Zyrtare: Kepa rinovon me Bilbaon, skuadrat e mëdha tani duhet të paguajnë klauzolën 70 milionë euro
Home » Sport » Zyrtare: Kepa rinovon me Bilbaon, skuadrat e mëdha tani duhet të paguajnë klauzolën 70 milionë euro

Zyrtare: Kepa rinovon me Bilbaon, skuadrat e mëdha tani duhet të paguajnë klauzolën 70 milionë euro

Skuadra spanjolle Athletic Bilbao ka arritur ta blindojë yllin e tyre Kepa Arrizabalaga.

Zyrtare: Kepa rinovon me Bilbaon, skuadrat e mëdha tani duhet të paguajnë klauzolën 70 milionë euro

 

Portieri i talentuar spanjoll ka shkëlqyer në stinorët e fundit në La Liga dhe në Ligën e Evropës.

Kjo ka bërë që pas tij të vihen skuadrat e mëdha me Real Madridin si favorit për ta transferuar atë.

 

 

Por pritja e portierit ka marrë fund dhe ai ka vendosur të rinovojë kontratën me Athletic Bilbaon.

Kepa ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin e largët 2025 kurse klubi spanjoll i ka vënë edhe një klauzolë largimi.

 

 

Në rast se skuadrat e duan transferimin e Kepas, atëherë duhet t’ia paguajnë klauzolën prej 70 milionë eurove.

Klauzola e mëparshme e lojtarit te Bilbao ishte 25 milionë euro dhe tani është ngritur për 45 të tjera.

 

 

Real vazhdon të mbetet e interesuar për lojtarin por tani në rast se dëshiron ta transferojë atë duhet të paguajë 70 milionë euro.

Nëse ndodh një gjë e tillë atëherë Kepa do të bëhej portieri më i shtrenjtë në histori. /Telegrafi/

  
        
          

Komentoni