Nuk punon interneti. Si ta kuptoj kush e ka fajin Une apo kompania. Internet me antene. Tutoriale shqip 5
Home » Si Behet » Teknologji » Nuk punon interneti. Si ta kuptoj kush e ka fajin: Une apo kompania. Internet me antene. Tutoriale shqip

Nuk punon interneti. Si ta kuptoj kush e ka fajin: Une apo kompania. Internet me antene. Tutoriale shqip

Nuk punon interneti. Si ta kuptoj kush e ka fajin: Une apo kompania.Internet me antene

Tutoriale shqip

Interneti eshte bere pjese e jetes se perditshme tashme. Duke filluar nga mosha 10 vjec e lart (fatkeqesisht) pothuajse te gjithe e kane perdorimin nje ritual normal te perditshem. Perdorues te kesaj teknologjie jane edhe moshat e medha.

Ne kete artikull do mundohemi te ju shpjegojme se cfare hapash duhet te ndiqni qe te siguroheni qe nuk eshte faji juaj. Artikulli eshte per ju qe keni sherbimin e internetit me antene dhe jo me kabull apo fiber optike.

Atehere le te fillojme me pajisjet fizike qe ju keni ne shtepi. Pothuajse te gjitha kompanite qe bazohen ne kete teknologji perdorin antena te kompanise Ubiquiti. Nje nder modelet me te perdorura eshte Nanostation M5 :

 

Nuk punon interneti. Si ta kuptoj kush e ka fajin Une apo kompania. Internet me antene. Tutoriale shqip

 

Nje tjeter model i kesaj kompanie eshte Nano Beam 300 ose Nano Beam 400.

Nuk punon interneti. Si ta kuptoj kush e ka fajin Une apo kompania. Internet me antene. Tutoriale shqip

Ne dy vitet e fundit modeli me i perdorur dhe ekonomik eshte Lite Beam. Ky model faktikisht perdoret per distanca deri ne 1 km. Fatkeqesisht kompanite shqiptare qe perdorin kete model nuk i respektojne rregullat teknike duke e perdorur antenen per distanca shume me te largeta. Kjo sjell nje rezultat negativ ne transmetimin e sinjalit te kesaj antene. Normalisht edhe interneti nuk punon mire.

 

internet-me-antena-wireless-litebeam shkoder lezhe

 

Secila prej ketyre antenave ka se pajisje ndezese karikuesin qe shikoni ne foton e meposhtme.

 

Nuk punon interneti. Si ta kuptoj kush e ka fajin Une apo kompania. Internet me antene. Tutoriale shqip

Sikur e shikoni karikuesi ka fjale te shkruajtura.

  • POE sherben per kabullin qe shkon te antena
  • LAN eshte kabulli qe shkon te kompjuteri juaj ose pajisja wireless (nese keni)

 

Ne foton e meposhtme behet lidhja direkte me kompjuterin.

13 Si te konfigurojme NanoStation M2. Tutoriale shqip. Si konfigurohet karta e rrjetit. Ip e menaxhimit

 

Nese keni nje pajisje wireless lidhja behet me kete menyre. POE gjithmone sherben per ndezjen e antenes. LAN eshte kabulli qe ne rastin konkret shkon te pajisja wireless.

 

 

15 Si te konfigurojme NanoStation M2. Tutoriale shqip. Si konfigurohet karta e rrjetit. Ip e menaxhimit

 

 

Pasi te jeni siguruar qe lidhjet jane keshtu do te thote qe nga ana juaj eshte gjithcka ne rregull. Normalisht duhet te keni parasysh se pajisjet duhet te jene te lidhura ne korent.

 

Kabulli qe lidhet me pajisjen wireless futet te hyrja qe ka mbishkrimin :

  • WAN

ose

  • INTERNET

 

Do vini re qe ne momentin qe futni kabullin te kjo hyrje ne pajisjen wireless ndizet edhe llampa perkatese. Sigurohuni qe te lidhni telefonin, laptopin etj me pajisjen wireless.

Nuk dini se si te lidheni me wireless ??? Mesojeni duke klikuar KETU.

Eshte mire qe te beni nje restart pajisjeve qe keni (ti fikni dhe ti ndizni serish).

Kaq persa i perket lidhjes fizike te pajisjeve qe ju keni ne shtepi. Nese gjithcka e keni sikur e kemi pershkruar me lart, atehere beni nje telefon kompanise ku merrni sherbimin.

Faji nuk eshte i juaji por i kompanise.

Nese deshironi e keni internet me antene hidhini nje sy ketij artikulli. Mund te jete i vlefshem per ju… 

  
        
          

Komentoni