Ne cilat situata keni me te vertete nevoje per ndihme psikologjike.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Ne cilat situata keni me te vertete nevoje per ndihme psikologjike.

Ne cilat situata keni me te vertete nevoje per ndihme psikologjike.

Psikologjia – shkenca qe studion karakteristikat e formimit, shfaqjen dhe zhvillimin e proceseve dhe karakteristikat mendore te njeriut.

Po psikologet?

Psikologet besojne se te gjithe i fshehim burimet qe jane te nevojshme per zgjidhjen e problemeve te caktuara. Por, per disa arsye, ne disa situata te vecanta personi nuk eshte ne gjendje per te perballuar veshtiresite psikologjike. Ai nuk eshte ne gjendje per te marre vendime te drejta, te kuptojne veten ose nje te dashur, humbet udhezimet e jetes etj.

Në rastet kur jeta e humb kuptimin, dhe gjithcka ju paraqitet ne nje drite te zymte, ju keni nevojë për ndihmë profesionale të një psikologu.

Pergjithesisht jemi mesuar te marrim nje filxhan caji dhe te strukemi diku ne qoshe te dhomes. Por asnje problem nuk ka zgjidhje nese ai shtyhet pafundesisht ne kohe. Ndaj cfare duhet bere? Te zhvishet nje here e mire ai ‘jeleku’ i turpit dhe te shprehemi pa frike. Se paku te gjejme dike qe na degjon me vemendje te perqendruar ndaj nesh.
Te gjithe ne gabojme me sensin e turpit per te kerkuar ndihmen e nje psikologu. Kjo mund te behet e demshme psikologjikisht per ne. Mireqenia nuk eshte vec nje trup i veshur bukur, apo nje fytyre e kuruar. Mireqenia eshte ne menyren sesi ti ndihesh me jeten qe ben.
Sa per koston…. Nje psikolog nuk pasurohet me punen qe ben. Ndaj duhet te jeni te bindur se seancat e keshillimit apo terapise per ju nuk do te ju kushtojne shume. Ndaj beni mire te mos e merrni si justifikim perse nuk beni seanca.
 
Asgje nuk eshte e lehte nese nuk perballeni me forcen e brendshme per ta mposhtur ate.

Se pari luftoni te gjeni paqen shpirterore te mendjes dhe te rizbuloni gezimin e jetes per ju.

Psikologu nuk eshte magjistar. Keshtu qe mos prisni qe me miresine e tij te ju zhduke te gjitha problemet. E gjithashtu nuk eshte as mjek. Ndaj mos u nisni drejt tij, me deshiren per te marre nje recete me ilace qe do ju lehtesojne problemet.  Detyra e tij – eshte qe te ofroje alternativat me te mira e te cilat jane te pranueshme dhe te perballueshme per ju qe te kaperceni veshtiresine qe keni perpara..

Shpesh ngaterrohet koncepti i nje psikologu dhe nje spikiatri. nese ju i thoni dikujt se do shkoni tek psikologu, ai do ju qeshe dhe do thote se jeni semure nga mendja. Por kjo eshye dicka e gabuar dhe ju e dini kete. Gjithnje do te jeni ne perpjekje per ti bere takiemt ne fshehtesi duke mos dashur ta dine se ju jeni ‘semure nga mendja’.. Te perpiqemi ti shpjegojme pak gjerat..
Perderisa nje psikolog ne menyre kategorike nuk ka te drejte te jape receta qofte edhe per antidpresant, do te thote se ai nuk ka te drejte te merret me dike qe ka probleme mendore. Kete pune ne kete rast e ben psikiatri. E nese ke nevoje per psikiater kete e verteton me vone.
 
Te gjithe kalojme ne jete nje moment te veshtire, te cilin nuk e menaxhojme dot vete. Kjo gje nuk na ben dot te semure mendor. Paaftesia per te drejtuar veten, pasi kemi kaluar nje traume psikologjike, eshte dicka shume normale.
Sikur nuk ecim drejt pasi kemi thyer kemben, nuk mund te zgjohemi te nesermen e nje traume sikur te mos kete ndodhur asgje.

Gjithcka qe i ben kthese normalitetit te diteve tona, ndikon ne mireqenien tone psikologjike. Eshte e rendesishme per te kuptuar se asistenca psikologjike bazohet ne deshuren vullnetare te personit qe ka nevoje per ta marre ate. Madje asnje rregullore shendersie, apo ligjore, nuk te detyron ty ti nenshtrohesh nje ndihme psikologjike. Kjo eshte vetem ne doren e personit.

Ndihma qe psikologu jep, varet nga ndihma qe klienti kerkon. Nese deshironi permiresim te gjendjes shpirterore, keni gjetur vendin e duhur. Edhe nese keni nje veshtiresi ne vendimarrje, nje psikolog do ju ndihmoje bindshem. Por mos prisni te shkoni tek psikologu qe tu mesoje truqet sesi te martoheni me nje biznesmen.
Ndihma psikologjike – eshte,  trajtim i shpirtit, dhe ketu, si ne mjekesi, semundja eshte me e lehte per tu parandaluar se sa per tu trajtuar. Mundohuni te mos i neglizhoni keshillat e nje specialisti, nese keni barre psikologjike. Nese nuk ndiheni mire me jeten qe beni apo me gjithcka te jep bezdisje. Per te ju kthyer situates normale ne jete, cka i paraprin nje jete te lumtur, shpesh kemi nevoje per nje person te dyte, qe ne kete rast eshte psikologu. Ndaj sa me shpejt te merrni kete ndihme aq me efektive do te jete per ju.

Cilat jane rastet me te rendesishme qe ju duhet ndihma psikologjike :

1. Ndjenja e zbrazetise. Gjithcka eshte pa kuptim dhe pa sens per ty.
2. Keni ndjenje faji dhe frike pa arsye (Ose per nje arsye qe nuk e thoni dot).
3. Probleme nder-familjare..
4. Ndjenje ankthi edhe pa qene ne situate ankthioze.
5. Sulme paniku te vazhdueshme.
6. Beheni agresiv dhe madje mendoni edhe te vete-demtoheni.
7. Humbja e nje personi te afert.
8. Probleme me mire-komunikimin. (Sidomos me njerezit e rinj. Flisni me ndrojtje, ose nuk flisni fare).
9. Probleme te theksuara ne sferen seksuale. (Mungese deshire, apo fjetje erotizmi).
10. Mendoni se jeni ne prag te ndarjes.
11. Keni varesi nga dicka. (Alkool, droge, seksi, ushqimet, etj).
12. Ndihesh bosh dhe ke deshire vec te qash.
13. Veshtiresi ne vendimarrje per gjera te rendesishme.
14. Nuk gjeni gjuhe te perbashket me njerezit perreth.
15. Nuk krijoni dot nje lidhje dashurie.
16. Probleme me peshen, me gjumin, me aktivitetet e perditshme.
17. Doni te ndryshoni dhe nuk dini sesi
 

Edhe psikologet kane ndeshur probleme qe nuk u kane dhene dot zgjidhje. Mund edhe te kene deshtuar me seancat e tyre, por edhe kane hequr dore me koshience te plote qe nuk i ndihmojne dot. Kjo nuk do te thote aspak se psikologet jane te paafte. 

Nje psikolog eshte gjithmone zgjedhja me e mire qe mund te keni. Te pakten do te jete dikush qe do ju degjoje dhe udhezoje me pasterti te plote. Ndaj nese nuk ndihesh mire, thjesht ndalo dhe thuaji vetes : Kam nevoje per keshillat e psikologut. Te jeni te sigurt se ndihma do te jete e vyer per ju!!

  
        
          

Komentoni