Urime per vitin e ri. Fraza te shkurta dhe te sinqerta.

Mesazhe urimi per vitin e ri. Fraza te shkurta dhe te sinqerta.

Vetem pak ore na ndajne nga nata e nderrimit te viteve. Te gjithe duam te urojme njeri-tjetrin me nje mesazh qe del nga zemra. Atehere lexoni me poshte disa nga mesazhet qe do mund te dergonit te personi juaj i zemres.


Urime per vitin e ri. Fraza te shkurta dhe te sinqerta.

  • Faleminderit qe ishe pjese e 2017 sime per ta bere me te bukur dhe me te vecante. Te lutem bej qe  2018 te jete i paharrueshem per mua.
  • Nuk kam nevoje per nje dhurate te paketuar, zemra ime e ka me kohe dhuraten me te madhe. Te kam ty dhe kjo me mjafton. Kalofshim edhe qindra vite te tjera se bashku.
  • Uroj te kesh gjithcka dhe asgje ne kete vit. 2018 sjellte per ty gjithcka qe te bente lumtur, dhe asgje qe te trishtoje syte e tu qe meritojne vetem te shkelqejne!
  • Te uroj nje vit te mrekullueshem per ty dhe te dashurit e tu. Me te mire se ai i shkuari, plot me gezim, dashuri, paqe dhe qetesi. Pse jo edhe pak fat. Urime nga zemra!
  • Nje vit tjeter iku duke i lene vendin 2018-tes, por asnje nuk do te zere vendin tend ne zemren time. Urime zemra ime, te dua shume.

  • Gezuar 2018, zoti te dhurofte per cdo furtun nje ylber, per cdo lot nje buzeqeshje dhe per cdo problem nje zgjidhje!
  • Shikoje pak oren. Jemi ne 2018. Nuk doja te limitohesha ne te zakonshmen  “Gezuar vitin e ri, shume urime” per nje njeri te rendesishem si ty. Keshtu qe te them faleminderit per cdo moment te 2017 qe me ka bere te ndihem e lumtur, dhe per te gjitha heret qe me ke bere te qesh.
  • Te uroj qe te presesh Vitin e Ri me te gjitha endrrat dhe gjerat e bukura qe te kane shoqeruar deri sot, dhe te hapesh zemren tende te gjithe atyre qe do te vijne dhe do te dine te bejne te lumtur. Urime Vitin e Ri nga zemra.
  • 2018 Urime per 365 dite, 8760 ore, 525600 minuta e 31536000 seconda, te pasura me jete, qetesi, gezim , dashuri dhe pak çmenduri.
  • Uroj qe te mos kesh kohe te enderrosh, vetem te besh realitet cdo gje ke enderruar deri me sot. Gezuar per shume vite te tjera bashke.
  • U misherofte ne jeten tende doza me e larte e lumturise. Te uroj nje vit realizimesh! Kalofsh Gezueshem.
  • Faleminderit qe ekziston per ta bere cdo dite te vitit feste per mua. Prania jote eshte dhurate e pazevendesueshme nga fati!

Komentoni