Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Psikologji » 10 Gabimet që nuk duhet të bëjmë në fillimin e një lidhjeje të re.

10 Gabimet që nuk duhet të bëjmë në fillimin e një lidhjeje të re.

Të gjithë ne, kur ndiejmë se dikush na troket në portën e zemrës, emocionohemi. Kështu si pa dashje, mund të bëjmë gabimet të cilat mund të na kushtojnë shtrenjtë. Si të ruhemi dhe të mos bëjmë gabime ? Atëherë mos bëni veprimet e mëposhtme….

1 – Mos bini në dashuri shumë shpejt.

Ju keni kaluar një javë së bashku dhe tashmë mendoni se mund të keni gjetur dashurinë absolute ? Ju mund të keni kimi dhe komunikim, dhe normalisht kjo eshte pozitive. Por nuk është e pamundur që shoku juaj i ri të mendojë se ajo që po jeton me ju, është një aventurë me datë skadence. Mundohuni të mos tregoni që ju ka zënë “qymyri” derisa të siguroheni që partneri juaj, e sheh marrëdhënien tuaj me të njëjtin seriozitet që edhe ju e shihni.

2- Mos u nxitoni të tregoni ndjenjat tuaja.

Deklarata të tilla si “Unë mendoj se kam filluar të bie në dashuri” është më mirë që ti shmangni në fazat e para të një marrëdhënie. Në sytë e tij nuk duken shprehje normale, edhe pse me të vërtetë ju ndiheni ashtu . Mundësia më e madhe është të frikësoni “gjysmën tjetër”, nëse veproni ashtu.

3- Mos pranoni sjelljet e këqija.

Vonesat në takim, komentet ironike apo edhe fyerjet për njerëz të tjerë. Thashethemet jo e jo normalisht. Disa zakone të këqija nuk ndryshojnë dhe nëse nuk ia vë në dukje, mos prit të ndryshojë ndonjë gjë edhe në të ardhmen. Është mirë që të qartësoni kufijtë tuaj që nga fillimi i lidhjes suaj. Por edhe ti tregoni sa tolerancë mund të keni për këtë sjellje të keqe.

4- Mos u shtirni kurrë.

Ju nuk duhet të shtireni sikur keni interesa të përbashkëta. Duke pasur interesa të ndryshme është diçka që e mban marrëdhënien e gjallë dhe interesante. Ndershmëria është një përbërës kyç në një marrëdhënie të shëndetshme. Pra, nuk duhet të shtireni sikur ju pëlqejnë gjëra të cilat në të vërtete nuk doni as që ti mendoni. Nëse nuk ndieni kënaqësi është më mirë të mos bëni si i gëzuar me gjëra të saj.

5- Mos flisni keq për ish-in tuaj.

Me të vërtetë nuk ka rëndësi se sa ju urreni ish-in tuaj. Mos i jepni rëndësi faktit sa keq është sjellë me ju. Do tregoni një figurë shumë të keqe nëse tentoni të shfryni inatin e ish lidhjes suaj, në lidhjen e re. Askush nuk dëshiron të mësojë detaje në lidhje me personin e fundit që partneri i tij i ri kishte. Shmangi bisedat me përmbajtjen për marrëdhëniee e mëparshme. Kështu mbani marrëdhënien tuaj të sigurt. Idetë dhe mendimet e cuditshme të fantazisë tuaj për ato që keni kaluar, nuk kanë burim nëse ju e mbani gojën mbyllur.

6- Mos u mundoni të parashikoni ndjenjat e tjetrit.

Diskutimet e padobishme dhe mesazhet e pafundme ku analizojmë atë që ai tha, por atë që ai bëri, është humbje kohe. E gjithë kjo analizë me siguri do të të çojë në rrugën e gabuar. Mendo pozitivisht dhe me kujdes. Imagjinoni bisedën me të si një intervistë pune. Mos u përpiqni të “shitni” veten për të marrë vendin e punës, por përpiquni të kuptoni nëse ky është ambienti i duhur për ju.

7- Flisni vazhdimisht përmes mesazheve.

Në ditët e sotme, komunikimi nëpëmjet mesazheve është dicka shumë normale. Por mesazhet pafund mund të kthehen si armë dobësie kundër jush në ditët e para të lidhjes suaj. Mund të kthehen në objekt lufte, nëse ti gabon në dicka. Sa më pak mesazhe atëhere… Preferoni të qëndroni më shumë bashkë.

8- Mos e zbuloni anën tuaj “të errët”.

Ju mund të doni të ndani çdo gjë me këtë njeri që ka hyrë në jetën tuaj. Ju pëlqen ti tregoni se kush jeni me të vërtetë. Ok, kjo është normale. Megjithatë, duhet të ruheni. Nuk duhet të tregoni gjithcka mbi veten tuaj. Mos flisni shumë per lidhjet tuaja të kaluara. Duhet të mbani disa sekrete edhe për veten tuaj. Mundohuni të përqëndroheni në ato gjëra të cilat besoni se janë pozitive te ju. Kështu krijoni një përshtypje dhe një bazë të fortë për ditët qe vijnë.

9- Mos bëni pyetje rreth situatës financiare.

Natyrisht që është e mirë të pyesësh se çfarë pune bën, sepse mund të jetë ai njeriu me të cilin do kaloni jetën. Por mos u bëni kurioz të pyesni kurrë për shumën të cilën merr. Mos pyetni as për shtëpinë ku jeton nëse është me qera, apo e ka të vetën. Kështu largoni idetë se ju e doni vetëm për interes partnerin tuaj.

10- Mos kërkoni marrëdhënie seksuale të shpeshta në fillim.

Kjo për arsye se dicka mund të shkojë jo ashtu sikur e keni menduar ju. Nëse dicka nuk shkon mirë ndërkohë që bëni marrëdhenie, gjërat fillojnë e ftohen. Duhet më parë të krijoni komunikimin e mirë. gjërat e tjera vijnë vetë. Mos u nxitoni.

SHARE WITH FRIENDS:           
          

Komentoni