Si mund ti dallojme njerezit e pasigurte ne vetvete? Psikologji
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Si mund ti dallojme njerezit e pasigurte ne vetvete? Psikologji

Si mund ti dallojme njerezit e pasigurte ne vetvete? Psikologji

Pasiguria mund te cilesohet si nje sjellje. Ne fakt eshte e tille perderisa edhe na perseritet shpesh. Cfare ndikon ne shfaqjen e pasigurive?

Arsyet per tu ndjere te pasigurte jane te shumta. Duke nisur nga :

  • Deshtimet e vazhdueshme.
  • Paragjykimet nga rrethi shoqeror.
  • Mungesa e mbeshtetjes nga prinderit.
  • Frika e humbjes.
  • Ideja e rrenjosur ne mendje se je nje deshtak.
  • Neglizhenca nga te tjeret.

Si mund ti dallojme njerezit e pasigurte ne vetvete?  Psikologji

Jane edhe shume arsye te tjera qe jo rralle here na bejne te ndihemi keq. Madje e ndjejme deshtimin edhe pa deshtuar fare. Por a eshte kjo nje sjellje e demshme? Sigurisht qe po. Si cdo sjellje qe perseritet dhe sjell dobesi, edhe kjo eshte e demshme.

Te ndihesh gjithmone i padobishem dhe i pasigurte do te thote se dicka nuk shkon me ty. Edhe ne keto raste nderhyrja e njerezve te specializuar eshte e domosdoshme. Ndaj edhe duhet te iu kushtojme vemendje te vazhdueshme njerezve qe ndihen vazhdimisht te pasigurte.

 

Ka edhe shume raste qe keto sjellje nuk jane lehtesisht te dallueshme. Por ne nje fare menyre jane te kuptueshme. Jane disa karakteristika te ketyre personave qe na bejne ti dallojme. Edhe nese ata nuk duan, tradhetohen prej vetes se tyre. Ja se cfare bejne ata :

  • Heqin dore shume shpejt.

Edhe pse jane te zellshem per te arritur dhe per te punuar. Ata gjithmone terhiqen shpejt. Kjo me deshiren per te mos qene deshtake. Edhe pse duan te kene nje karriere. Me deshtimin ne provimin e pare te tyre, heqin dore nga shkolla. Ka edhe raste qe me prishjen e nje dashurie, nuk tentojne te dashurojne perseri. Per jetojne te trishtuar ne vetmi.

  • Nuk eksplorojne.

Duke qene se e dine se deshtimi dhemb, nuk eksplorojne. Edhe ne keto raste trishtohen por nuk tentojne. Nuk i japin vetes kurajo per te provuar. Frika e humbjes, pa nisur akoma dicka, i mposht gjithmone.

Si mund ti dallojme njerezit e pasigurte ne vetvete?  Psikologji

  • Dyshojne ne veten e tyre.

Nese nuk kemi besim ne vete veshtire te arrijme ndonje gje. Edhe nese te gjithe dyshojne ne aftesite tona, ne prap duhet te jemi te bindur se do ja dalim. Fatkeqesia me e madhe qe ju ndodh njerezve eshte se dyshojne tek vetja.

  • Kane ndikim prej mendimeve te te tjereve.

Gjithmone kane frike se do i shajne. Ose qe do sulmohen per vendimet qe marrin. Kjo gje i ben ata te stepen vazhdimisht ndaj deshirave qe do donin te permbushen. Gjithsesi edhe nese fjalet e te tjereve jane gjithnje thumbuese, jo domosdoshmerisht duhet te leme veten te neperkembemi. Eshte dhuntia e te gjitheve prej nesh, te ndertojme imazhin qe duam te tjeret te shohin tek ne.

  
        
          

Komentoni