Puthja, pse na pelqen kaq shume, dhe pse ndihemi te lumtur ne ato momente.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Puthja, pse na pelqen kaq shume, dhe pse ndihemi te lumtur ne ato momente.

Puthja, pse na pelqen kaq shume, dhe pse ndihemi te lumtur ne ato momente.

Cili është në të vërtetë qëllimi i puthjes?

Njerëzit janë tepër seriozë kur vjen puna për këtë bashkim buzësh. Një studim i ri në Universitetin e Oksfordit këshillon se procesi i puthjes mund të jetë diçka më shumë nga sa duket.

Puthja, pse na pelqen kaq shume, dhe pse ndihemi te lumtur ne ato momente.

Sipas tyre puthjet janë një provë çiftëzimi, një test shijesh që partnerët e ardhshëm bëjnë me njëri-tjetrin.

Kjo shpjegon edhe faktin se përse femrat dhe meshkujt që e quajnë veten simpatikë pëlqejnë të puthen më shumë se njerëzit e tjerë.

Puthja, që praktikohet pothuajse në të gjithë shoqëritë njerëzore në forma të ndryshme, është akoma një mister për ata që studiojnë sjelljet e çiftëzimit.

Edhe shimpanzetë puthen, por jo me të njëjtin intensitet para dhe pas procesit siç ndodh tek homosapiensët.

Ekzistojnë tri teori se përse ne, ndryshe nga çdo specie tjetër, na pëlqejnë puthjet:

ngjallin emocione,
konsolidojnë marrëdhënie
dhe është një provë e shkurtër për një partner të mundshëm.
Dy kërkues nga departamenti i psikologjisë eksperimentale në Oksford, Rafael Uoldarski dhe Robin Dunbar, kanë siguruar prova për shpjegimet e mëvonshme të hulumtimeve të tyre më të fundit.

Ata organizuan një studim online dhe pyetën rreth 900 të rritur sesa të rëndësishme ishin puthjet për ta në marrëdhëniet afatgjata ose afatshkurtra.

Në përgjithësi, femrat i vlerësonin puthjet më shumë sesa meshkujt. Por burrat që e vlerësonin veten si më tërheqës se të tjerët ose që kishin shumë të dashura, i quanin puthjet si thelbësore.
Kjo ka kuptim sipas shkencëtarëve, meqë si femrat ashtu edhe djemtë e pashëm priren të jenë më përzgjedhës kur vjen puna për t’u çiftëzuar.

Për femrat lindja dhe rritja e fëmijëve është një investim i madh në jetën dhe shëndetin e tyre. Kështu që ato kërkojnë të zgjedhin partnerin e duhur.
Antropologia Helen Fisher është shprehur se speciet që duan vite për të rritur një fëmijë, përfshijnë gjithnjë e më shumë mekanizma të trurit në mënjanimin e dështakëve.

Meshkujt e pashëm janë përzgjedhës sepse kanë fatin të kenë shumë femra përreth. Puthja, thotë skuadra e Oksfordit, mund të jetë gjithashtu një rrugë e testimit të partnerëve të mundshëm.
“Njohja dhe përzgjedhja e partnerit te njerëzit është komplekse”, thotë Dunbar në një deklaratë që tregon punën e tyre. Ajo përfshin një seri periudhash vlerësimi, ku njerëzit e pyesin veten nëse duhet t’i futen më thellë një marrëdhënieje.

Gjykimi më i hershëm bazohet mbi karakteristikat trupore dhe shoqërore. Më pas përllogaritjet për përzgjedhjen e një partneri shkojnë akoma më thellë në shkallën e vlerësimit. Pikërisht në këtë fazë analizohet edhe puthja.

Si mund ta përcaktojë puthja vlerën e një marrëdhënieje të ardhshme? Kjo nuk është e qartë, por disa filematologë (ata që merren me studimin e puthjes) besojnë se gjithçka ka të bëjë me nuhatjen.

Në librin e saj The Science of Kissing (Shkenca e të puthurit) Sheril Kirsenbom citon : Klaus Uidekind që shprehet se femrat janë më të tërhequra ndaj aromës së meshkujve që kanë një kod gjenetik shumë të ndryshëm në sistemin e tyre imunitar. Në një rajon të ADN-së të njohur si kompleksi i pajtueshmërisë së madhe.

Të pasurit e ADN-së së ndryshme nga individi me të cilin po puthesh, i rrit shanset e fëmijëve të shëndetshëm në të ardhmen. Për më tepër tkurrja e dy muskujve gjatë puthjes është më qejf sesa ndërmarrja e një testi gjenetik.

Puthja, pse na pelqen kaq shume, dhe pse ndihemi te lumtur ne ato momente.

Shkencëtarë të tjerë besojnë se femrat lëshojnë një sinjal nëse janë apo jo në fazën e ovulimit. Gjë që ndodh pa vetëdije kur kanë afër një partner.

Kërkuesit e Oksfordit shprehen se është akoma e paqartë nëse puthja ndihmon në :

procesin e vlerësimit të të dhënave mbi shëndetin e dikujt,
përmbajtjen gjenetike,
ciklin menstrual,
pjellorinë,
gjendjen e lëkurës ose gjëndrat e pështymës.
Kështu mund të jepet një shpjegim i mundshëm për puthjen që përmbyll ceremonitë martesore në kishë. Ky akt mund të ketë lindur kohë më parë për të “testuar” nëse martesa do të jepte fryte të mira si nga bashkëveprimi në çift, ashtu edhe nga lindja e fëmijëve.

Femrat që morën pjesë në studim gjithashtu e kategorizuan puthjen si të rëndësishme për marrëdhënie afatgjata. Duke treguar kështu se ishte një mënyrë e komunikimit, kënaqësisë, afeksionit dhe afrimit.

Universitety of Oksford psychology Research results.

Puthja, pse na pelqen kaq shume, dhe pse ndihemi te lumtur ne ato momente.

  
        
          

Komentoni