Vendet qe do ju dhuronin perendimin e diellit me te vecante.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Vendet qe do ju dhuronin perendimin e diellit me te vecante.

Vendet qe do ju dhuronin perendimin e diellit me te vecante.

I cilësuar si tepër romantik,

fenomeni natyror i perëndimit të diellit

i shkrin zemrat e njerëzve duke i lënë të magjepsur përpara shndërrimit të diellit në vullkan drite, llava e të cilit rrjedh në të gjithë botën në kohë të ndryshme, por me pamje që mbetet gjithnjë mahnitëse

Vendet qe do ju dhuronin perendimin e diellit me te vecante.

 

1. Mandalej, Mjanmar

Kur dielli perëndon në urën më të gjatë prej druri në botë, shfaqet pamja e një prej perëndimeve më piktureske në botë. Ura “U Bein” që ka marrë emrin e ish-majorit U Bein, është 1.2 kilometra e gjatë dhe ndodhet mbi liqenin Laungthaman. Ura është shumë e populluar gjatë ditës prej murgjve budistë dhe vendasve, por me afrimin e muzgut pamja qartësohet. Fluturime të përditshme lidhin Mandalejn me qytete të tjera të mëdha në Mjanmar.

2. Rezervati Kombëtar Maasai Mara, Kenia

Fjala “e magjishme” mund të jetë shpikur në Maasai Mara. Gjatë perëndimit të diellit, savana e populluar nga kafshë të ndryshme kthehet në një vend të zjarrtë, duke e bërë një pamje perfekte. Koha më e mirë për të shijuar perëndimin e diellit në rezervatin natyror të Kenias është nga korriku në tetor, kur ndodh migrimi vjetor i zebrave, gazelave dhe kafshëve të tjera të egra nga Mara në Serengeti. Balonat janë një mjet i rrallë nëpërmjet të cilave mund të shijohet pamja e rezervatit.

3. Uluru dhe Kata Tjuta, Australi

Shkëmbi i Ulurusë ngrihet 348 metra mbi nivelin e shkretëtirës, shtrihet pesë kilometra dhe ka një perimetër prej 9.4 kilometra. Kata Tjuta përbëhet nga një gamë prej 36 llojesh të ndryshme shkëmbinjsh 36 kilometra në perëndim të Ulurusë. Parku kombëtar është një zonë e mbrojtur nga UNESCO. Shkëmbi Uluru duket se e ndryshon ngjyrën me afrimin e perëndimit.

4. Aci Trezza, Itali

Aci Trezza është një fshat peshkimi në bregun lindor të Sicilisë. Është vendi që përmendet në romanin “I Malavoglia” të Giovanni Verga. Ishujt e Ciklopit, tre shkëmbinj prej bazalti, janë pika kryesore që tërheq turistë. Sipas legjendës këta shkëmbinj u hodhën nga Polifemus ndaj Uliksit.

5. Kanioni i Madh, Arizonë

Miliona njerëz vizitojnë çdo vit Kanionin e Madh 44 kilometra të gjatë dhe 29 kilometra të gjerë për të parë perëndimin e diellit. Pika Hopi, ku mund të duken edhe shtresat e shkëmbit, është një nga vendet më të mira për ta fotografuar perëndimin.

6. Dubai, E.B.A

Nuk ka eksperiencë të ngjashme me shijimin e perëndimit të diellit në shkretëtirë nga kurrizi i një deveje në Dubai. Dunat e rërës, horizonti i pafund dhe ecja e ngadaltë, plotësojnë kornizën e një perëndimi klasik arab. Hotelet luksoze që ofrojnë oaze të mrekullueshme për turistët, e bëjnë edhe më çlodhës mjedisin.

7. Liqeni Uest, Hangzhou, Kinë

Liqeni Uest ofron pamjen më të bukur të rrezeve të fundit të diellit në Kinë. Faltorja që është pjesë e rëndësishme e skenës së perëndimit, ia shton akoma më shumë misterin, pasi sipas legjendës në të është burgosur Zonja e Gjarprit të Bardhë. Faltorja u ndërtua fillimisht në vitin 975 për të nderuar lindjen e princit e Mbretërisë Wu. U shemb në vitin 1924 dhe u rindërtua në vitin 2002.

8. Guanshan, Kenting, Tajvan

Një perëndim guanshanian është pika më e madhe tërheqëse për vizitorët në Taivanin jugor. Guanshan është një mal 152 metër i lartë brenda Parkut Kombëtar Kenting, që ofron një pamje magjepsëse të Gadishullit Hengchun.

9. Oia, Santorini, Greqi

Pika më e lartë e qytetit të Oia-s është një destinacion shumë i njohur për perëndimin e diellit. Shkëmbi poroz vullkanik dhe shtëpitë bardheblu, me sfond detin Egje, e bëjnë Santorinin një nga më të fotografuarit në botë.

10. Rapa Nui, Kili

Rreth 3700 kilometra larg bregut kilian në Oqeanin Paqësor, në ishullin më lindor polinezian, ndodhen statujat prej guri të kulturës Rapa Nui që prej shumë shekujsh e kanë parë perëndimin e diellit nga një këndvështrim i lashtë dhe stoik. Statujat janë vendosur aty në vitet 1400-1600, duke e bërë perëndimin në këtë vend të ndihet i ndryshëm. Shqip.al

Vendet qe do ju dhuronin perendimin e diellit me te vecante.

  
        
          

Komentoni