Sardele me qepe dhe karota. Receta gatimi.
Home » Si Behet » Receta gatimi » Sardele me qepe dhe karota. Receta gatimi.

Sardele me qepe dhe karota. Receta gatimi.

Sardele me qepe dhe karota. Receta gatimi.

Sardele me qepe dhe karota. Receta gatimi.

Perberesit per 3 persona :

  • 1 kg sardele
  • 2 karota (i presim ne rrathe te holle)
  • 1 kokerr qepe e thate(e presim ne rrathe te imet)
  • Gjysem gote uje
  • 1 filxhan kafe uthull
  • 1 filxhan caji vaj ulliri
  • Piper te zi
  • Krip
  • Rigon
  • Hudhra
  • 5-6 gjethe dafine

Pergatitja :

I lajme sardelet dhe i leme te kullojne.
Mbasi kane kulluar i vendosim ne tenxhere. (Mir do te ishte te kishim tenxhere me presjon.

Fillimisht shtrojme sardelet. Dafinen. Qepet e prera rrathe rrathe.

Karrotat e prera ne rrathe te holle. Ujin, uthullen,vajin e ullirit. Pastaj ne fund shtojme piperin, kripen, rigonin.

Sardele me qepe dhe karota. Receta gatimi.

Keshtu do te vazhdojme edhe me shtresen tjeter deri sa te mbarojne sardelet.
I vendosim kapakun dhe i leme nga momenti i fillimit te sinjalit 30 minuta ne zjarr mesatar.

Mbas 30 minutave jane gati per tu servirur.

Ju befshin mire!

  
        
          

Komentoni