur ai u tërhoq në një manastir me qëllim që të mbulonte vrasjen e babait të tij. Milutini jetoi si katolik dhe mbrojti ata të ritit latin për sa kohë jetoi nëna e tij. Por Helena vdiq më 1312. Atëhere filloi përndjekja ndaj tyre. Nëpërmjet vetë Bizantit dhe bastardëve epirotë u soll riti dhe u diktua skizma greke në Shqipërinë jugore.

Duke marrë zemër nga ky shembull, mbretërucët serbë donin të diktonin skizmën dhe ritin sllav në Shqipërinë veriore. Kjo edhe pse i detyroheshin papës, si për patriarkatin e tyre (të Pejës), ashtu dhe për kurorën e tyre mbretërore. Por Shqiptarët, të lidhur me atdheun e tyre po aq sa edhe me ritin e etërve të tyre, e kundërshtuan skizmën dhe ritin sllav. Kryengritja e vitit 1318 nuk pati shkak tjetër, motiv tjetër, shtysë tjetër, veç pretendimet e padrejta dhe kërkesat antipolitike të Milutinit.

Është e vërtetë se elementi sllav ishte dyndur pak a shumë në krahinat e Shqipërisë së epërme, dhe pakënaqësia këtu ishte e madhe.

Por kryengritja shpërtheu pasi Milutini i kapërceu kufijtë e mbramë të skandalit dhe të intolerancës. Pa folur për skandalet e kryera prej Zhupanëve, Arkizhupanëve apo mbretërthve, parardhësve të tij, Milutini kishte edhe një grua të katërt të tij. Ai ishte martuar me të dytën dhe me të tretën kur kish qënë gjallë e para. Ndërsa e katërta, me fjalë të tjera, e bija e perandorit Andronik, nuk ishte veçse tetë apo nëntë vjeç (v. 1299).

Ishte nxitja e kësaj bijëze, ose më mirë e babait të saj, perandorit fanatik të Bizantit, që e shtyu Milutinin të dëbojë nga oborri i tij të gjithë Shqiptarët katolikë, dhe të marrë përsipër ti diktojë Shqipërisë veriore një religjion që predikonte të gjitha llojet e ndyrësive. U bë qëndresë dhe duhet ti bëhej qëndresë. Ajo çka mund të predikonte papa ishte durimi. Por edhe durimi ka kufi. Më së fundi, protestat dhe ankesat shqiptarët i kthyen në kryengritje (v. 1320).

Skizma e madhe greke Nga Paulin Zefi

  
        
          

Komentoni