Gogozhare te pergatitura ne kushte shtepiake. guzhina shqiptare
Home » Si Behet » Receta gatimi » Gogozhare te pergatitura ne kushte shtepiake.

Gogozhare te pergatitura ne kushte shtepiake.

Perberesit:

  • speca te kuq
  • kripe 
  • hudhra
  • uthull e bardhe vere ose acid acetik perqendruar per turshi
  • kavanoza qelqi
  • Gjethe dafine
  • Piper i zi kokerr

Si te pergatisni turshi me speca gogozhare. Receta gatimi tradicionale.

Pergatitja :

  • I lajme specat, ju heqim farat dhe i presim ne shirita.
  • Vendosim ne zjarr nje tenxhere me pak uje ku shtojme nje shishe 1/2 litershe uthull dhe  1 luge gjelle kripe.
  • E leme te valoje.
  • Hedhim nje pjese te specave sa te mbulohen nga lengu dhe i leme per 2 minuta ne tenxhere.
  • Pastaj i heqim duke i kulluar nga lengu dhe i hedhim ne nje tepsi.
  • Vazhdojme keshtu pjese-pjese derisa te gjithe specat ti kemi kaluar ne lengun me uthull e kripe.
  • Verejme qe specat jane forcuar.
  • I leme te ftohen per 1 ose 2 ore. Po keshtu edhe lengun.
  • Mbasi jane ftohur plotesisht marrim kavanozin prej qelqi. Hedhim ne te 2 gjethe dafine, pak piper te zi kokerr dhe vendosim me rradhe specat ngjeshur me njeri tjetrin qe te marrin sa me shume.
  • Midis tyre hedhim edhe 2 thelpinj hudha te prera.
  • Vendosim keshtu ne kavanoza gjithe sasine e specave.
  • Pastaj hedhim neper kavanoza edhe lengun sa te mbushen me leng. I mbyllim me kapak dhe mbas disa ditesh jane gati per tu konsumuar.

Si te pergatisni turshi me speca gogozhare. Receta gatimi tradicionale.

  • Shenim : Nqs nuk do te perdorim uthull por acid acetik te perqendruar ne tenxheren me 2 litra uje hedhim 2-3 luge gjelle acid. Luan te njejtin rol me ate te uthulles.
  
        
          

Komentoni