Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Menyrat e ndryshme te perjetimit te depresionit nga meshkujt dhe femrat. Studim

Menyrat e ndryshme te perjetimit te depresionit nga meshkujt dhe femrat. Studim

Ndër shumë ndryshime biologjike dhe psikologjike që gjenden te meshkujt dhe femrat, hyn edhe mënyra sesi ata e përjetojnë depresionin, femrat janë më të ekspozuara ndaj tij

Meshkujt dhe femrat e përjetojnë depresionin në mënyra të ndryshme dhe ndonëse ndajnë së bashku shenja dhe simptoma të njëjta. Një kuptim më i mirë i ndryshimeve mund të ndihmojë personat që vuajnë prej depresionit.

“Ne kemi njohuri për ndryshimet gjinore të depresionit për vite dhe këto diferenca janë thelbësore kur vjen puna për të kuptuar dhe kuruar sa më mirë sëmundjen”, shprehet Xhill Goldshtejn (Jill Goldstein) drejtor i kërkimit në Qendrën Konor për Shëndetin e Femrave.

Një nga ndryshimet më të mëdha të lidhura me depresionin mes meshkujve dhe femrave është se : Femrat rrezikojnë dyfish më shumë se meshkujt.

Ky rezultat është pjesë e arsyeve biologjike, si hormonet dhe gjenet që mund të ndahen kur zonat e trurit zhvillohen te fetusi i femrave dhe meshkujve.

Këto ndryshime biologjike gjatë zhvillimit të fetusit japin mundësitë për krijimin e çrregullimeve të humorit siç janë depresioni. Për më tepër, femrat priren të jepen shumë pas emocioneve të tyre dhe janë në gjendje t’i përshkruajnë më mirë ato kur janë në depresion.

Meshkujt nuk i njohin simptomat e tyre si depresion. Ndoshta duke e mohuar apo fshehur mungesën e tyre të lumturisë. Ndaj sëmundja mund të lihet pas dore derisa të bëhet më serioze.

Ka shtatë mënyra ku dallohen qartë ndryshimet e depresionit te meshkujt dhe femrat.

Femrat mendojnë më thellë kur janë në depresion

Mendimi i thellë i një çështjeje është një shenjë e zakonshme te femrat që vuajnë nga depresioni. Ndryshe nga meshkujt që priren të mos i mendojnë gjërat shumë thellë, një femër që është prekur nga depresioni i mendon gjërat duke i stërholluar në mendjen e saj. Kjo jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve, por i përkeqëson më tepër gjërat, sipas shkencëtarëve. Ndryshe nga femrat, meshkujt priren ta shpërqendrojnë veten kur ndihen në depresion.

Meshkujt me depresion abuzojnë me alkoolin dhe substanca të tjera

depression2Një nga arsyet përse meshkujt janë më pijedashës është edhe fakti se atyre u pëlqen ta luftojnë depresionin me alkool dhe substanca të tjera si droga. Shkencëtarët thonë që kjo është veçanërisht e vërtetë te meshkujt adoleshentë. Te femrat, abuzimi me substancat priret të ndodhë kur niveli i depresionit është rritur tej mase. Meshkujt mund të shtiren si të qetë, duke e fshehur depresionin e tyre, duke u marrë me aktivitete si shikimi i televizorit, sporteve, ushtrimet trupore dhe sjelljet e rrezikshme si kumari, ngarja e makinave me shpejtësi apo seksi i pasigurt.

Femrat i përjetojnë ndryshe ngjarjet stresuese në jetë

Prej vetë natyrës së tyre të ndjeshme, femrat priren ta përjetojnë depresionin më shumë për ngjarje të caktuara të jetës së tyre. Disa prova tregojnë se kur femrat përjetojnë ngjarje stresuese, si për shembull vdekja në familje, një marrëdhënie e vështirë dashurie apo humbja e një pune, ato priren të përgjigjen në një mënyrë që i tejzgjat ndjenjat e stresit, ndryshe nga meshkujt.

Kjo mund të vijë prej ndërveprimeve mes hormoneve të stresit, hormoneve të riprodhimit të femrave dhe neotransmetuesve që rregullojnë humorin.

Simptomat e depresionit janë të vështira për t’u dalluar te meshkujt

Pavarësisht se femrat preken më shumë nga depresioni dhe janë më të ekspozuara ndaj tij prej ndërtimit biologjik të tyre, sëmundja është më e padallueshme te meshkujt. Profesionistët e kujdesit ndaj shëndetit dhe anëtarët e familjes nuk mund të dallojnë simptomat e depresionit te meshkujt, ndaj ata priren të vuajnë nga depresioni i thellë në momentin kur bëhet i dukshëm.

Femrat kanë më shumë gjasa të kenë depresion dhe çrregullim të ngrëni

Depresioni dhe çrregullimet në të ngrënë, si për shembull anoreksia dhe bulimia, shpesh ecin dorë për dore tek organizmi i femrave. Depresioni ka më shumë gjasa të ndodhë në të njëjtën kohë si çrregullimet e ankthit te femrat, si për shembull paniku apo sjellja obsesive-kompulsive.

Meshkujt dhe femrat u përgjigjen ndryshe antidepresantëve

Kjo është një zonë e re kërkimi dhe nuk është bërë shumë punë për të vërtetuar këtë aspekt të përjetimit të depresionit dhe kundërpërgjigjes ndaj tij. Megjithatë është e qartë se ekzistojnë ndryshime midis meshkujve dhe femrave në mënyrën sesi metabolizmi i tyre përballon antidepresiantët.

Meshkujt kanë më shumë gjasa të bëjnë vetëvrasje

Për shkak se simptomat e depresionit janë më të ngadalta për t’u dalluar te një mashkull, ato trajtohen më vonë ose asnjëherë. Mund të ndodhë që meshkujt ta vuajnë depresionin në heshtje dhe të mos kërkojnë ndihmë, duke gjetur si të vetmin shpëtim vetëvrasjen. Kjo ndodh më pak te femrat.

Psikologji Stresi

Komentoni