Cfare kuptimi ka verorja (peri dyngjyresh) qe vendoset ne dore mengjesin e 14 marsit.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Cfare kuptimi ka verorja (peri dyngjyresh) qe vendoset ne dore mengjesin e 14 marsit.

Cfare kuptimi ka verorja (peri dyngjyresh) qe vendoset ne dore mengjesin e 14 marsit.

Tradita e verores.
Pernjte qe lidhen ne dore ne mengjesin e 14 Marsit.

 

Dita e veres pervec te tjerave ka edhe nje tradite tjeter. Ate te verores qe vihet ne dore. Zakonisht behet nje perdredhje e penjve te bardhe me te kuq dhe lidhet ne dore. Zakonisht vajzat e vene me se shumti edhe pse tradita eshte per te gjithe. Ne elbasan sigurisht qe te gjithe jane me verore ne dore deri ne momentin qe tradita thote ta heqesh. Dhe eshte pikerisht momenti qe shikon dallendyshen e pare. Aty e keput veroren dhe e vendos ne nje dege peme. Supozohet qe dallendyshja do e marre dhe do ndertoje folene ne vendin e saj te ri, sepse Pranvera erdhi.

 

Cfare kuptimi ka verorja (peri dyngjyresh) qe vendoset ne dore mengjesin e 14 marsit.

 

Por pervec ketyreve ka edhe disa kuptime te tjera verorja :

 

Sipas tradites thuhet : Se ne momentin qe e vendos veroren, duhet te mendohet nje deshire. Dhe kur kjo verore te merret nga dallendyshja dhe te vihet ne fole, do ju realizohet deshira.

Nje tjeter tradite thote : Vajzat e reja qe e mbajne veroren, dhe dallendyshet i marrin per fole. Do te martohen brenda vitit. Keshtu qe kur shihnin se verorja nuk ishte, ja nisnin me pergatitjen e pajes.

Nderkohe qe te tjere mendojne : Verorja, nuk te lejon qe dielli i pranveres te te nxije ne fytyre. Thuhet qe ata se vinin verore edhe nese rrinin ne diell nuk do te nxiheshin ne fytyre.

 

 

Cfare kuptimi ka verorja (peri dyngjyresh) qe vendoset ne dore mengjesin e 14 marsit.

 

 

Keto jane disa supozime se cfare ndodh nese e vendos veroren. Eshte dicka e lezetshme per aq kohe sa tradita thote se duhet te vihet. Nese besoni ne njeren prej ketyre traditave urojme qe ajo qe besoni me shume te permbushet. Ndaj mos pertoni ta keni edhe ju ne dore nje verore sot.

 

MOS HARRONI : Duhet te vihet para se te dilni nga shtepia.

  
        
          

Komentoni