Shqiptari VASILE LUPU (Ujku) ose Vasil Koci (1595-1661) - Vojvoda i Moldavise 3
Home » Studenti Online » Dega Histori » Shqiptari Vasile Lupu (Ujku), ose Vasil Koci – Vojvoda i Moldavise. Histori

Shqiptari Vasile Lupu (Ujku), ose Vasil Koci – Vojvoda i Moldavise. Histori

Vasil Koci ose Vojvoda i Moldavise sundoi me dore te hekurt te gjithe kete rajon ndermjet viteve 1634-1653. Fale potencialit ushtarak dhe pasurise perrallore qe ai grumbulloi rreth vetes se tij, i krijuan kushtet qe te pretendonte per ringjalljen e fronit te Perandorise Bizantine. Kjo pasi ta clironte Kostandinopojen (Stambollin) nga kthetrat e Perandorise Osmane.

Shqiptari VASILE LUPU (Ujku) ose Vasil Koci (1595-1661) - Vojvoda i Moldavise

I fuqishmi Vasile lupu njihet si njeriu me i pasur i kohes se tij ne te gjithe lindjen e Krishtere (Ortodokse).

  1. Njeri shume i zgjuar nga natyra, i mirearsimuar dhe shume i zhdervjellet ne ndertimin e raporteve diplomatike me te gjitha fuqite e medha te kohes.
  2. Ligjvenes i Moldavise dhe Vllahise
  3. Udheheqes politik dhe ushtarak

Sundimi i tij u karakterizua nga shkelqimi, madheshtia dhe fama nderkombetare. Ai ishte nje administrator i shkelqyer dhe ndertuesi i disa prej monumenteve me te rendesishme ne Moldavi si:

  • Manastiri vezullues i Tre Hierarkeve ne qytetin Jashi (Iasi)
  • Kisha e Shen Lviv-it
  • Kisha e Shen Premtes (Parashqevia)

Ishte mbrojtes dhe promovues i kultures dhe artit. Ai themeloi Universitetin “Academia Vasiliana“. Ky institucion arsimor i cili do te zgjaste deri ne vitin 1821, i njohur si Scoala mare domneasca. Sot njihet si Kolegji Vasilian. Gjithashtu krijoi nje numer te konsiderueshem shtypshkronjash.

Shqiptari VASILE LUPU (Ujku) ose Vasil Koci (1595-1661) - Vojvoda i Moldavise 4

Vasile Lupu perfaqeson hartuesin me te njohur te ligjeve te kodifikuara ne Historine e popullit Rumun. Jane ato ligje te cilat i ka hartuar ai vete. Kjo kushtetute e re eshte shtypur dhe publikuar ne Moldavi (qyteti Jashi) ne vitin 1646 dhe qe njihet me emrin Carte Româneasca de învatatura. Ne shqip do te thote: Libri rumun i te mesuarit. Me emrin popullor njihet si Pravila lui Vasile Lupu (Kodi i Vasile Lupu). Vasile Lupu u orvat per te shkaterruar Perandorine Osmane. Ai u veteshpall si pretendenti i vetem per fronin e Perandorit te Bizantit pasi te clironte qytetin e Kostandinopojes nga Perandoria Osmane.

Por:

  • konfliktet dhe intrigat e brendshme per fronin e Moldavise
  • pabesia e miqve te tij me te besuar
  • lufta e panderprere me Princin Matei Besarab
  • taksat e renda

Keto shkaktuan revolten e fuqishme te bojareve vllehe dhe moldave. Keshtu e detyruan qe te braktiste fronin e praruar te Moldavise dhe pasi u largua ne mergim. Vasile Lupu u kap nga forcat osmane. Ai u denua dhe nderroi jete duke i dhene fund mjerimit te tij me permasa biblike. kjo ndhodhi kur torturohej duke u mbajtur ne paraburgim ne burgun turk Yedikule ne qytetin e Stambollit (Konstandinopoja).

Shqiptari VASILE LUPU (Ujku) ose Vasil Koci (1595-1661) - Vojvoda i Moldavise 3

Vasile Lupu ishte me origjine te paster Shqiptare dhe me konkretisht nga Familja Shqiptare Coci (Koci). Kjo familje kishte emigruar ne fshatin bullgar “Arbanasi“. Te gjithe banoret edhe sot njihen si minoriteti Shqiptar i Bullgarise. Gjyshi i tij quhej “Kostandin” dhe na del me dy mbiemra si : “Coce dhe Coci”. Ai ishte nje tregtar ortodoks nga Shqiperia e jugut (Toskeria) dhe gruaja e tij quhej “Katerina“.

Kostandin Coce ose Coci ishte vendosur ne kolonine shqiptare te Arbanas-it rreth gjysmes se pare te shek.XVI-te.

Ne Arbanas te Bullgarise lindi djali i tyre dhe babai i Vasile Lupu i cili quhej “Nicolae Coci (Nikolle Koci)”. Nikolle Koci pasi u martua me nje grua vllahe (Rumune). U transferua per te jetuar ne Vllahi dhe Moldavi ku fale aftesive te tij te jashtezakonshme u be nje anetar shume i rendesishem i Fisnikerise moldave ne vitin 1593. Nderkohe qe djali i tij Vasili (Vasile Lupu) ishte vetem dy vjec. Vasile Lupu u rrit ne gjirin e aristokracise se pasur moldave dhe u brumos me traditen greko-bizantine nen influencen e fuqishme te Kishes Ortodokse. Gjithashtu karakteri i tij luftarak u farketua ne kudhren e luftetareve Shqiptare te cilet ishin miqte dhe njerezit me te besuar te babait te tij.

Vasile Lupu krijoi rreth vetes se tij, imazhin e nje heroit te persosur moldav dhe si nje lord-protektor i popullit moldav dhe vlleh ku adhurohej si shpetimtar.

Ai ishte shume i afte per te shfrytezuar cdo rrethane te volitshme per te ngjitur shkallet e hierarkise se pushtetit absolut. Per te forcuar dhe konsoliduar sundimin e tij por edhe per te garantuar mbrojtjen dhe lirine e nenshtetasve te tij moldave & vllehe. Karriera e tij politike dhe ushtarake nis me nje pozicion te larte si njeri shume i besuar i te mirenjohurit Miron Barnovschi. Fale aftesive te tij te jashtezakonshme por edhe ne saje te intriges (po citoj dicka te vertete) ai u zgjodh si pasues i ketij princi. Kjo u be nepermjet nje grushti shteti te organizuar nga bojaret vendas ne shenje pakenaqesie kunder konkurences greko-ortodokse dhe Levantine te kohes.

Shqiptari VASILE LUPU (Ujku) ose Vasil Koci (1595-1661) - Vojvoda i Moldavise 2

Vasile Lupu ne fillim ishte kundershtari i Kishes greko-ortodokse.

Gradualisht mori atributet si mbrojtesi i saj me i devotshem. Ai ndertoi e rindertoi disa Kisha dhe Manastire ne te gjithe territorin e sunduar prej tij ne Moldavi & Vllahi. Keshtu mbante shume te ngushta me Patriarkanen e Kostandinopojes. Armiqte e tij me te fuqishem ishin:

  1. Princi Matei Basarab
  2. Pashai i fuqishem i Silistras, Mehmet Abza Pasha

Me te parin u zhvillua nje lufte e vazhdueshme, atentate te deshtuara por edhe intriga.

Ndersa me pashain e fuqishem Mehmet Abza Pasha dhe me Perandorine Osmane ne pergjithesi, ai perdori nje strategji politike shume te rafinuar. Nga njera ane ushtronte presion dhe nga ana tjeter ju dergonte dhurata shume te cmuara. Vasile Lupu realisht ndoqi nje politike greko-ortodokse duke arritur deri ne ate pike sa te kerkoje qe te shpallet Perandori i ri i Bizantit me bekimin e plote te Patriarkanes se Kostandinopojes.

Por nje pretendim i tille i tejkalonte te gjitha mundesite e tij pasi per te realizuar dicka te ketyre permasave. Nuk mjaftonte vetem pasuria e tij perrallore por nevojitej nje ushtri shume e fuqishme. Gjithashtu edhe nje koalicion i madh anti-osman qe ishte praktikisht i parealizueshem ne keto rrethana kaq te disfavorshme. Kjo sepse Perandoria Osmane po perjetonte kulmin e saj te fuqise!

Ushtria e Vasile Lupu pesoi dy disfata rradhazi ne vitin 1639 ne betejat e zhvilluara kunder rivalit te tij Princi Matei Besarab ne Ojogeni dhe Nenisori. Te dy po luftonin per tu ngjitur mbi fronin e Bukureshtit. Ndersa ne vitin 1653 gjate betejes se zhvilluar ne Finta, ketu perjetoi nje disfate katastrofike. Ajo shkaktoi dobesimin e plote dhe te pariparueshem te potencialit ushtarak dhe pozitave te tij ne raport edhe me vete popullin moldav dhe vlleh….

Shqiptari VASILE LUPU (Ujku) ose Vasil Koci (1595-1661) - Vojvoda i Moldavise 1

Menjehere pas disfates katastrofike qe pesoi ne betejen e tij te fundit, qe u zhvillua ne Finta kunder Vasile Lupu ,u rebeluan po te njejtit bojare moldave te cilet e kishin vendosur ne fron ne vitin 1634. Pasi e rrezuan nga froni e zevendesuan me nje Princ vlleh i cili quhej Gheorghe Stefan. Arsyeja e vertete qe i shtyu bojaret moldave ne kete rebelim kunder sundimtarit te tyre Vasile Lupu, ishte pakenaqesia e jashtezakonshme qe ai kishte krijuar tek te gjithe nenshtetasit e tij. Kjo vinte si rezultat e taksave shume te larta te cilat e varferuan se tepermi pjesen derrmuese te nenshtetasve te tij ne Moldavi dhe Vllahi.

Gjithsesi Shqiptari i fuqishem Vasile Lupu ka lene nje trashegimi te pacmueshme per te gjithe Rumanine e sotme moderne. Sidomos per rajonin e madh te Moldavise dhe vete ish republiken sovjetike te Moldoves (Moldavia lindore dhe Besarabia).

Nga Paulin Zefi

  
        
          

Komentoni