Ragip Dragusha - Fol pranverë me gojen tande! (Poezi)
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Ragip Dragusha – Fol pranverë me gojen tande! (Poezi)

Ragip Dragusha – Fol pranverë me gojen tande! (Poezi)

Ragip Dragusha – Fol pranverë me gojen tande! (Poezi)

Fol pranverë me gojen tande!

Ah moj drandofilja e prillit
Bukurija jote m’ka hutue
Nadje heret n’rreze t’diellit
Nuk len kend’ me ta kalue…

Fol pranver’ me gojen tande
Ti dashnorja jeme e vjetër
Se un’ der’ ditën e mbrame
Nuk te ndërroj me asnji tjetër!

Ty pranver’ te jam betue
Vargjet e mia me ti fal’
Ah, s’gjej’ fjal’ për me t’urue
Për atë freski që bjen në mal’….
.
A e din ti moj pranver’
Se me lulet rinin’ m’sjell’
Pleqnin’ dimrit ja la n’der’
Nusëroj me ty nën vel’?

Tana vitet ti kam fal’
Për sa koh’ qe kam me rr’nue
Sa ik ti më vjen nji mall’
Që nuk dijta ty me t’gzue.

Erëplot në zemren teme
M’gufojn’ ndjenjat si n’rini
Sa vjen’ ti me thot’ nji mendje
Veç me ty me ba dashni……..

Une e di se poetët
Kush ma shum e kush ma pak’
Xheloz mbesin tan’ jeten
Ba me i thane se t’du ma fort’….

Fol pra ti me poetet
Mezi presin fjalen tande
Asht ma mir’ me ja than t’drejten
Mos e len për ditë të mbrame…….

Andrat e mija due me i prek’
Der’ nje dit’ që t’bahem poet…

Dragusha

Ragip Dragusha - Fol pranverë me gojen tande! (Poezi)

  
        
          

Komentoni