Embelsire me biskota dhe kakao .

Embelsire me biskota dhe kakao .

Perberesit:Embelsire me biskota dhe kakao . receta gatimi fruta te thata

  1. kakao 
  2. dy luge caji ponc ose konjak 
  3. qumesht dy gota  
  4. sheqer dy filxhana  
  5. pak gjalp
  6. fruta te thata

Pergatitja:

Ne nje ene me vellim te bollshem hedhim qumeshtin dhe e perziejme me sheqerin. Ne momentin qe shohim se sheqeri eshte tretur mire, i shtojme kakaon dhe e  rrahim, derisa te mos kete mbetur asnje topth i pahapur.

Me pas shtojme dy te kuqet e vezes, dhe konjakun. I perzijeme perseri deri sa te behet nje mase e njetrajtshme dhe kremoze.

Nje tepsi e lagim me uje dhe marrim biskotat. I lagim nje nga nje me masen qe kishim pergatitur me pare dhe i radhisim sipas deshires mbi tepsi. Kur te kemi bere dy radhe biskota, shtrojme sipas deshires arra te grira imet. Por mund te vendosim edhe rrush te thate ose arre kokosi me copa cokollate. Pastaj vazhdojme edhe vendosim perseri biskotat duke i qullur mire me masen.

Arrijme vellimin e deshirueshem. Ne siperfaqe hedhim pak sheqer pluhur dhe e sperkasim me pika konjaku, me nje shtrese cokollate te cilen e shkrijme ne nje tenxhere me nje luge gjalp. Po te deshironi mund te mbuloni siperfaqen e biskotave me sheqer te karamelizuar.

Sapo te keni perfunduar, vendoseni ne frigorifer ne ftohje per te pakten 2 ore, ( nese e vendosni ne ngrirje mos e lini me shume se 40 minuta.)

Servirja behet e thjeshte, duke e ndare me nje thike ne porcione sipas deshires tuaj, dhe duke zbukuruar pjaten me ndonje sperkatje cokollate ose me shllak.

Kjo eshte embelsira jone me biskota, kakao dhe fruta te thata.

Ju befte Mire !

Komentoni