Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Histori » Albanopolis. Qyteti i Albanëve. Nga Paulin Zefi

Albanopolis. Qyteti i Albanëve. Nga Paulin Zefi

Albanopolis – Qyteti i Albanëve.Albanopolis - Qyteti i Albanëve. Nga Paulin Zefi Historia e Albanopolis 4

Dita nis bukur në kodrën e Zgërdheshit ndërmjet Krujës dhe Fushë-Krujës.  Aty ku ne bëjmë apel në Media gjatë procesit të perlustrimit dhe evidentimit te problematikave që shfaqen mbi rrënojat e qytetit antik Albanopolis (Qyteti i Albanëve).  Kryeqendra e Fisit Ilir të Albanëve, një lokalitet Arkeologjik shumë i pasur dhe vendbanim protourban nga i cili ka marrë emrin Atdheu jonë.

  • Albania

  • Arbanoi

  • Arbnia

  • Arbëria

 

 

Historia e Albanopolis.

Ky qytet i madh përmendet për herë të parë në mesin e shek.të II-të nga astronomi, gjeografi dhe matematicieni i njohur grek nga Aleksandria e Egjiptit (gre.) Klaudios Ptolemaios /(lat.) Claudius Ptolemaeus (87-150)”. Rezultatet që kanë dalë nga gërmimet arkeologjike dëshmojnë dhe saktësojnë se Albanopolis është ndërtuar mbi një bërthamë të hershme protourbane. Kulmin e zhvillimit dhe lulëzimit qytetar e ka arritur në fund të shek.IV-të p.k. duke fituar atributet dhe rëndësinë e qyteteve te tjera antike sic ishin Durrësi dhe Lezha.

Por me një ndryshim shumë të madh pasi Albanopolis është 100% Ilir. Pa asnjë lloj influence Greke apo Romake përvec disa objekteve arkeologjike të cilat përfaqësohen nga mallrat e eksportit si rezultat i shkëmbimeve tregtare shumë intensive që kryente “Qyteti i Albanëve” me qytetet bregdetare dhe brendatokën Ilire.etj.

Albanopolis, Qyteti iAlbanëve u zgjerua gradualisht nga Akropoli (qyteti i sipërm) duke zbritur drejt shpatit perëndimor dhe deri në ultësirë. Aty u ndërtuan dy breza të rinj me mure fortifikues dhe porta monumentale me gurë ciklopikë. Këta gurë janë nxjerrë nga gurorja, gjurmët e së cilës kanë dalë në dritë në pjesën e poshtme të shpatit perëndimor, brenda qytetit antik.

Gjatë luftës së dytë Iliro-Romake (219-218p.k.) Albanopolis u pushtua nga legjionet romake.

Ato  shkatërruan brezin e ri fortifikues por Albanët e ringritën brenda një kohe të shkurtër. Goditjen më të rëndë, Albanët dhe qyteti i tyre i lulëzuar, e pësuan gjatë Luftës së III-të Iliro-Romake (170-167p.k.). Më saktësisht në vitin-168 p.k. Atëherë kur ushtria romake e pushtoi të gjithë qytetin i cili nuk kishte pranuar që të bëhej aleat i P.Romake për të sulmuar vëllezërit e tyre Ilirë (Fiset e tjera) dhe Mbretërinë Ilire me në krye Mbretin Ilir Genti.

Pushtimi romak i vitit-168 p.k rezultoi me shkatërrimin e mureve fortifikuese në pjesën perëndimore të qytetit. Por edhe pas këtyre dëmeve që ju shkaktuan “Qytetit të Albanëve” ,banorët e tij e rindërtuan sërish. Rëndësia e këtij vendbanimi ra gradualisht deri në fund të shek.IV-të kur popullsia e braktisi përfundimisht duke u zhvendosur drejt Krujës së sotme. Kruja ishte një vendbanim tjetër i rëndësishëm i Fisit të Albanëve por jo një qendër urbane e mirëfilltë sic ishte kryeqendra e Albanëve, Albanopolis!.

Si duket Albanopolis sot ?!

Rrënojat madhështore të qytetit Albanopolis përfshijnë një siperfaqe prej 10ha. Duke u bazuar tek gjetjet rastësore të disa objekteve arkeologjike në fushën e Zgërdheshit dhe rrethinat e fshatit Halil, objekte që janë zbuluar dhe kanë dalë në dritë si rezultat i punimit dhe kultivimit të tokës bujqësore. Por edhe gjatë procesit të gërmimit në terren nga banorët e kësaj zone të cilët kanë ndërtuar objekte banimi. Kështu mund të krijojmë bindjen e plotë se ky lokalitet arkeologjik është shumë më i madh sesa sipërfaqja prej 10ha. Tashmë ajo mbrohet me ligj si pjesë e Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare.

Gjatësia e përgjithëshme e strukturave murale antike që janë konservuar deri në ditët e sotme është 1400m. Këtu përfshihen portat antike dhe kullat fortifikuese. Gjëndja e tyre fizike është me të vertetë skandaloze. Kjo si rezultat i mungesës së mirëmbajtjes nga ana e institucioneve shtetërore përgjegjëse përgjatë 3-dekadave të fundit! Sot, kjo gjë kaq e rëndësishme e shtyllës kurrizore të Trashëgimisë Historike-Kulturore dhe Identitetit tonë Kombëtar është braktisur në mëshirën e fatit dhe elementëve natyrorë  !…

Rruga e pa’asfaltuar prej vetëm 2 km të con deri pranë murit të poshtëm.

Ajo gjarpëron në një labirint minoik të tipit Knosos. Një turist apo vizitor i cili nuk ka qene anjëherë në këtë vend, me siguri që do të humbasë në këto rrugë qorre duke mos arritur kurrë në destinacion n.q.s nuk do të ishte i shoqëruar nga një banor vendas ose një njohës i mirë i zonës. E vetmja tabelë orientuese (mezi lexohet) ndodhet pranë rrugës nacionale që lidh qytetin e Krujës me Fushë-Krujën!…

Sapo arrin pranë strukturave murale antike të qytetit të poshtëm, të shfaqet përpara syve një tabelë orientuese ngjitur me muret e tipit trapezoidal qe janë të mbuluar nga bimësia. Menjëherë kur kalon pragun e portës antike duke u ngjitur për tu futur brenda hapësirës së qytetit, mahnitesh nga një lëndine e gjerë e mbuluar me bar deri në gju. Pamja shëmtohet tek pjesa ku është e mbjellur me ullinj, pasi aty ekzistojne linja të gërshetuara me gardhe të ndërtuara me hunj, tela e ferra!…

Sapo fillon ngjitjen e shpatit në drejtim të Akropolit nëpër disa monopate te crregullta me shkallë të gdhendura mjeshtërit mbi shkëmbin gëlqeror të mbuluar me ferra, pikërisht aty fillon edhe mallkimi më i madh i Albanopolit. Gërmimet pirate nga kërkuesit maniakë të thesareve imagjinare”,dhe pamje të tilla kaq tronditëse të shoqërojnë deri pranë pikës më të lartë të masivit shkëmbor tek hapësira e Akropolit,por sidomos pranë absidës së Kishës ku kanë hapur një gropë të thellë gati 1.20m.etj.etj.

Si rezultat i mungesës së gjatë të ndërhyrjeve konservuese, restauruese dhe konsoliduese, muret antike kanë arritur deri në një shkallë aq të lartë amortizimi. Pjesa më e madhe e gurëve ciklopikë kanë rrëshqitur duke u spostuar nga struktura murale përkatëse. Gjithashtu një numër shumë i madh prej tyre, janë shkëputur perfundimisht duke u rrëzuar dhe rrokullisur përgjatë shpatit perëndimor. Aq më keq kur bëhet fjalë për blloqet të cilët kanë rënë në greminë tek pjesa e thepisur. Normalisht që kjo pjesë mundet të konsiderohen si të parikuperueshëm!…

Me pak fjalë, është e pafalshme, e papranueshme, e pakonceptueshme, e turpshme. Kjo është një fatkeqësi e madhe Kombëtare. Ky Sit Arkeologjik kaq i pasur dhe i rëndësishëm sidomos falë peshës simbolike dhe specifike që mbart, të vazhdojë që të trajtohet në këtë lloj mënyre!…..

Për detaje të tjera, ju njoftoj që mundet të ndiqni edhe prononcimin tim në TV-Kombëtare, reportazh dhe kronika që do të vazhdojnë të transmetohen duke nisur që nga dita e sotme.

Me shumë respekt nga Paulin Zefi

Komentoni