Kur puthja ne vend te kenaqesise te jep bezdi.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Kur puthja ne vend te kenaqesise te jep bezdi.

Kur puthja ne vend te kenaqesise te jep bezdi.

Kur puthja ne vend te kenaqesise te jep bezdi.

Puthja është mënyra sesi dy njerëz shprehin dashurinë e tyre kur ata nuk e shohin njëri-tjetrin. Por kur mund të ndiejnë gjithçka. Të shkëmbesh një puthje me dikë është një veprim shumë emocionues, pasionant, të lë një shije të re dhe të këndshme. Por ka edhe raste kur kjo nuk ndodh.

Thuhet se një puthje vlen sa një mijë fjalë. Por mendohet që një puthje e keqe vlen sa 10 000 më shumë. Kështu, falë një studimi të ri, zbulohet se çfarë pasojash mund të lënë puthjet e pakëndshme te personi tjetër.

Autorët e studimit anketuan 400 meshkuj e femra dhe i pyetën sesa rëndësi kishte një puthje për ta. Sa ndikonte kjo te lidhja e tyre dhe cilat ishin puthjet më të neveritshme sipas tyre.

Gjatë puthjes, qindra nerva i përgjigjen kontaktit që krijohet. Duke sajuar kështu në trurin tonë ndjenjën e shijimit dhe efekte të tjera, si për shembull fishekzjarrë imagjinarë.

Nëse një puthje shkon mirë, atëherë dihet se edhe takimet do të ndjekin njëri-tjetrin dhe personat do të bashkohen gjithnjë e më shumë.
Nga ana tjetër, nëse një puthje shkon keq, takimet le të themi se kanë marrë fund.

Vullnetarët në studim u shprehën se puthjet ishin shumë të rëndësishme për ta dhe se ishin faktori vendimtar që ndikonte në vazhdimësinë e lidhjes së tyre.

Në listën e përgjigjeve të tyre u zbuluan dhjetë rastet kur një puthje ishte shumë e pakëndshme.
Mesa duket puthjet më të shpifura ndodhin me duhanpirësit. Kur vjen puna për takimet e para, këto lloj puthjesh i fshinë të gjitha perspektivat e vazhdimësisë së mundshme.

Kur puthja ne vend te kenaqesise te jep bezdi.

Duke përjashtuar puthjet me shumë pështymë që ishin ndër përgjigjet më të përgjithshme për puthjet e shpifura. {Arsyeja më kryesore ishte përdorimi i duhanit}.

Nga të anketuarit, rreth 20 për qind u përgjigjën se puthjet më të neveritshme i kishin shkëmbyer me duhanpirësit.
Askush nuk i pëlqen këto lloje puthjesh.

Një djalë tregon historinë e tij me një vajzë që e pëlqente në universitet. Ai kishte kohë që ishte marrosur pas saj, por kur iu dha mundësia ta puthte, djalit iu vështiros, pasi ajo ishte një duhanpirëse dhe siç u shpreh ai : Gjuha e saj kishte shijen e një tavlle.

Studimi zbuloi se një nga faktorët fizikë më të pakëndshëm të puthjeve, është duhani.  I cili mund ta bëjë personin tjetër të mendohet dy herë përpara se të puthë përsëri.

Ndër dhjetë faktorët që e kthejnë një puthje në të shpifur janë :

  • 20 për qind fryma e duhanit,
  • 15 për qind herpesi,
  • 13 për qind aroma e trupit (era djerse),
  • 12 për qind buzët e thata,
  • 11 për qind dhëmbët e prishur,
  • 10 për qind lëkura e yndyrshme,
  • 8 për qind dhëmbët e mbushur,
  • 5 për qind qimet (fytyre me qime, ose meshkuj me mustake)
  • 4 për qind mjekra
  • 2 për qind përtypja e çamçakëzit (kur çamçakëzi perfundon ne gojen e tjetrit)

Ekspertët e takimeve mendojnë se fryma e keqe e cigares e kryeson listën, sepse është një faktor afatgjatë, që pavarësisht përdorimit të çamçakëzit apo larjes së dhëmbëve, nuk ikën. (psychology-results).

Kur puthja ne vend te kenaqesise te jep bezdi.

  
        
          

Komentoni