
Te gjithe prinderit por jo vetem entuziazmohen pas nje femije te vogel. Butesia dhe brishtesia e tij eshte lakmuese disi. Por edhe tunduese si pjesa me e frikshme ne kete rast.
Nese zgjodha kete fjale nuk dua te ju le kurioz se perse ishte pikerisht kjo. Ndaj dua te jua sqaroj me poshte ne menyren me te thjeshte te mundshme.
Po marr ne shembull rastin kur kemi prane nje femije (Mosha 2-4 vjec te cilet kane edhe instiktin e vetembrojtjes me te pazhvilluar). Te gjithe do te suleshim per ta puthur. (Qe ne te shumten e rasteve vec puthje qe nuk eshte) Ne e lendojme ate femije duke u perpjekur ti shprehim tere dashurine qe kemi. OSe ose thjeshte shfryejme nje deshire qe kemi ne ato momente. Mbase me te vertete terhiqemi nga bukuria dhe butesia e femijes, por shpesh mendjen nuk e kemi tamam tek ai femije. (Shpesh i puthim ato, ne mall te nje femije qe se puthim dot).
Gjithsesi, po drejtohem me nje fraze per prinderit : Mos i puthni femijet vend e pavend DHE as te tjeret mos i lini ta bejne kete gje. Eshte e demshme per femijen tuaj.
Nese puthja qe do dhuroni eshye intensive i jep me shume frike sesa kenaqesi femijes. A e kuptoni se ne kete rast femija do te mendoje se ju kerkoni ta hani. Dhe e kafshuara per ate eshte e dhimbshme. Keshtu ne te shumten e rasteve pas frazes : Hajde te puth, femija shperthen ne lot. Eshte e logjikshme disi. Ju do e hani ate. Madje ndihuni me fat se nuk shqiperon fjalet qe i thoni. Ai do te terrorizohej nese do te kutponi fraza
Gjate moshes se foshnjerise apo femijerise, femia ka si organ njohes gojen. Sic e dini, ose sic e shihni nje femije, cdo gje e fut ne goje. Duke kerkuar ne kete menyre qe ta njohe. Dhe vetem pasi ta kete prekur me gjuhe dhe me mishrat e dhembeve do i duket sikur i perket asaj gjeje ose sikur eshte e vetja.
Tani mendoni dicka. Cfare do ye mendoje femija, kur te jete ne doren tuaj dhe po i afroheni me buze te hapura??? Harrojeni se do prese nje puthje nga ju. Ai do mendoje se ju do e hani, sikur ben edhe ai vete me objektet perreth. Gjithnje do kete bindjen se te rriturit do te bejne te njejten gje me te, sic ben ai me sendet.
Duhet gjithashtu te kuptoni se veprimet te parendesishme ne dukje demtojne rende sigurine dhe vetebesimin e femijes. Madje edhe pse jane veprime dashamirese dhe pozitive (per ju), femijes mund ti rrenjosen si trauma. Nje femije po u rrit i pasigurt, nuk do te jete nje i rritur prepotent dhe ne funksion te te tjereve. Apo edhe te kerkoje te kete njerez ne funksion te tij. Te qenit ne funksion, apo te kesh nevoje per te patur njerez ne funksion, eshte privim lirie. Eshte ti mohosh femijes shijen e barazise dhe te qenit i barabarte midis te barabarteve.
Sa me shume kujdes me veprimet qe beni. Mund te demtoni femijen tuaj duke dashur ti tregoni se e doni fort. Edhe nese jeni ne publik, kerkoni me miresjellje nga njerezit prezent te mos e puthin femijen nese ai nuk do. Shpesh femijet refuzojne. Thone nje jo te prere, e nese nuk kane folur akoma, do te shtremberojne fytyren apo te nisin te qajne. Keto jane sinjale qe ai ka frike ne ato momente. Nese ju thoni qe : Mos e puth sepse nuk i pelqen, sigurisht qe nuk do te keqkuptoheni nga askush.
Nderkohe qe nese femija eshte 3-4 vjec, atehere eshte me e lehte. Mund ti kerkoni leje vete atij. Ta pyesni nese mund ti dhuroni nje puthje!! Ose thjeshte puthini doren apo ne koke. Nuk eshte mungese dashurie nese nuk e puthni femine me force dhe me ‘dhune’..
Gjithcka eshte ne doren tuaj prinder!