Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Disa menyra efikase per te permiresuar nje dite qe nuk ishte edhe aq e mire.

Disa menyra efikase per te permiresuar nje dite qe nuk ishte edhe aq e mire.

Disa menyra efikase per te permiresuar nje dite qe nuk ishte edhe aq e mire.

Sjellja

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur, të paktën një ditë në jetë, që të ngrihemi nga krevati me…këmbën e gabuar. Ose më keq akoma ta fillojmë ditën keq dhe ta mbarojmë po ashtu. Zakonisht në ditë të tilla, humori ynë është i “zi”, nuk durojmë askënd, do të donim që të gjithë njerëzit rreth nesh të mos flisnin. Kemi një dëshirë të madhe për t’u grindur, edhe pa ndonjë arsye të vlefshme. Nuk arrijmë të shpjegojmë dot arsyen e kësaj gjendjeje emocionale. Ajo na “pushton”, ndaj duhet ta mbajmë në kontroll me çdo mënyrë për të parandaluar situatat e pakëndshme. Por si mund ta përmirësojmë këtë ditë të keqe, qoftë edhe pak fare? Ne po ju propozojmë shtatë mënyra të thjeshta, që mund t’ju japin një dorë:

Respektoni emocionet tuaja

Nuk duhet ta lini veten t’ju marrë “dallga” emocionale, por duhet të “dëgjoni” dhe të respektoni emocionet tuaja, të jeni të lirë nga çdo lloj dëshire për të shprehur një mendim. Duhet të pranoni të gjitha ato çfarë ndjeni dhe të kuptoni se gjithçka është pjesë e normalitetit.

Të “shfryheni” me dikë

Nuk është e nevojshme të mbani gjithçka brenda jush, përkundrazi, duhet të “prisni” një hapësirë të vogël të ditës për të manifestuar atë që ndjeni dhe për të mbetur të qetë deri në fund me veten. Shpërthimi që mund të bëni ndaj një miku, kolegu apo ndaj gjysmës tuaj më të ëmbël, do t’ju ndihmojë të liroheni nga emocionet negative që ju mundojnë.

Moment reflektimi

Përdoreni këtë ditë të shëmtuar për të reflektuar dhe përpiquni të kuptoni se si mund të ndryshoni ndonjë aspekt të jetës tuaj. Kaloni një moment vetëm me veten, do të jetë më e thjeshtë të shkoni më në thelb të problemit.

Disa menyra efikase per te permiresuar nje dite qe nuk ishte edhe aq e mire.

Jini mirënjohës

Edhe pse dita është negative, jini vazhdimisht të ndërgjegjshëm që ka gjithmonë diçka për t’i qenë mirënjohës dikujt. Ose, kini tendencën të vlerësoni gjithçka, edhe diellin apo faktin që jeni gjallë dhe po merrni frymë. Kushtojini pak minuta kohë bërjes së një liste të vogël të gjërave të bukura të jetës suaj. Në këtë mënyrë, gjendja juaj shpirtërore do t’ju falënderojë.

Ndryshoni ajër

Kur kaloni një ditë të keqe e keni të nevojshme të thithni “ajër të ri”, të ndryshoni diçka. Një skenar i ri ndihmon gjithmonë t’i shihni gjërat me sy ndryshe, sigurisht më pak të ashpër. Kështu do t’ju mjaftonte pak tualet dhe një palë taka të larta e seksi dhe pse jo një shoqërues i ri. Do të ndiheni ndryshe dhe mbi të gjitha, jo të trishtuar, apo të prekur.

Lëvizja

Studime të panumërta dëshmojnë se ushtrimet fizike prodhojnë endorfinë dhe seratoninë, që përmirësojnë humorin. Mjafton një vrapim i vogël ose disa ushtrime në shtëpi për 20 minuta dhe humori juaj do të përmirësohet. Por nëse dëshironi mund edhe të kërceni, apo të përpiqeni të bëni pak balet.

Kujdesuni për veten

Nervozizmi sjell negativitet. Nëse dita është e keqe, mos e humbni aspak kujdesin ndaj vetes. Kini durim me të. Bëni një frymëmarrje të thellë, kjo do t’ju ndihmojë të hiqni një pjesë të mirë të stresit që ju rëndon. Për këtë bën mirë edhe një banjo e nxehtë, një masazh, një libër i mirë ose thjesht një filxhan çaj në një bar.

Disa menyra efikase per te permiresuar nje dite qe nuk ishte edhe aq e mire.

Psikologji sociale. Ditet jo te mira, kerkojne shpirte te qete..

 

SHARE WITH FRIENDS:  
        
          

Komentoni

  • Kalendar

    October 2017
    M T W T F S S
    « Sep   Nov »
     1
    2345678
    9101112131415
    16171819202122
    23242526272829
    3031  
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com