Nuk fryn me ere, e nxehte do jete kjo vere...
Home » Historia ime » Nuk fryn me ere, e nxehte do jete kjo vere…Kur jam pa ty

Nuk fryn me ere, e nxehte do jete kjo vere…Kur jam pa ty

Nuk fryn me ere, e nxehte do jete kjo vere…

U ngrita papritur nga gjumi i thelle i kesaj dite vere. Tingujt e nje muzike qe vinte nga jashte me zgjuan. Hapa perden te shikoj ne oborrin e shtepise se vjeter te femijerise sime. Nje makine ishte parkuar perpara deres. Dera e makines ishte e hapur. Tingujt e muzikes ishin mjaft te forte. Mund te kisha shume kohe pa e degjuar ate kenge. E njihja por per momentin nuk me kujtohej emri i kengetares.

U mundova te shikoj se kush ishte brenda ne makine. Dielli i forte me ndalte shikimin e qarte te fytyres se nje njeriu qe kishte mbeshtetur koken ne sendile dhe shijonte tingujt e kenges. U vesha me te shpejte dhe dola te dera e shtepise. U drejtova per te makina. Hapat i hidhja te ngadalte. Nuk e njihja makinen qe ishte te dera e shtepise sime.

Nuk fryn me ere, e nxehte do jete kjo vere...Kur jam pa ty

 

Nje dore u kap te dera e makines dhe fytyra jote doli perpara syve te mi. U shtanga. Ishe ti. Syte m’u mbushen me lot por nuk e dhashe veten. Te shikoja nga larg dhe akoma nuk e besoja qe ti ishe aty. Ndonese fytyra jote kishte nje buzeqeshje te bukur, une vazhdoja te shikoja me cudi. Nuk e dija nese duhej te besoja qe ishte e vertete ikona qe kisha perpara syve. Ti kisha ngulur syte dhe vetem shikoja.

Te te puth pak te gusha… ??? Keshtu e theve heshtjen ti. Dhe me e bukura ishte se qeshje.

Nuk e di se si e more guximin te flasesh. Ashtu me thoje gjithnje sa here me shikoje. Une akoma isha e hutuar. Qendroja aty dhe mundohesha te gjeja fjalet e para qe duhej te te thoja. Nuk po e besoja veten. Hodha disa hapa me perpara per t’u afruar. Qendrova. Jo shume larg. Isha vetem nje pellembe nga fytyra jote. Fjalet nuk me dilnin por …

Ngrite doren duke e vendosur mbi faqen time. Me kishe paralajmeruar per kete. Me kishe thene qe keshtu do ishte vetem fillimi. Faqja ime ishte ndezur flake. Nuk e di se sa mund te kishte shkuar temperatura e faqes sime ne ate moment. Tani po besoja qe ti ishe vertete aty. O Zot sa me kishe munguar. Zgjate edhe doren tjeter mbi faqen time. Me terhoqe drejt vetes duke ma mbeshtetur koken mbi kraharorin tend. U ndjeva mire. Shume mire. U qetesova. Mora fryme shume thelle.

Nuk e di sa shume te kam shtrenguar.

Mbase te kam ndaluar edhe frymemarrjne per disa momente, por ti nuk the asnje fjale. Sa me kishte munguar ky moment. Zemra filloi te rrihte fort. Rrahjet e saj ishin shpeshtuar nga gezimi i papritur qe me kishe dhuruar. Mbaj mend qe te thashe : te kam shpirt. nuk e di se si me doli.

Fillova te terheq hapat zvarre duke iu drejtuar shtepise. Me dore shtyva deren e makines qe te mbyllej. Te kisha shtrenguar fort sikur kisha frike se do me ikje serish. Sa me shume te shtrengoja une, aq me shume kapeshe pas trupit itm edhe ti. E cuditshme. E pabesueshme qe ti kishe ardhur te me shikoje. Shume here me thoje qe mos kem besim te ti. Por ja qe une kisha besim me sy mbyllur tek ty.

Hyme brenda ne shtepi. Nuk e di se cfare duhej te beja me perpara. Te te qerasja dicka meqe ishte edhe vape. Nuk mund te shkeputesha nga shtrengimi yt. Desha te terhiqem por ti me ktheve me fytyre nga vetja. Ndjeva frymemarrjen tende shume afer. Aq afer sa hapa buzet e para duke te kafshuar buzen.

Jo per gje por me kete kercenim filloje shprehjen e pare te dites sapo me shikoje. Ti ndiqje levizjet e mia. Dora jote ne faqe me jepte nje ndjesi qe rralle njerez ne bote kane mundesine ta perjetojne. Por une isha njeriu me fat.

Nuk fryn me ere, e nxehte do jete kjo vere...Kur jam pa ty

Puthja jone vazhdoi deri kur u zgjova papritur nga kjo enderr e bukur. Hapa syte me gjithe forcen dhe vura re se vetem une isha ne ate dhome. Muret e bardha dhe arushi im i stermadh qe me dukej se me kishte ngulur syte shikonte me cudi. Nuk po besoja syve qe kisha pare nje enderr. Nje deshperim me kaploi. Frymemarrja ime u ndalua. Vetem lotet me shpetuan nga ajo situate e papritur.

Ku je, sepse dua te te flas – u degjua nje ze ne dhome. ishte zeri im. Sapo kisha nxjerre nje psheretime nga zemra. Kapa telefonin, gjeta numrin tend dhe fillova te shkruaj.

I dashur njeri. Edhe pse je larg meje dua te dish qe une te dua shume. Edhe pse nuk ta them kjo nuk do te thote se nuk te dua. Por ti mundohu te kuptosh shikimin tim. Mundohu te kuptosh rrahjet e zemres sime. Mezi pres momentin qe te jem ne krahet e tu. Dua te kafshoj buzen tende. Faleminderit qe me bere te enderroj.

U mundova te fle gjume serish por ishte e pamundur. Edhe pse kenga jote thoshte qe nuk fryn me ere, nje fllad i lehte filloi te frynte.

Nuk fryn me ere, e nxehte do jete kjo vere...Kur jam pa ty

Mora nje mesim edhe pse ajo ishte vetem nje enderr.

Qe shume here duhet ti japim vetes mundesine te jetojme cdo moment ashtu sikur na vjen. Asnjehere nuk ka “nje here te dyte”.

Nga F.Baja

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    September 2017
    M T W T F S S
    « Aug   Oct »
     123
    45678910
    11121314151617
    18192021222324
    252627282930