Cfare vlen me shume sesa paraja ne jete?
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Cfare vlen me shume sesa paraja ne jete?

Cfare vlen me shume sesa paraja ne jete?

Gabimi qe ne shpesh bejme eshte qe e kushtezojme jeten mbi gjerat materiale. Sigurisht kjo nuk eshte dicka komplet e gabuar, por privojme jeten nga shume te mira qe kemi. Nese ju japim me shume rendesi gjerave qe kemi, do te fillojme te ndihemi me me fat. Kjo sigurisht ndikon ndrejt perdrejt ne vetevleresimin tone. 
Ne jete kemi shume gjera qe duhet te na japin motiv. Po te shohim rreth e rrotur kemi kaq shume gjera te rendesishme, per te cilat duhet te ndihemi me fat. Ja disa gjera qe na vlejne ne jete me shume se parate.

1. Jeta

Është e lehtë të harrohet se fakti i thjeshtë për ekzistencë të vetëdijshme, – pra fakti se ti jeton – është në vetvete një mrekulli. Një shprehje e vjetër shkon shumë mirë për këtë: “çdo ditë që je mbi tokë, është një ditë e mirë”.

 

 

2. Shëndeti

Në vend që të mendoni për sëmundjet si diçka e keqe që po të ndodh, fillo të mendosh për shëndetin e mirë si diçka e mirë që ti e ke.

 

 

3. Qëllimi

Nuk ka asgjë më frymëzuese për lumturinë afatgjatë sesa fakti që veprimet e tua po e bëjnë botën një vend më të mirë, sado të vogla dhe të parëndësishme të duken veprimet e tua. Aktivizimi publik mund t’i japë kuptim jetës dhe jo vetëm kaq, por mund të bëjë të ndiheni më të lumtur. Këtu nuk ka rëndësi nëse jeni të pasur apo të varfër.

 

 

4. Miqësia

Pothuajse çdokush ka miq, megjithëse është e lehtë të humbasësh gjurmët e tyre për shkak të ditëve të ngarkuara. Nuk dëmton askënd që të lësh pak minuta mënjanë – sot dhe çdo ditë – për t’u rilidhur me miqtë, ose së paku me disa prej tyre.

 

 

5. Familja

Nëse ke një marrëdhënie të mirë me familjen tënde, atëherë kjo do të thotë se je dy herë i lumtur. Ju po përjetoni burimin më të madh dhe më të sigurt të lumturisë në planetin tonë.

 

 

6. Vetëmjaftueshmëria të bazohesh te vetja

Kur ndihesh i sigurt në vetvete dhe i sigurt te fakti që mund të bazohesh te vetja jote për të plotësuar qëllimet që i ke vënë vetes, atëherë ky është një burim i madh lumturie.

 

 

7. Shoqëria

Kur ke mbështetjen e një grupi më të madh, të bën ty të ndërgjegjshëm se je pjesë e një ngjarjeje më të madhe sesa vetja jote.

 

 

8. Mirënjohja

Në vend që të përqendrohesh tek ajo që nuk ke apo që është e paarritshme për ty, mendo të jesh mirënjohës dhe të shijosh gjërat e mrekullueshme që sakaq ke në jetën tënde.

 

 

9. Qesh

Është e pamundur që të qeshësh dhe të jesh i palumtur në të njëjtën kohë. Një dozë e rregullt e të qeshurës është më shumë sesa një ilaç… është një shije e jetës.

 

 

10. Dashuria

Këtë e dini, nuk është e nevojshme të thuash asgjë.

Krijoni këto dhjetë gjëra në jetën tuaj dhe ju garantoj se nuk do të bëheni as më të pasur dhe as më të varfër, por sido që të jetë gjendja juaj ekonomike, do të bëheni më të lumtur. shqip.al

  
        
          

Komentoni