Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Si te beni te lumtur te dashuren/dashurin ne diten e Shen Valentinit!

Si te beni te lumtur te dashuren/dashurin ne diten e Shen Valentinit!

Ide romantike: Si te surprizoni njeriun tuaj te zemres?

Kur jemi te dashuruar, gjithmone duam t’i shprehim ndjenjat tona me menyra nga me te ndryshmet. Por kjo nuk mjafton te behet vetem per Shen Valentinin apo per ditelindje. Pse te mos jeni romantike edhe ne nje dite te zakonshme ?

 Ide romantike Si te surprizoni njeriun tuaj te zemres , te dashuruar

Ne po ju sjellim me poshte disa ide qe ju mund t’i perdorni per te surprizuar njeriun tuaj te zemres. Ndonjehere dhe me gjera shume te vogla mund te shprehesh dashurine qe ke per nje person. Provojini dhe na tregoni pershtypjet tuaja!

Ide romantike Si te surprizoni njeriun tuaj te zemres , te dashuruar 1

Ide 1: Partneri juaj largohet nga shtepia per disa dite ose e takoni rralle per shkak se jeni ne nje lidhje ne distance ? Thoni se keni marre nje ‘bodyguard’ per tu kujdesur per te kur ai te jete larg jush. Dhe me pas jepini nje arush te vogel 😉

 

Ide 2: Blini nje pako me yje qe ndricojne ne erresire. Ngjitini ne pjesen e tavanit qe ndodhet siper shtratit ku flini. Me to mund te shkruani nje mesazh te thjeshte dashurie, psh: “Te dua”, i cili do te shfaqet sapo ju te fikni driten.

Ide romantike Si te surprizoni njeriun tuaj te zemres , te dashuruar 2

Ide 3: Ne nje rast special, blini per partnerin tuaj nje buqete me 11 trendafila natyrale. Mes tyre vendosni dhe nje trendafil artificial. Ne nje leter bashke me buqeten shkruajini: “Do te dua derisa trendafili i fundit te vyshket.” ( Duke qene se njeri prej trendafilave nuk vyshket asnjehere, kjo do te thote qe do ta doni gjithmone)

Ide romantike Si te surprizoni njeriun tuaj te zemres , te dashuruar 3

 

Ide 4: Nderkohe qe jeni bashke ne nje udhetim, ose thjesht duke ecur diku neper qytet, zgidhni nje gur rruges te cilin do e ruani si kujtim te nje momenti te bukur te kaluar se bashku. Me pas zgjidhni nje dedikim psh: “Te dua Ana” dhe gdhendeni te guri, duke ia dhuruar me pas njeriut tuaj te zemres. Nje dhurate e thjeshte por shume simbolike.

Ide romantike Si te surprizoni njeriun tuaj te zemres , te dashuruar 4

 

Ide 5: Blini nje kuti te bukur kartoni, nje vaj masazhi dhe nje leter. Ne leter shkruani: “Njoh nje masazhues shume te mire. Per te lene takim telefono ne numrin: ____ . (Dhe vendosni numrin tuaj te telefonit).”

Ide romantike Si te surprizoni njeriun tuaj te zemres , te dashuruar 5

Ide 6: Organizoni nje udhetim misterioz per partnetin tuaj. Disa agjensi udhetimi mund tju ndihmojne te organizoni nje te tille, duke ua lene dhe juve vete surprize destinacionin. Te dy nuk do e dini se ku do shkoni, derisa te mberrini atje. Ndjesia e te panjohures eshte shume e bukur. Sepse mbi te gjitha jeni bashke dhe aventura ka per t’ju shijuar me shume! 😀

Ide romantike Si te surprizoni njeriun tuaj te zemres , te dashuruar 6

Ide 7: Nese keni pervjetor, blini dy gota shampanje. Gdhendni ne to emrat tuaj se bashku me daten e lidhjes suaj.  P.Sh mund te shkruani thjesht: “Ami dhe Enri, 3 Mars 2015”. Me pas rezervoni nje darke ne nje restorant. Ne momentin qe kamarieri t’ju sjelle pijen, kerkojini t’ua hedhe tek gotat e shampanjes qe ju keni pergatitur me pare.

Ide romantike Si te surprizoni njeriun tuaj te zemres , te dashuruar 7

  
        
          

Komentoni