Poezia "Ketu s'do jem" e Dritero Agollit dhe parafrazimi.
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Poezia “Ketu s’do jem” e Dritero Agollit dhe parafrazimi.

Poezia “Ketu s’do jem” e Dritero Agollit dhe parafrazimi.

Poezia “Ketu s’do jem” e Dritero Agollit dhe parafrazimi.

 

Ketu s’do jem
Këtu s’do jem do jem larguar
Ne tokë i tretur si të tjerët
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamerierët
Dhe nëpër udhët ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë

 

Ti do trishtohesh atëherë
Se s’do më kesh në dhomë të gjallë
Dhe kur në xham të fryje erë
Do qash me erën dalëngadalë

 

Por kur te jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë
Aty do jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë

 

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe un do te zbres do t’vi pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rëkeje.

 

Dritëro Agolli ka lënë pas shumë vepra në prozë e në poezi. Një nga poezitë e tij epike më të njohura është “Këtu s’do jem”. Sot shkrimtari nuk është më midis nesh, por ka përjetësuar emrin e tij në veprat që ka lënë.

 

Parafrazimi :

Është kthimi i tekstit poetik në prozë apo nga proza në prozë. Kur bëhet nga proza në prozë, autori s’bën gjë tjetër veçse i zëvendëson ato me të tjera nga bota e tij emocionale. Ndryshe, parafrazimi është rishkrimi (ose dhe ripërpunimi gojor) i një teksti me fjalë më të thjeshta, me qëllimin për ta bërë më të kuptueshëm, por pa ia ndryshuar as përmbajtjen, as kuptimin. Stinët do të kalojnë duke i lënë vendin njëra – tjetrës.

Parafrazim i poezisë “Këtu s’do te jem”.

Në këtë botë jemi thjesht kalimtarë dhe secili prej nesh lë gjurmë në udhën e vet. Do të vijë një ditë që as unë nuk do të jem më këtu. E vetmja gjë që do të mbetet janë kujtimet, të cilave do t’i i kthehesh me aq nostalgji. Në shpirt do të ndjehesh bosh, do të ndjesh mungesën time ashtu siç do ta ndjejnë edhe miqtë e shokët e mi, madje edhe kamerierët ku pija kafen e mëngjesit.

Kolla ime e thatë që ushtonte nuk do të ndjehet më, vendin e saj do ta zë qetësia. E di shumë mire, të gjithëve do t’i mungoj e do të qajnë për mungesën time. Do të ndjesh erën që të ledhaton fytyrën e flokët dhe do të ndjesh mungesën time. Besoj se erdhi koha të largohem e të iki nga këtu, ndoshta aty ku jam nisur do të kem më shumë qetësi. Nuk do të jem më këtu, nuk do të hedh më zgjimin pas me një të tundur të kokës. Por, adresën time do ta lë, rri e qetë. Do të jem duke pushuar nën hijen madhështore të një qiparisi.

E di shumë mire që do të trishtohesh në çdo çast, kur të shohësh që nuk do të jem më vërdallë nëpër shtëpi, nuk do të jem më në dhomë. Lotët do të bëjnë shoqëri dhe do t’më kërkosh në gjithçka e do të mundohesh të ndjesh sadopak pranë vetes ekzistencën time. Do të duash të rrish aty, të mos dalësh nga dhoma. Do të hapësh raftin tim të librave dhe do të lexosh me mall vargjet e mia. Aty, midis rreshtash do të më gjesh.

Fjalët që kam lënë të shkruara aty do të thyejnë heshtjen sepse do t’më gjesh në to. Edhe pse nuk jam më, dielli im ka perënduar unë e di se jetoj akoma në shpirtin tënd. Do të kujtosh me mall kohët kur ishim bashkë, kur bota ishte e gjitha në këmbët tona dhe do të qeshësh, do të fshish lotët. Buzëqeshja jote është kaq e bukur sa duket si një blerim pas një rrëkeje.

 

  
        
          

Comments

  1. Anonymous says:

    Mund te me parafrazoni nje poezi ju lutem

Komentoni