A ja vlen te ri-kthehesh me dike qe keni qene ne nje marredhenie?
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » A ja vlen te ri-kthehesh me dike qe keni qene ne nje marredhenie?

A ja vlen te ri-kthehesh me dike qe keni qene ne nje marredhenie?

Te rikthehesh me ish te dashurin??

Dashurite e humbura shpesh vrasin. Madje edhe deshira per te nisur nje lidhje pas nje ndarje eshte e vogel per te mos thene se nuk kane deshire te rinisin dicka. Nuk mungojne rastet kur ishi kerkon te ribashkohen serisht. Dhe nuk mungojne rastet gjithashtu qe rikthehen. Te rifillosh lidhjen me te njejtin partner nuk eshte gjithmone zgjidhja e duhur. Nese eshte i penduar per cfare ka ndodhur, nuk e ben ate nje njeri me te mire.

Te rikthehesh me ish te dashurin?? arsyet pse ta besosh ide

Ja arsyet pse nuk eshte ide e mire te rikthehesh me ish te dashurin :

 

Ju e dini sesi ishte ai.

Fakti qe keni kaluar nje situate jo te mire pas ndarjes, nuk duhet te ju beje te riktheheni ne ate dashuri. Nese ai ju  ka perbuzur dhe nuk ka qene i denje, pse mendoni se tani do te jete? Nderkohe qe keni qene e vetme ai nuk ishte asnjehere prane teje. As nuk u kujtua te ju telefonoje. Edhe pse ke kujtuar gjithe kete kohe vetem momentet e bukura, te jesh e bindur se ai nuk ka vetem anen e mire. Kujtoi te gjitha fjalet qe te kane lenduar. Kujto sa here kishe nevoje per ate dhe nuk erdhi tek ti. Cdo njeri ka dy ane. Duke shpresuar me te miren mos ju rikthe nje dashurie te humbur. Ekziston mundesia qe te rigjesh te njejtin lendues qe te la.

 

 

Do e kesh te veshtire ta besosh.

Edhe per genjeshtra te vogla nga ana e tij ju do zhgenjeheni. Askush nuk deshiron te perjetoje zhgenjim per se dyti. Nese ai ju ka tradhetuar apo mashtruar njehere, dhe ti e ke falur, nuk do ja pertoje ta perserise. Nuk eshte aspak e shendetshme per ty, te jetosh ne nje marredhenie qe te jep stres dhe ankth. Nese kohe me pare nuk ishte i duhuri, nuk do jete as tashme. Gjithashtu do dyshosh edhe me shume sesa zakonisht. Edhe pse mund te mos jete nje gje e rendesishme, ti do e shohesh si dicka madhore.

 

 

Mosperputhjet e meparshme do vazhdoni ti keni.

Nese ai mendonte se nuk duhej te kishe shoqeri, mos mendo se ka ndryshuar. Edhe nese te ka detyruar te rrish e vetme, perseri ai nuk ka ndryshuar. Dhenia e prioriteteve nuk ndryshon sa hap e mbyll syte. Ish i dashuri juaj i perket se shkuares. Nje e kaluar qe nuk la aspak shije te mire tek ti. Prandaj te keshilloj qe asnjehere te mos e shikosh si nje mundesi te mire ish te dashurin. Ai i di pikat e tua te dobeta dhe te forta, dhe nuk do harroje te te gjuaje sa here ta kete te nevojshme. Kerko te njohesh nje person te ri. Dikush qe nuk te njeh do te filloje te respektoje per ate qe ti prezantohesh.

  
        
          

Komentoni