
Llojet e merzise.
Merzia eshte nje gjendje qe dashur pa dashur do na gjeje. Jane arsye te ndryshme qe na bejne te trishtohemi. Edhe pse e dime se asgje nuk merr zgjidhje me trishtimin tone, prap se prap fundosemi ne te. Duke u mbeshtetur ne arsyen pse merzitemi, kemi 5 lloje merzitjesh. Te cilat jane kaq ndryshe prej njera tjetres. Nese nuk keni arritur te gjeni nje pershkrim te sakte te merzise ja cfare ju sugjeroj :
Alberto Moravia ka thene : “Merzia ne te vertete eshte nje lloj pamjaftueshmerie ose deshtimi, apo mungese realiteti. Per te perdorur nje metafore, kur une jam i merzitur, realitetin e lidh me efektin shqetesues qe te jep nje batanije e shkurter. Qe mund te perdoret per te fjetur ne nje nate dimri. E terheq te kembet dhe kam ftohte te gjoksi. E terheq per nga gjoksi dhe kam ftohte te kembet dhe keshtu nuk arrij kurre te bej nje gjume te vertete”.
Sipas jush keni arsye shume me te rendesishme per tu merzitur, dhe kete nuk e ve ne dyshim. Por mbi te gjitha duhet te shqetesoheni se paku, per gjera qe ja vlen. Ama mos harroni edhe qe merzia sherben per dicka. Per te ju vene ne levizje. Deshira per te mos qendruar ne ate gjendje ju ben te ngjalleni dhe veproni.
Me poshte keni edhe llojet e merzise. Hidhjuni nje sy :
-
Merzitje e parendesishme.
Gjendje qe zakonisht ndodh tek personat e mbyllur ne vetvete. Ju ndodh dicka e vogel dhe preferojne te shkeputen prej botes. Rrine diku ne nje qoshe dhe nuk bejne asnje perpjekje per te dale prej saj. Ne nje fare menyre ndjejne rehati duke qendruar te merzitur.
-
Merzitje e kalibruar.
Keto jane personat pasive. Qe nuk kane asnje ide se cfare te bejne. Nuk perpiqen te zgjidhin ndonje problem. Qendojne te zymte dhe nuk ndihen mire. E mbi te gjitha nuk bejne as ndonje gje per te dale prej asaj situate. Per ta merzia eshte fundi i botes.
-
Merzitje kerkimore.
Personi qe e perjeton kete gjendje e di se eshte dicka e gabuar. Ndaj edhe ben cdo lloj perpjekje per te dale prej asaj situate. Ai mbi te gjitha kujdeset per veten.
-
Merzitje reaktive.
Personat qe vuajne nga kjo merzitje, ndihen shume keq. Edhe pse gjendja e tyre paraqitet e lodhshme prap se prap nuk bejne ndonje perpjekje. Ata nuk ndryshojne ndonje gje, pervecse nervozohen dhe behen agresive.
-
Merzitje apatike.
Ne kete merzitje njeriu bie ne depresion. Nuk shfaq me as ndjenja pozitive as negative. Thjeshte mbyllet ne nje gjendje depresive.