Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Psikologji » A nuk eshte e cuditshme qe na pelqen vetmia?

A nuk eshte e cuditshme qe na pelqen vetmia?

A nuk eshte e cuditshme qe na pelqen vetmia?

A u ka ndodhur ndonjehere te ndiheni te vetmuar?! Aq te vetmuar sa nuk keni patur deshire te beni asgje? Po qe te ndiheni te vetmuar edhe nese keni patur rreth vetes shume njerez?! Jam kurioze te di sa shpesh u ndodh te vetmoheni?! Ju pelqen ajo gjendje?!

A nuk eshte e cuditshme qe na pelqen vetmia? preferojne te rrime vetem ndiheni te vetmuar

Pse njerezit preferojne te rrine vetem?

Ndodh qe ndonjehere duam te jemi vetem.  Te rratisemi prej pyetjes vrasese- cfare ke, dhe qendrojme aty. Ne nje ‘qoshe’ qe na fal qetesi.  Eshte e shendetshme ta besh kete gje. Mundesh te reflektosh, te ndergjegjesohesh, apo te marresh vendime. Duke qene vetem te ndihmon te vendosesh gjerat ne peshore me mire.
Shpesh eshte ndjesi lehtesuese, relaksohesh me shpejt e me lehte. Nuk ben cudi fakti qe ndonjeri te thote, ‘Vetem ndihem mire’ . E ne fakt te gjithe kemi nevoje per pak shkeputje. Por per aq kohe sa nuk te merr shpesh prej kohes tende.

A nuk eshte e cuditshme qe na pelqen vetmia? preferojne te rrime vetem ndiheni te vetmuar

Pse ndonjehere na pelqen te jemi vetem?

Problemet dhe rrethanat kane ndikime te ndryshme tek njerezit.

Shpjegime psikologjike :

Se pari : Mbase ndihesh i perjashtuar nga shoqeria apo grupi ku je mesuar te marresh pjese. Ka edhe arsye pse ndodh kjo, mbase per shkak te pamjes, fese, mundesive ekonomike, orientimit seksual.

Se dyti : Ndryshimi i ambientit. Per shembull, shkolla e re, zhvendosja nga gjimnazi ne fakultet, ose nje pune e re. Kur ndryshon shtepi ose lagje.

Se treti : Rasti me i keq kur humb dike. Humbje fizike ose humbje shpirterore qe ndonjehere vret shume. Nga keto qe permendem, ndonjehere e kemi te nevojshme te jemi vetem.

Quditerisht mbart nje kontekst me negativ nga sa eshte si ndjenje, por vetmia sjell edhe gjera pozitive. Frika per te mbetur vetem, e mbyt njeriun. Njeriu edhe pse eshte mesuar te jete vetem, perseri ka frike te mbetet i tille.

A nuk eshte e cuditshme qe na pelqen vetmia? preferojne te rrime vetem ndiheni te vetmuar

Pse i frikesohemi vetmise ?!

Te qendrosh vetem per pak kohe, nuk eshte e njejta gje me te jetuarit vetem. Sigurisht qe shoqeria njerzore mbartet prej ligjeve morale. Ligje qe mundesojne mbare vajtjen e ciklit jetesor. Keshtu qe jeta, eshte krijuar te ndahet me te tjeret. Mbase do humbim shume njerez gjate saj, ama edhe do njohim te rinj. Gjithmone do kemi nevoje per dike. Te na degjoje. Te na flase. Ose edhe vetem te jete aty per ne.
Gjithkush ka nevoje per dike.

A nuk eshte e cuditshme qe na pelqen vetmia? preferojne te rrime vetem ndiheni te vetmuar

SHARE WITH FRIENDS:  
        
          

Komentoni

  • Kalendar

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com