Ngelem gjithmone me shpresen se nje dite do jesh perseri aty ku eshte vendi yt : Ne perqafimin tim.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Ngelem gjithmone me shpresen se nje dite do jesh perseri aty ku eshte vendi yt : Ne perqafimin tim.

Ngelem gjithmone me shpresen se nje dite do jesh perseri aty ku eshte vendi yt : Ne perqafimin tim.

Kam…

 

Ndoshta kjo eshte fjalia me e shkurter qe mund te jete shkruar ndonjehere, nese mund te quhet fjali. Por nuk eshte se dua ta mbylll thjesht me kete fjale. Ne te vertete kam gjithcka qe njeriu mund te deshiroje ne jete.

 

Si cdo njeri tjeter, ne thellesine e shpirtit tim ka shume gjera te fshehura qe nuk do doja ti ndaja me asnjeri. Ose ndoshta i kam ndare. I kam ndare me njeriun e zemres sime. Ate njeri qe vetem kur e mendoj shpirti me behet si flamur qe era e merr dhe e shetit sipas deshires se saj. Por tashme ato gjera i le te fshehura brenda meje. I zgjoj vetem kur kam nevoje te gjej force te mbeshtetem diku. Sot eshte ai moment. Dua shume te te kem prane. Te te perkedhel lehte ne faqe. Ta zbres doren me ngadale drejt gushes tende. Aty te ndaloj. Me pelqen kur shikoj lekuren tende te tkurret nda deshira per ta ledhatuar me shume.

 

 

Dua shume te jetoj aty brenda perqafimit tend e te mos dal kurr nga aty. Me te vertete do jepja gjithcka per nje moment me shume me ty. Por ti nuk je. Ti je diku tjeter. Dua te vi atje. Dua ti bashkohem perqafimit tend ne perjetesi.

 

Marr fryme thelle. Frymemarrja me shkon ne shpirt. Shikoj fotografite tona. Je si engjell. Shikoj syte e tu qe shkelqejne nga lumturia. Lumturohem edhe une kur te shikoj te lumtur. Nuk dua lumturi me te madhe se kjo…

 

Kaq vjet kane kaluar nga ajo dite qe ti nuk je me prane meje. Te kerkoj shpeshhere ne kujtimet e mia qe te mbajne te gjalle edhe pas kaq vitesh. Ndihem shume fajtor per gjithcka. Ndoshta isha une fajtor qe nuk bera te pamunduren per te ushqyer kete ndjenje qe u shua dalengadale si qiri. Por une e di qe ti je serish aty ne endrrat e mia. Je aty per te me ushqyer pergjithmone me dashuri. Ti je engjelli im mbrojtes.

 

Me fjale te thjeshta te te them se te dua me gjith’ shpirt. Desha te te them se jam serish aty ku me ke lene. Jam ne te njejtin vend duke pritur qe ti te kalosh serish perpara rruges sime. Syte ti kthesh me ngadale te me shikosh. Jam i njejti njeri. Me te njejtat ndjenja, me te njejten deshire. Te te dua pergjithmone. Por sa koha kalon une shuhem per se gjalli. Nuk me venitet asnjehere dashuria qe kam per ty, por sa vitet kalojne shpresa me humb. Ngelem gjithmone me shpresen se nje dite do jesh perseri aty ku eshte vendi yt : Ne perqafimin tim.

 

Sa dua te te them me fal.

 

Te me falesh per cdo gje qe mund te kem gabuar. Per cdo gje qe ty te ka bere te lendohesh. E nese ka nje menyre te me falesh, te lutem me fal. Asnjehere nuk desha qe ti te lendohesh, e aq me shume te largohesh nga une.

 

Sa here nata vjen e ndiej vetmine te me mbuloje deri ne vendet me te fshehta te shpirtit tim. Jane ato vendet qe gjithmone kam deshiruar te ishin te fshehta per kedo… E kjo eshte nje ndjesi e cuditshme qe po me ndodh cdo nate. Me frikeson erresira, me vret qetesia e pafund, me bejne te enderroj gjethet e pemeve qe valeviten dhe bejne muzike sipas ritmit qe era ju ofron.

 

Eh kur vjen kjo nate…

 

Me rikujton qe jam serish vetem. Por perseri dua te besoj. Dua te bind veten se ti je diku aty duke shtrire doren tende te me perkedhelesh. E ndonese syte me tradhetojne dhe njomen cuditerisht nga lotet, perfitoj nga erresira qe askush te mos me shikoje. Ndaloj ngasherimen time te pandalshme qe te mos prishe muziken e bukur te gjetheve qe vazhdojne te tunden pa pushim. Ndonjera prej tyre e humbet ritmin dhe bie dalengadale ne toke pergjithmone per te mos u valevitur me kurre.

 

 

Ashtu e shikoj edhe une veten time. Si nje gjethe qe perpelitet ne valevitjet e saj te fundit. Eh sikur ta dije sa te dua. Sikur… Desha vetem te te rikujtoj se ne shpirtin time kam ndertuar nje fole te vogel te mbushur me dashuri te perjetshme qe te perket vetem ty. Je lumturi per kedo qe do ti thuash qofte edhe nje miremengjes. Je dashuri per ate qe ka fatin te preke buzet e tua. ..

 

Te dua pafund.

 

 

 

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    May 2018
    M T W T F S S
    « Apr    
     123456
    78910111213
    14151617181920
    21222324252627
    28293031