Supe kosi e thjeshte dhe e shijshme. Receta gatimi.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Supe kosi e thjeshte dhe e shijshme. Receta gatimi.

Supe kosi e thjeshte dhe e shijshme. Receta gatimi.

Supe kosi e thjeshte dhe e shijshme. Receta gatimi.

Supe kosi e thjeshte dhe e shijshme. Receta gatimi.

Perberesit :

  • 500 gr mish ne kubik te vegjel (Lloji i mishit eshte ne deshiren tuaj)
  • 2 gota kos
  • 1 kokerr veze
  • 2 luge gjalp i shkrire (qe ti hidhet siper kur te serviret)
  • 1 luge gjelle niseshte
  • Krip
  • Lengun e nje limoni

Pergatitja :

Ne nje tenxhere hedhim pak vaj. Kur te jete nxehur teresisht hedhim mishin dhe e kaverdisim.

Shtojme 2 gota uje dhe kripe qe te zihet. I veme kapakun dhe nuk e luajme derisa uji te jete shterrur deri ne gjysme. (Pra deri kur te kete vetem nje gote uje ne fund te tenxheres).

Ne nje tas rrahim vezen. I shtojme nje filxhan uje dhe lengun e nje limoni. Pastaj shtojme edhe kosin dhe e rrahim mire qe te mos mbeten toptha. (Topthat formohen prej vezes, prandaj duhet bere kujdes).

E hedhim masen e pergatitur ne tenxheren ku kemi ziere mishin. (Lengu i mishit duhet te jete i vaket qe te mos pritet veza). E trazojme mire dhe e vendosim ne zjarre sa te marri vale.

Ne nje gote uje tresim nisishten. Kur lengu i mishit te jete duke marre vale shtojme masen kremoze te niseshtes ne te. E leme sa te trashet edhe pak me shume. Fikim zjarrin dhe e servirim ne tase te vegjel qe perdoren per supe. Serviret e ngrohet. Siper do ti hedhim gjalpin dhe piperin.

Supe kosi e thjeshte dhe e shijshme. Receta gatimi.

Ju befte mire!

  
        
          

Komentoni