Tave me patate dhe speca te mbushur me mish te bardhe pule. Receta gatimi.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Tave me patate dhe speca te mbushur me mish te bardhe pule. Receta gatimi.

Tave me patate dhe speca te mbushur me mish te bardhe pule. Receta gatimi.

Cfare na nevojitet :

  • 800 gr mish i bardhe pule
  • 10 speca të mëdhenj per mbushje
  • 2 qepë 
  • 2 patate të mëdha
  • 100 gr mozarella
  • 150 ml krem kuzhinë (pana)
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj

 

Tave me patate dhe speca te mbushur me mish te bardhe pule. Receta gatimi.

Menyra e pergatitjes :

  1. Fillimisht preim qepen imet. E skuqim mire me vaj.
  2. Coptoni mishin e bardhë imët.
  3. Kur qepët të marrin ngjyrë karameli shtoni në tigan edhe mishin e coptuar. Skuqeni duke e përzier herë pas here.
  4. Kur mishi të jetë skuqur i tëri shtoni edhe kremin e kuzhinës. (pana)
  5. Merrni specat dhe hiquni bishtat. Mund t’i mbushni nga gryka apo edhe ta bëni një hapje tjetër horizontalisht. Mbushini me masën.
  6. Merrni patatet. Qerojini dhe pritini në rriska. Merrni një tepsi., lyjeni me vaj dhe rendisni në të rriskat e patateve.
  7. Nëse ka mbetur mish nga mbushja atëherë e derdhim mishin mbi patatet.
  8. Rendisim specat në tepsi.
  9. E fusim në furrë të ngrohur 250 gradë për 35 minuta.
  10. Pas 35 minutash e shpërndajmë mozarellën mbi speca dhe e fusim tepsinë edhe për 5 minuta të tjerë në furrë.

Sherbejeni te ngrohte. Shijojeni!

  
        
          

Komentoni