Kampioni Jurgen Uldedaj ! Boksieri shqiptar qe triumfoi ne mes te Gjermanise
Home » Sport » Kampioni Jurgen Uldedaj ! Boksieri shqiptar qe triumfoi ne mes te Gjermanise.

Kampioni Jurgen Uldedaj ! Boksieri shqiptar qe triumfoi ne mes te Gjermanise.

Jurgen Uldedaj ka triumfuar ne ndeshjen e tij te radhes ne Halle An Der Sala.

 

Perballja e tij me boksierin cek Jakub Synek e ka nxjerre ate fitues ne raundin e 10 te kesaj ndeshjeje. Uldedaj ka mbizoteruar ne te gjitha raundet duke mos e lene kundershtarin te kete mundesine te reagoje. Kjo eshte nje tjeter fitore per boksierin shqiptar, pa e njohur humbjen. Jane plot shtate ndeshje qe ka realizuar talenti Uldedaj dhe ne te gjitha keto ndeshje ka triumfuar. Kjo eshte fitorja e tete radhazi pa e njohur humbjen.

 

Kampioni Jurgen Uldedaj ! Boksieri shqiptar qe triumfoi ne mes te Gjermanise 3

Fotografi nga ndeshja me boksierin cek. Falenderojme tifozet shqiptare per mbeshtetjen qe tregojne per talentin shqiptar Jurgen Uldedaj.

 

Nderkohe flamujte kuqezi nuk kane munguar ne kete ndeshje. Me qindra admirues te ketij sporti si dhe mbeshtetes te Jurgen Uldedaj kane qene te pranishem ne kete ndeshje. Ato kane treguar edhe nje here mbeshtetjen e tyre ndaj boksierit shqiptar qe na beri krenar edhe nje tjeter here.

 

Kampioni Jurgen Uldedaj ! Boksieri shqiptar qe triumfoi ne mes te Gjermanise 2

Flamuri kuqezi nuk mungon kurre…

 

Pak dite perpara kesaj ndeshjeje te rendesishme Jurgen Uldedaj publikon ne faqen e tij zyrtare ne facebook :

 

Te dashur miq, me 3 Shkurt, do të ngjitem përsëri në ring në Sportarena in Halle Gjermani, por kësaj radhe me një përgjegjësi e rëndësi më të madhe,për të luftuar për titullin “German International Cruiserweight”.

Unë vij në këtë përballje të parë për titull, pas 7 ndeshjeve dhe 7 fitoreve bindëse si profesionist. 
Kundërshtari im është Jakub SYNEK, boksier Çek (33 vjeçar) me shumë përvojë edhe në boksin amator, me një bilanc 8 fitore pa asnjë humbje në karrierën e Tij si profesionist.

Me mbështetjen e promotorit Ulf Steinforth dhe nën drejtimin e trainerit tim, të mirënjohurin Dirk 
Dzemski, jam përgatitur shum, për ta fituar këtë titull të rëndësishëm për ti hapur rrugë titujve të tjerë, Europian e Botëror.

 

Per boksierin cek kjo eshte humbja e tij e pare pas 7 fitoresh dhe nje barazimi nga ndeshjet e tij.

 

Ndeshja eshte bere per titullin gjerman “International Cruiserweight”, titull i cili zoterohej nga boksieri cek Synek. Tashme ky titull eshte ne duart e atij qe me te vertete e meritoi fitoren.

Ai eshte kampioni yne : Jurgen Uldedaj.

 

Kampioni Jurgen Uldedaj ! Boksieri shqiptar qe triumfoi ne mes te Gjermanise 1

Pas fitores Jurgen Uldedaj pershendet tifozet qe ndodhen te pranishem.

 

Na ndiqni ne faqen tone zyrtare ne Facebook : www.facebook.com/sibehet

 

Tutoriale shqip falas mbi fushen e teknologjise : Teknologji

Keshilla nga bota e bukur e psikologjise : Psikologji

 

 

  
        
          

Komentoni