Arti i manipulimit te emocioneve tuaja. Ja sa thjeshte na manipulojne te tjeret.
Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Arti i manipulimit te emocioneve. Ja sa thjeshte na manipulojne te tjeret.

Arti i manipulimit te emocioneve. Ja sa thjeshte na manipulojne te tjeret.

Bashkëjetesa në shoqëri, ndryshe nga jeta në vetmi, paraqet një bazë biologjike e cila përqëndrohet në faktin se  qeniet njerëzore mund të fitojnë më shumë siguri dhe mundësi mbijetes. Nëse bashkëpunojnë me pjesën tjetër të species së tyre. Megjithatë, edhe pse shoqëria punon për të ruajtur speciet në tërësinë e saj, nuk bën të njëjtën gjë me individin.

Dëshmitë për këtë gjenden në çdo manual të historisë, ku vërtetohet se manipulimi i të tjerëve ishte një nga shtyllat mbi të cilat u themelua sundimi i çdo perandorie. Manipulimi është “buka e përditshme” e shoqërisë në të cilën jetojmë dhe askush nuk mund të mohojë që e ka praktikuar apo vuajtur gjatë ekzistencës së vet. Të mësosh si të njohësh manipulimin emocional është mënyra më e mirë për ta shmangur atë. Për ta bërë këtë, megjithatë, para së gjithash duhet të dini se çfarë është me të vërtetë manipulimi.

Arti i manipulimit te emocioneve. Ja sa thjeshte na manipulojne te tjeret.

Pikasni manipulimin dhe mos u ndjeni fajtor!

“Bëj ç’të duash”: kur ekziston një situatë pushteti mes dy personave, ku personi që manipulon ka opsionin më të favorshëm. Ai mund të kërcënojë personin e manipuluar, duke i kujtuar se mund të humbasë disa përfitime, nëse nuk bën atë që i kërkohet. Shfaqja më e dukshme është kur një anëtar i familjes ose miku juaj, ju thotë se nëse nuk e bëni një gjë të caktuar. Marrëdhënia me të do të kompromentohet për shkak të kësaj.

“Eh ç’kam bërë unë për ty”: është manipulimi më tipik dhe që përdoret më shumë nga pjesa më e madhe e shoqërisë. Të qënit të bashkuar me këtë “të japësh, që të marrësh” është një nga mënyrat më të mira për t’i bërë të tjerët të ndjehen fajtorë.

“S’ka gjë, s’ka gjë”: pas kësaj deklarate ndjek një heshtje e gjatë dhe zakonisht një gjuhë joverbale që shoqëron një zemërim. Kjo është një teknikë unike për t’i bërë të tjerët të ndjehen fajtorë.

“Po nuk e bëre ti, nuk e bëj as unë”: pas kësaj deklarate të butë qëllimesh të mira, ekziston një manipulim i fortë i fshehur, ku ai që manipulon i bën apel aftësisë së tjetrit për të shfaqur dhembshuri.

“Pa ty, unë nuk jam asgjë”: Viktimizmi është një mënyrë shumë bazike për të bërë të tjerët të ndihen fajtorë, por shumë efektive. / Bota.al

  
        
          

Komentoni

cratosslot casino -

betsat casino

- mobil casino siteleri 2021 - elexbet yeni adres - casinomaxi bağlan - casinovale -
Casinoslot giriş
-
kalebet yeni giriş adresi
-

asya bahis giriş