Home » Si Behet » Receta gatimi » Kek i kripur me djathe, proshute dhe patellxhane te skuqur.

Kek i kripur me djathe, proshute dhe patellxhane te skuqur.

Perberesit :

  • 3 veze
  • 75 gram  miell
  •  75 gram niseshte
  • 1 luge caji sode pluhur pjekje per torte te kripur.
  • vaj ulliri
  • 120 ml qumesht
  •  100 gran djathe kackavall te grire
  • 1 patellxhan
  • 100 gram djathe te bardhe
  • 70 gram bacon
  • rigon, kripe, piper.

Kek i kripur me djathe, proshute dhe patellxhane te skuqur.

Pergatitja :

  1. Lajme patellxhanin dhe e ndajme ne feta te rrumbullaketa.
  2. E lyejme cdo fete me kripe dhe i leme 1 ore te thithin teresisht kripen.
  3. Pastaj i shperlajme dhe i thajme me leter kuzhine.
  4. {Ky proces nuk eshte i domosdoshem por nuk i le patellxhanet te pijne shum vaj}.
  5. Veme tiganin me vaj dhe e leme te nxehet.
  6. Skuqim patellxhanet dhe ju thithim vajin e tepert me leter kuzhine.
  7. Pasi te ftohen i presim ne copa te vogla.
  • Ne nje ene perziejme miellin me niseshten dhe me pluhurin e pjekjes.
  • Shtojme edhe vezet dhe qumeshtin dhe fillojme ta punojme (Me makineri ose me luge).
  • Shtojme edhe djathin e grire.
  • Me pas djathin e bardhe te cilin duhet ta ndajme ne kube.
  • Bakonin e presim ne rripa dhe e perziejme me patellxhanin dhe i hedhim tek brumi.
  • Ne fund fare hedhim kripen, piperin dhe rigonin dhe i perziejme per te fundit here.
  • Lyejme nje tave me gjalpe dhe e pluhrosim me miell.
  • Shtojme masen e brumit ne te.
  • E pjekim ne 190 grade per 45 minuta.
  • {Mos e hiqni kekun pa e provuar nese eshte pjekur sic duhet. Proven bejeni me kruajtese dhembesh}.
  • Sherbejeni te ftohte ose te vaket.

JU BEFTE MIRE!

 

  
        
          

Komentoni