(Flete nga ditari im).......Do iki.. Ndoshta nje dite… (Histori Personale)
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » (Flete nga ditari im)…….Do iki.. Ndoshta nje dite…

(Flete nga ditari im)…….Do iki.. Ndoshta nje dite…

Mirembrema ditar. Je miku im me i mire qe kam patur ndonjehere ne jete. Nuk kam frike te ndaj mendimet e mia me ty. Nuk kam frike as te qaj mbi fletet e tua. Ose me mire ta them ashtu sikur eshte. Qan shpirti im mbi fletet e tua. Jane shume gjera te cilat ty ti tregoj sepse e di qe ti e ruan sekretin tim. Kjo ndodh sepse nuk kam kujt tjeter t’ia them. Edhe sonte kam disa mendime te cuditshme. Eshte ajo qe e ka fajin serish. Ose me mire te them qe dike dua te bej fajtor apo fajtore.

I ulur perballe teje ne ate karrigen qe mua me pelqen, nuk e heq do shikimin prej syve te tu. Kane marre nje shkelqim qe nuk mund ta pershkruaj. Parajsa eshte krijuar aty, dhe une jam njeriu me fatlum ne bote qe mund ti sodis pa pushim. Humbas ne shkelqimin e tyre edhe une. Ti ankohesh. Me thua te mos te te shikoj. E mban mend se cfare me the nje dite ? Nese vazhdon te me shikosh ashtu do me besh te te hidhem ne qafe dhe te te perqafoj fort. Qesha me te madhe. Nuk kisha degjuar fjale me te bukur ndonjehere. Ose me mire te them qe ishte fraza me e sinqerte qe kisha perjetuar ne jeten time.

E dashur. Do iki.

Do te le vetme ne kete shkretetire. Por ti mos u merzit. As mos u dorezo. Tregohu qe je me te vertete e forte. Perbuze gjithnje vetmine. Kurse une ? Ah une i gjori. Nuk e di se do jetoj pa pranine tende. E mban mend kur te thoja qe nje jave pa ty me duket nje ferr i vertete. Me ke thene qe nuk do jesh per disa dite. E si do te duroj une pa te pare ? Nuk me tregon edhe mua ? Por ti mos gabo qe te mos kthehesh serish. Mos e ler dashurine te te ftohet ne zemer. Une te le peng zemren time qe ta marresh me vete. Eshte e vetmja pasuri qe kam. Se bashku me te do te te jap me vete edhe fjalet “te dua shpirt”.

E di qe une nuk jam i pasur ashtu sikur te tjeret jane. Jam aq i varfer sa nuk kam cfare tjeter te te ofroj pervec atyre qe te permenda me lart. Por te lutem me prano keshtu si jam. Ndoshta nje dite edhe mua fati mund te me buzeqeshe. Keshtu mund te behem edhe une dikushi. Ndoshta… Buze e tua nuk i degjoj me ti shqiptojne fjalet “te dua”.

Perse valle ???

Mos valle je penduar qe ke pranuar te ndash dashurine tende me mua ? Oh jo. As qe dua ta imagjinoj dicka te tille. Ne shpirt e ndiej se edhe ti me do. Ti nuk mund ta braktisesh zemren time. Ajo te do shume. Ajo qan kur ti je larg saj. Gezohet pa fund kur ti i dhuron nje perkedhelje. Je kaq e embel. Jo me kot te them qe je nje mrekulli. Je si shpirt.

Te dua, te dua, te dua… Ne pafundesi te dua.

Por… Nuk do jem me me ty se shpejti. Do largohem. Zeri yt do me mungoje shume. Ndoshta do ta degjoj ne telefon kur do me thuash qe te kam munguar. Nata do jete e veshtire per mua. Do te te shikoj shpesh ne enderr. Gjumi nderkohe do me dale. Do kuptoj qe ti nuk je me mua. Do filloj te qaj me denese. Nuk do t’i fsheh lotet e mallit. Do shkruaj dy vargje per ty. Mbi paketen e cigareve do shkruaj “mos me harro”. Ose me mire do ti shkruaj ne zemren tende. Por perpara se te largohem dua te flas dicka me ty. Do kerkoj dicka nga ti.

Nje premtim ndoshta ? Ndoshta do te kerkoj ate gje qe ti vete ma the nje nate. E mban mend se cfare me the ? Une nuk fejohem pa ardhur ti. Keto ishin fjalet qe zeri yt shqiptoi aq cuditshem. Une dua qe ti ta mbash vertet ate premtim, te lutem. Nuk dua ta humb kete dashuri sepse e dua me shume se cdo gje tjeter ne bote. Te dua e dashur. Shpesh enderroj buzet e tua. I ledhatoj me shikimin tim por nuk guzoj te ju kerkoj nje puthje. Dua shume ti puth ato. Dua te shuaj dhe te ndaj me ty ate zjarr qe me djeg ne zemer. Nese dicka do kemi per te thene me mire le te heshtim. Qetesine le ta prishja puthja jone, edhe pse e shkurter.

Do doja te mos mbaronte kurre, por ja qe nje dite do iki.

Do te vije shpejt ajo dite. Oh sa shpejt. Gjithcka do te ngelet pezull ne nje pritje pa fund. E nese do te kthehem atehere do te jemi bashke pergjithmone. Une dhe ti. Une si gjithmone i heshtur. Ti si engjell. Kushedi se si do te jete ajo nate. Por me mire le te leme kohen te ece sipas deshires se saj. Ajo do ta sjelle edhe ate nate per te cilen po te flas. Sido qe te jete une ngelem prape po ai. Kam gjithmone po te njejtat ndjenja. Kam zemren time qe ne cdo rrahje te saj  te thote : Alma Te Dua.

  
        
          

Comments

  1. bobi lasit says:

    ummm… Kush e ka shkruar kete. Mos ka kaluar gje ne depresion?

Komentoni