Njerez te mire Opinion martesa jeten e njeriut ne ate moment
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Njerez te mire!! Opinion.

Njerez te mire!! Opinion.

Jane te cuditshem njerezit. Filloj qe nga vetja normalisht duke u shprehur keshtu. Do beja nje analize te jetes se nje njeriu ne pergjithesi. Do merrja veten si shembull per tu treguar edhe juve se si i mendon gjerat nje njeri. Ka lloj lloj personalitetesh por ne fund pasi ta lexoni artikullin mund te lini komentin tuaj. Pse jo dhe te merrni pjese me nje artikull tuajin kur tregoni edhe ju dicka per veten tuaj.

 

 

Njerez te mire Opinion martesa jeten e njeriut ne ate moment

 

 

Femijeria e nje njeriu per mendimin tim eshte baza e krijimit te personalitetit te atij njeriu.

Rrethi familjar eshte ai qe ne shumicen e rasteve ngul themelet ne trurin e femijes. Mbi ato baza ai femije krijon “te ardhmen” mendore te tij. Ne nje familje te shendoshe ku ekziston mirekuptimi gjithmone femija eshte me fat. Rritet ne nje ambient te qete dhe ka te gjitha mundesite e nje jete pa stres.

 

 

Ne nje familje qe gjendja ekonomike eshte e dobet normalisht qe problemet jane me te medha. Sherri ne familje mund te jete i pranishem ne shume raste. Eshte e veshtire per femijen qe te perjetoje momente te tilla. Por ka raste qe femijet qe rriten ne nje ambient te tille te mesojne qe te mos veprojne me menyren se si prinderit e tyre kane vepruar me pare.

 

 

Nje rast tjeter akoma me i veshtire eshte nese kryefamiljari eshte perdorues alkoli apo me keq akoma nje narkoman.

 

Ky mund te jete rasti me fatal per te ardhmen e nje femije. Vitet e fundit edhe ne Shqiperi eshte bere “normalitet” ekzistenca e nje narkomani ne familje. Sipas eksperteve eshte normale duke patur parasysh evulimin qe ka marre kultura e rinise se sotme. Fatkeqesisht nuk eshte normale. Disa njerez te tille qe dalin neper televizione dhe japin nje fryme pozitive drejt perdorimit te droges, jane totalisht gabim.

 

 

Adoleshenca eshte mosha me e bukur. Ne kete moshe njeriu ben edhe hapat e pare te vertete ne jete edhe pse me shume gabime.

 

Ne mesojme vazhdimisht. Mesojme se si te sillemi. Marrim mesime vazhdimisht se si te mos gabojme. Problemi eshte kur gabimet na pelqejne. Keto jane rastet kur njeriu ndjen qe ka nevoje edhe per gjysmen tjeter te shpirtit te tij. E kam llafin kur njeriu bie ne dashuri. Eshte pjesa me e lumtur e jetes se tij. E paperseritshme. Prandaj gjithmone keshillohet gjithmone qe duhet shfrytezuar ne maksimum.

 

 

Pastaj vjen nje tjeter moment ne jeten e njeriut. Martesa.

 

Nuk eshte e frikshme. Varet se si e kupton cdonjeri prej nesh. Nese bejme hapin e duhur mund te jete shume pozitive per kedo. Por nese shpejtohemi mund te jete edhe nje rrenim total i jetes se njeriut. Mund te rrezoje cdo lloj endrre qe kemi bere deri ne ate moment. Dhe kur endrrat marrin fund atehere kemi deshtuar ne cdo gje qe kemi arritur deri ne ate moment. Por ne shkojme gjithmone me mendimin dhe shpresen se gjithcka do shkoje mire.

 

 

Nje tjeter moment mjaft domethenes ne jeten e njeriut eshte ardhja e nje femije ne jete.

 

Eshte momenti kur dashuria perqedrohet totalisht mbi ekzistencen e nje femije. Mund ta quaj si nje “percarje” te vogel te dashurise. Atehere duhet patur kujdes qe cifti te mos harroje se ekzisteca e atij femije eshte fryt i dashurise per njeri-tjetrin. Per mendimin tim eshte koha kur ndjenjat duhet te forcohen dhe jo te ftohen. Fatkeqesisht te gjithe bejme po te njejtin gabim. I dedikohemi totalisht femijes. Nuk them se nuk duhet, por ketu fillon edhe nje harrese e vogel. Fillojme te mos i japim me rendesi lidhjes sone.

 

 

Mosha 35-45 vjec per mendimin tim jane ditet e “arta” te jetes se njeriut.

Eshte mosha kur cdo gje arrin kulmin e saj. Do ishte gjithmone e keshillueshme te beni gjithcka per njeri-tjetrin. Dashuria edhe per femijen e forcon lidhjen e ciftit. Nese mirekuptimi ekziston atehere gjithcka shkon mire. Gjendja ekonomike normalisht qe ka nje rol te rendesishem, por jo te domosdoshem per lumturine familjare. Jo te gjithe jemi te pasur.

 

 

Pastaj vjen momenti qe thinjat na dalin dalengadale.

 

Mendojme se gjithcka mbaroi. Por jo nuk eshte e vertete. Gjithmone ka kohe dhe vend per nje gezim ne jeten tone. Ne fillim si femije, si adoleshent, si prind dhe ne fund si gjysh apo gjyshe. Eshte normale. Por nese ate njeri e kujtojme gjithmone per zemren e mire qe kishte ? Une mendoj se ky eshte misioni yne ne jete. Te mbahemi mend per mire.

 

 

E nese nuk ngelemi ne histori kjo nuk do te thote se nuk ia arritem qellimit. Nese arritem qe te jetojme te lumtur per veten dhe familjen tone atehere une mendoj se ia arritem qellimit. Atehere do marrim statusin “njeri i mire“. Keshtu kemi shkruajtur me germa te arta kulturen e nje familjeje te shendoshe. Kemi lene histori ne zemren e atyre qe leme pas. Asnjehere nuk duhet te trishtohemi per gjerat qe na vrasin. Perkundrazi duhet te behemi perdite e me te forte. Keshtu e bindim veten dhe ata qe na rrethojne se jemi te forte per te perballuar gjithcka.

 

 

Nuk e di nese jeni dakord me mendimin tim. Shpresoj qe po.

 

Sikur te mund ti mbyllja syte i lumtur. Atehere do thoja se ia arrita qellimit ne jete.

 

  
        
          

Komentoni