Rinovimi i kontratave. Cilet jane tre yjet e tjere pervec Piques qe barcelona i do per vete.
Home » Sport » Rinovimi i kontratave. Cilet jane tre yjet e tjere pervec Piques qe barcelona i do per vete.

Rinovimi i kontratave. Cilet jane tre yjet e tjere pervec Piques qe barcelona i do per vete.

“Operacioni blindimi” – Barcelona rinovon me Piquen, gati kontratat e reja edhe për tre yje tjerë

 

Barcelona ka gati operacionin për blindimin e mbrojtjes aktuale duke i lidhur edhe për shumë vite me skuadrën.

 

Gjatë ditës së enjte, skuadra e Barcelonës konfirmoi arritjen e marrëveshjes për zgjatjen e kontratës me mbrojtësin spanjoll, Gerard Pique.

 

Me kontratën e re, Pique do të jetë pjesë e gjigantit katalunas deri në vitin 2022, atëherë kur mbrojtësi t’i bëjë plot 35 vjet.
Megjithatë, sipas gazetës Sport, Barcelona nuk dëshiron të ndalet vetëm me Piquen. Pasi dëshiron të rinovojë edhe me tre yje tjerë, për të blinduar mbrojtjen edhe për shumë vite.

Pas Piques, radha është e mbrojtësin. I cili mund të luaj edhe si mesfushor, spanjollit Sergi Roberto. Për të cilin gjithashtu është ofruar një kontratë e cila e lidh deri në vitin 2022.

 

Pasi të kryej punën me Roberton, i cili po kërkohet shumë në Ligën Premier dhe Serie A. Barcelona do ta kthej vëmendjen tek dy mbrojtës tjerë

.Janë spanjolli Jordi Alba dhe francezi Samuel Umtiti që priten të blindohen nga drejtuesit katalunas, pasi këtë sezon kanë treguar nivel të lart të lojës.

Rinovimi i kontratave. Cilet jane tre yjet e tjere pervec Piques qe barcelona i do per vete.

 

Me këto lëvizja, Blaugranët duan të tregojnë se qëllimi i tyre është të sundojnë botën e futbollit edhe për shumë vite duke tentuar fitimin e trofeve vit pas viti. /Telegrafi/

  
        
          

Komentoni