Analize "Vdekja e Nositit" - Lasgush Poradeci. Letersi shqipe
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Analize “Vdekja e Nositit” – Lasgush Poradeci

Analize “Vdekja e Nositit” – Lasgush Poradeci

Analize “Vdekja e Nositit” – Lasgush Poradeci

Vdekja e Nositit

Me zjarr ju flas…, me zjarr.
Në gjirin tim kam hapur varr…
Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr…

Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi,
Dh’ u jap ushqim me dashuri-
Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! gjirin t’a godas…
Dh’ e hap ah!-gjirin më një ças…,
Dh’ i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!…
Ahere – helmohet e buçet
pas mallit t’im liqeri – i shkret,
e rit tallazin posi det.
Ay e tund, ay e shkund,
ay e hap sa me të mund,
gjer mu në gjit, gjer mu në fund.
E shpirtin dyke m’a përcjellë,
më thotë-ah! Shif sesa ‘sht i fellë
ky gjir’ i em që të pat pjellë…
…Me zjarr ju flas, me zjarr.
Kjo është një nga pozitë më të njohura simbolike dhe filozofikePoradecit. Nositi është një zog i veçantë që rritet në liqen dhe me të poeti identifikon vetveten. Ashtu si poeti edhe Nositi tregon vetëflijimin e tij. Ky ligjërim fillon dhe mbaron me të njëjtin varg.

 

Që në vargun e parë poeti përgatit lexuesin që leximi i tij të jetë me zjarr, i mbushur me dashuri dhe llaftari. Këtu kemi të bëjmë me një dhimbje shpirtërore të shkallës më të lartë e cila shprehet me dhimbje fizike.

 

Në strofën e katërt paraqitet vetëflijimi. Në këtë poezi shkrihen në një misioni i Nositit si zog që vetëflijohet për zogjtë e vet me misionin e poetit që ushqen trashëgiminë kulturore dhe poetike.

 

Tre shprehjet “ah” janë shenjë e një dhimbjeje të madhe.

 

Ai thotë: “vdes me gaz” dhe këtu krijohet figura e një paradoksi sepse fjala “vdekje” dhe “gaz” nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra – tjetrën. Në këtë poezi liqeni simbolizon jetën, nositi poetin.

 

Drama e jetës dhe e vdekjes jepet në lëvizje nga lart poshtë dhe anasjelltas.

 

Skema e kësaj poezie filozofike është kjo :

  • Lindja
  • Misioni
  • Vetëflijimi
  • Vdekja
  • Trashëgimia si rilindje.

 

Në këtë poezi zë një vend të veçantë liqeni, që e ushqen jetën dhe e riciklon atë.

Në strofën e fundit kjo jepet në mënyrë paralele sepse nositi është një zog që lind dhe vdes në liqen. Gjithashtu poeti është shumë i lidhur me liqenin.

 

Vihet re përdorimi i fjalëve kundërshtuese vdekjepërjetësi.

  
        
          

Komentoni