Bibe Dode Pasha 1820-1868 Helmimi dhe perdhosja barbare e varrit te tij ne qytetin e Shkodres
Home » Studenti Online » Dega Histori » Bibe Dode Pasha (1820-1868). Helmimi dhe perdhosja barbare e varrit te tij ne qytetin e Shkodres. Histori

Bibe Dode Pasha (1820-1868). Helmimi dhe perdhosja barbare e varrit te tij ne qytetin e Shkodres. Histori

Bibe Dode Pasha (1820-1868).

Helmimi dhe perdhosja barbare e varrit te tij ne qytetin e Shkodres

 

I riu Bibe Doda e mori pushtetin duke u zgjedhur si i pari i Mirdites ne vitin 1840.

Kjo pasi Mirditoret nuk e njohen kurre si te pare “Gjoke Dode Lleshin” i cili u veteshpall qe ne vitin 1837. Realisht, i riu Bibe Doda (17-vjec) gezonte respektin dhe admirimin e te gjithe Mirditorve. Ai se bashku me “Gjonin e Mark Lleshit (Nip i Lleshit te zi)” ishin te vetmit meshkuj nga “Familja-Gjomarkaj” te cilet i kishin mbijetuar masakres dhe konfliktit familjar ne vitet 1836-1837.

Gjithashtu “Bibe Doda” gezonte mbeshtetje te pakushtezuar edhe fale emrit te babait te tij “Kapedani Dode Prenga” i cili vdiq ne qytetin e Dubrovnikut (Kroaci). Ky i fundit vdiq si rezultat i helmimit ne ushqim nga turko-malazezet. Trupi i tij u varros ne qytetin e Kotorrit(Mali i Zi). Kapedani i ri Bibe Doda u martua me nje vajze myslimane nga fshati Armolle i Lures (Diber).

Ajo quhej “Hide Hasan Ajazi” (e njohur me pas si, Margjela e Bibe Dodes).

Kjo martese u realizua sipas tradites spartane te Kapedaneve te Familjes se lavdishme “Gjomarkaj”. Kjo sepse te gjithe meshkujt e kesaj familje te fuqishme e kishin per zakon qe te zgjidhnin nje nder vajzat me te bukura Shqiptare te besimit Islam. Pasi e rrembenin me force duke e marre per nuse, atehere e konvertonin ne Katolike duke e pagezuar ne Kishe. Me kete rast organizohej nje ceremoni madheshtore ne pranine e qindra dhe mijera te ftuarve.

Kapedani Bibe Doda ishte babai i te mirenjohurit “Prenk Bibe Doda (1860-1919)”. Ishte ai te cilin Perandoria Osmane do ta denonte me syrgjynosje Kastamun (Turqi) per 28-vite rradhazi (1880-1908). Por menjehere pas rikthimit ne Atdhe, ai do te hynte ne Historine e Shqiperise si nje nder personalitetet me te rendesishme te shek.XX-te.

Kjo fame zgjati deri sa u vra pabesisht ne fshatin Zejmen te Lezhes.

Gjate zhvillimit te Kryengritjes Shqiptare kunder reformave te Tanzimatit ne vitet 1843-1844 (Sanxhaket e Shkodres, Prizrenit dhe Ohrit) Bibe Doda mbajti nje qendrim neutral. Ai shte i shtyre nga Anglia dhe Austria te cilave ju interesonte qe Perandoria Osmane te vazhdonte sundimin e saj ne Ballkan. Kjo argumentohet shume qarte n.q.s i referohemi kontekstit historik dhe interesave gjeo-strategjike te kohes!!!….

Ne vitin 1849, Kapedani Bibe Doda merr titullin e larte si “Pasha i Perandorise Osmane”. Nepermjet nje dekreti perandorak, atij i lejohet qe te mbaje nje ushtri te fuqishme deri ne 10.000-Luftetare. Tashme “Bibe Dode Pasha” perfaqesonte te vetmin Pasha te besimit Katolik ne Perandorine Osmane. Por nuk ishte nje rastesi. Kjo erdhi fale kembenguljes se Austrise e cila ne te ardhmen, po planifikonte krijimin e nje Shqiperie sa me te madhe duke i tejkaluar edhe kufijnte e saj etnike.

Berthama e pare e ketij shteti te fuqishem ballkanik do te ishte pikerisht ne rajonin autonom te Mirdites per arsye qe kuptohen shume lehte!

Paralelisht me luften Turko-Malazeze te viteve 1861-1862, u organizua edhe kryengritja e fuqishme anti-osmane e Fiseve-Katolike te veriut te Shqiperise me ne krye Klerikun Katolik “Gasper Krasniqi”. Ai gezonte mbeshtetjen e plote nga sundimtari i Frances “Napoleoni i III-te”. Rasti ne fjale nuk e nderon aspak “Bibe Dode Pashen”. Ai qendroi perseri neutral. Nderkohe te gjithe Kryengritesit e Fiseve-Katolike dhe sidomos vete Luftetaret e tij Mirditore, po shpresonin me gjithe zemer qe ai do te ishte komandant i pergjithshem i te gjithe ushtrive kryengritese. Por Bibe Dode Pasha vendosi te qendroje perseri neutral.

Sipas shume autoreve te kohes, ai nuk u mjaftua vetem me kaq! Une jam i mendimit qe Bibe Dode Pasha nuk ka dashur qe te bashkepunoje me serbin Ilia Garashanin (hartuesi i projektit “Nacertania” per shfarosjen e Shqiptareve ose ekuivalent i “Megali-idese” greke per zhdukjen e elementit Shqiptar). Ndoshta ai e gjykoi si nje vendim te drejte qe te mbante nje qendrim neutral me te vetmin qellim per te mos prishur status-quone me Perandorine Osmane.

Me dt.16.04.1844, Bibe Doda dekorohet nga Papa me “Urdherin (Kryqin) e Shen Gregorit”.

Ndersa gjate luftes ruso-turke te vitit 1854, Bibe Dode Pasha shkelqen ne krye te Luftetareve Mirditore. Te gjithe se bashku, si nje trup i vetem treguan nje trimeri te rralle perballe ushtrise perandorake ruse ne frontin e Danubit (Bullgari-Rumani). Ata i dhane mbeshtetje Perandorise Osmane me bekimin e Mbreterise franceze. Kjo ishte arsyeja qe Bibe Dode Pasha te dekorohet nga Sulltani me urdhrin “Mexhidie (klasi i III-te). Atij i akordohet titulli i larte “Iftibar” i cili shoqerohej me nje page te rregullt dhe shperblime shume te majme nga Perandoria Osmane.

Paralelisht me keto vleresime personale, Napoleoni i III-te i Frances i dhuron nje objekt shume te cmuar qe ishte “Shpata e Argjendte”. Shpata personifikonte edhe protektoratin francez mbi 12-Bajraket e Mirdites. Gjithsesi pozitat e Bibe Dode Pashes u lekunden se tepermi ne muajin prill te vitit 1862. Ai u perpoq per te rekrutuar disa vullnetare Shqiptare ne menyre qe tju vinte ne ndihme forcave osmane. Kjo tentative e deshperuar shkaktoi nje pakenaqesi te jashtezakonshme tek te gjitha Fiset Katolike te veriut dhe sidomos tek pjesa me e madhe e Mirditorve. Ata pervec se nuk ju binden urdherave te tij per te ndihmuar ushtrine osmane ne lufte kunder kryengritesve Shqiptare por gjithashtu, u rebeluan haptas kunder tij.

Gjithashtu ata ndermoren dy ofensiva te fuqishme.

Ne fillim bastisen dhe dogjen kullen e Bibe Dode Pashes ne fshatin Kallmet te Lezhes. Aty vrane edhe disa ushtare osmane prane qytetit te Lezhes. Pak dite me pas, bllokuan rruget qe lidhnin qytetin e Shkodres me Prizrenin. Prapa te gjithe kesaj sjellje te cuditshme nga ana e Bibe Dode Pashes, serish qendronin konsujt britanike dhe austriake. Por reputacioni i Bibe Dode Pashes tashme ishte i rrenuar. Sidomos pas arrestimit me tradheti te patriotit “Gasper Krasniqi” dhe ekzekutimit te tij publik nga ana e autoriteteve osmane ne qytetin e Shkodres. Kjo ngjarje e hidheroi se tepermi Bibe Dode Pashen. Me ndihmen e Klerikeve Katolike ai ne fillim u pajtua me Mirditoret e tij trima, patriote dhe shume besnike ndaj ceshtjes kombetare.

Me pas u pajtua edhe me te gjitha Fiset e tjera Katolike. Ai krijoi lidhje shume te ngushta me te gjithe patriotet Shqiptare. Se bashku pergatiten planin per nje kryengritje te pergjithshme anti-osmane me pjesemarrjen e plote te te gjithe Shqiptareve te veriut, Kosoves. Fatkeqesisht ky projekt kaq i shkelqyer per realizimin e kesaj kryengritje te pergjithshme e cila do te ndryshonte rrjedhen e Historise se Popullit-Shqiptar, mbeti vetem ne leter. Tradhetia beri punen e saj. Kjo sepse ne vitin 1868 Bibe Dode Pasha se bashku me njerezit e tij me te besuar, vdiq i helmuar pas nje dreke miqesore ne qytetin e Shkodres (28-korrik-1868). Aq e madhe ishte urrejtja e osmaneve kunder ketij Pashai te rrezikshem Shqiptar sa pas 10-ditesh, i perdhosen edhe kufomen brenda ne varr (barbarizem karakteristik osman).

*Sipas Misionarit Katolik, Historianit francez-Mik i Shqiptareve “Jean Clode Faveirial (1817-1893)” Helmimi i Princit te Mirdites nga guvernatori i Shkodres-Dhunimi i varrit te Bibe Dodes-Gjymtimi i kufomes se tij-Ismail Pasha dhe hungarezja e tij & Funerali i Princit te Mirdites.

Me 28-korrik-1868 vdiq Bibe Doda, Princi i Mirditoreve. Pasi ka mbetur e pandeshkuar, kjo vdekje nuk duhet lene pa u shenuar ne histori, si nje turp per autorin e saj dhe si nje kompromentim per qeverisjen e Abdyl-Azizit. Dihet mire se Bibe Doda pati nje grindje te madhe me qeverine turke dhe ne vecanti me Ismail Pashen, me origjine bohemiane (Cekia e sotme).

Dihet mire gjithashtu, se Bibe Doda pak kohe me pas u ftua ne nje dreke tek “Mirallai Salik” me origjine Shqiptare. Te gjithe bashkeshoqeruesit e Bibe Dodes vdiqen nga e njejta semundje brenda 3-4 javesh. Eshte e ditur po ashtu, se dhjete dite pas varrimit te tij, varri i Bibe Dodes eshte hapur dhe kufoma e tij eshte gjymtuar. Asaj i ishin nxjerre syte, i kishin prere hunden, veshet, buzet, duart dhe kembet. I ishte hequr zemra dhe i kishin keputur pjeset burrerore!!!…

Me marrjen e ketij lajmi, Mirdita u ngrit e gjitha ne kembe si nje trup i vetem. Gjaku do te derdhej lume.

Ismail Pasha kete po priste. Ai donte te bente nje masaker mbi keta te ashtuquajtur “rebele”. Si qellim kishte qe te ngaterronte turpin e tij me nje levizje politike. Por Konsujt e Frances dhe te Austrise, Z. Obaret dhe Ducizi, e kuptuan qellimin e guvernatorit. Ata nderhyne dhe ju bene Mirditoreve premtime qe nuk u mbajten me pas!!..Prapeseprape, Ismail Pasha doli ne ato kohe dhe duhej te dilte si autori mizor i ketyre akteve barbare:

  • Helmimit te Bibe Dodes
  • Gjymtimit te kufomes se tij

 

U kerkua nje hetim, dhe ne nje rast te tille, nje hetim behet gjith’heret. Por qeveria turke nuk e pa te udhes qe ta bente kete. Eshte e qarte se rezultati nuk do te dilte ne favor te Ismail Pashes. Dhe per me teper, familja e te ndjerit, menjehere u hoq nga Shkodra dhe u dergua ne Kostandinopoje. Megjithate si guvernator, Ismail Pasha ishte turpi i qeverise turke dhe turpi i ushtrise se tij. Z. Vidal, ishte nje mjek francez qe shoqeronte atyre koherave nje batalion ne garnizonin e Shkodres. Ai na tregoi nje dite ate c’kishte pare me syte e tij se.

Hungarezja me te cilen Ismaili jetonte pa pike turpi shkoi te ribashkohej ne Shkoder me te. Ai dergoi banden ushtarake per ta pritur dhe e shoqeroi ate nen tingujt e instrumentave pothuaj deri prane qytetit.

Te rivijme tek Bibe Doda.

Disa shkodrane na tregojne :

Nje dite, duke e pare se po vdiste, Princi i Mirditoreve kerkoi te thirrej Konsulli i Frances dhe i tha:

“Ja im bir (Prenk Bibe Doda, atehere 8-vjec). Ja parate e mia. Po ti besoj ty. Gjithcka qe me takon mua eshte ne rojen tende. Sa per mua, ka mbaruar gjithcka. Une s’do te merrem dot me me to”!

Nje korrespondence e Shkodres e riprodhuar nga “La Turquie (Turqia)”, ish gazete e Kostandinopojes, duke treguar per funeralin e te ndjerit, tregonte se Konsulli i Frances mbante per dore djalin e vogel te Bibe Dodes, paraprinte kortezhin. Kater anet e arkivolit, mbaheshin nga Konsujt e Austrise, Rusise, Italise dhe sekretari i kosullates se Rusise. Sherbesa e pershpirtjes ishte bere nga Arqipeshkvi Katolik, Imzot Poten. Korrespondenti shtonte se Bibe Doda la nje vajze ne moshen 16-vjecare. Gjithashtu dhe nje djale 9-vjec (realisht Prenk Bibe Doda ishte vetem 8-vjec sepse ai ka lindur ne vitin 1860)

 

Nga Paulin Zefi

  
        
          

Komentoni