Arsyet kryesore pse duhet te konsumoni caj xhinxheri.
Home » Studenti Online » Dega Mjekesi » Arsyet kryesore pse duhet te konsumoni caj xhinxheri.

Arsyet kryesore pse duhet te konsumoni caj xhinxheri.

Arsyet kryesore pse duhet te konsumoni caj xhinxheri.

Xhinxheri eshte nje erez shume e perdorur per shkak te vetive te saj anti-inflamatore, anti-parazitare, anti-virale dhe anti-bakteriale. Prandaj konsiderohet dhe si nje nga ushqimet me te fuqishme. Xhinxheri eshte shume i mire per t’u perdorur per te gjithe organizmin, sepse permban Vitamine C, magnez dhe minerale te tjera.

1.Xhinxheri rrit sistemin imunitar

Duke qene se eshte antioksidant shume i mire, xhinxheri eshte mjaft i fuqishem per zhvillimin e sistemit imunitar. Ai ka veti anti-mikrobike dhe ndihmon ne lehtesimin e dhimbjes se fytit, luftimin e viruseve dhe te ftohtit. Caji i xhinxherit permireson funksionin imunologjik ne luftimin e organizmit ndaj tumoreve.

2.Xhinxheri permireson qarkullimin e gjakut

Caji i ngrohte i xhinxherit ndihmon ne hollimin e gjakut, duke permiresuar keshtu qarkullimin e tij.

3.Caji i xhinxherit lehteson djegiet

Te marresh ilaCe gjate djegieve mund te jete e rrezikshme, ndaj keshillohet te pihet nje filxhan Caj xhinxheri 20 minuta perpara nje vakti, sepse ndihmon ne vrasjen e baktereve dhe ka efekt mbrojtes.

4.Caji i xhinxherit ndihmon ne tretjen e ushqimit

Xhinxheri eshte efektiv ne lehtesimin e dhimbjeve te stomakut dhe lehtesimin e tretjes se ushqimit. Ai ndihmon ne Clirimin e gazeve te zorreve, duke parandaluar fryrjen e barkut. Prandaj, duke pire Caj xhinxheri pas ngrenies, ju do te reduktoni fryrjen e barkut, do te ndihmoni ne parandalimin e diarrese dhe helmimit nga ushqimi.

5.Caji i xhinxherit lehteson dhimbjet

Ne vend te ibuprofenit, provoni te perdorni Caj xhinxheri. Ai mund te lehtesoje dhimbjet tuaja dhe te luftoje inflamacionin. Gjithashtu xhinxheri ndihmon dhe ne lehtesimin e dhimbjeve te artritit dhe ngerceve muskulore.

6.Caji i xhinxherit balancon nivelet e sheqerit ne gjak

Ju mund te ulni nivelet e sheqerit ne gjak duke pire paj xhinxheri. Caji me xhinxher stimulon Clirimin e insulines dhe ka efekt parandalues ndaj komplikimeve te diabetit.

7.Caji i xhinxherit lehteson Cregullimet e frymemarrjes

Do t’ju ndihmoje te hapni rruget e frymemarrjes ne saje te vetive te tij anti-inflamatore dhe analgjezike. Mund te lehtesoje dhe astmen dhe dhimbjet e saj.

SI TA PERGATISNI?

  • Perberesit:
    -1 cope xhinxher i fresket (2-3 cm i gjate)
    -1 liter uje
    -dy luge gjelle mjalte
    -1 limon
  • Pergatitja:
    I heqim xhinxherit lekuren dhe e presim ne copa te holla.

2.Hedhim xhinxherin ne nje tas dhe shtojme ujin.
3.E ziejme per 15 minuta ne zjarr te ndadalte.
4.Me pas e heqim dhe e leme menjane per 5 minuta te tjera.
5. Ne fund kullojme lengun dhe mund te shtojme limonin dhe mjaltin per ta perdorur.

 

Caji juaj eshte gati, se bashku me vetite e tij sheruese per organizmin!

 

Shenim: Sa me shume xhinxher te perdorni, aq me djeges do te jete Caji.

  
        
          

Komentoni