At.Gjergj Fishta (1871-1940) nen yllin e prejardhjes, Gjakova-Mirdita-Zadrima. Histori
Home » Studenti Online » Dega Histori » At Gjergj Fishta (1871-1940) nen yllin e prejardhjes, Gjakova-Mirdita-Zadrima. Histori

At Gjergj Fishta (1871-1940) nen yllin e prejardhjes, Gjakova-Mirdita-Zadrima. Histori

At Gjergj Fishta (1871-1940) nen yllin e prejardhjes, Gjakova-Mirdita-Zadrima.

Histori

Fisi Thaqi (pjese nga studimi im mbi fiset e Malesise dhe Dardanise, Paulin Zefi)”.

  • Sipas Albanologeve dhe autoreve te ndryshem si : F.Nopsca
  • E.Durham
  • T.Ippen
  • J.G.Hahn
  • R.Elsie

Zanafilla e “Fisit Thaqi” nis ne fshatin Murriqan ne Treven e Anamalit (Shkoder-Ulqin). Por pas vendosjes se tyre ne fshatin Bushat (Shkoder) ketu na shfaqet i pari i ketij fisi, Bibe Bushati. Ky i fundit per arsye gjakmarrje arratiset ne malesine e Dukagjinit te vjeter (Puka e sotme). Kjo ngjarje e cila zhvillohet ndermjet viteve 1450-1480, sipas Albanologut F.Nopsca. Fillimisht Bibe Bushati se bashku me familjen e tij te madhe, vendosen ne token e Bugjonit, lokaliteti Fushe Thaq (Puke).

Pikerisht ketu nis edhe konflikti i gjate ndermjet Thaqit, Berishes (autoktone) dhe Kabashit me origjine nga rrethinat e Naissus-Nishi i Dardanise (Serbia jugore).

Keto te fundit njihen edhe si fisi i pare i Malesise qe u konvertuan pjeserisht ne Islam. Keshtu shfrytezuan ndihmen e ofruar nga P.Osmane per te triumfuar ne luften e vazhdueshme qe po zhvillohej me “Fisin Thaqi“. Gjithcka lidhej me zgjerimin territorial respektiv. Kjo si rezultat i mbipopullimit dhe mungeses se theksuar per toke buke, kullota per tufat e medha te bagetive etj.

Sipas memories kolektive thuhet se Bibe Bushati u detyrua qe te shperngulej nga Fushe Thaqi per ne lokalitetin Kodra e Geges. Kjo koder ndodhet ne territorin e fshatit te sotem Kryeziu i Pukes (Bashkia-Fushe Arrez). Ketu i linden 3-djem. Prenga, Buci dhe Gega.

I pari prej tyre qe u konvertua ne Islam ishte Buci i cili joshi edhe vellain e tij te vogel Gega/Gjeci.

Por ky i fundit i friksuar nga hakmarrja e vellait te madh “Prenges” nuk pranoi qe ta braktiste Besimin Katolik. Ai ju pergjerua Prenges qe te mos kryente krimin e kobshem te vellavrajses duke vrare Bucin. Nga frika, Buci u detyrua qe te marre familjen e tij dhe te largohet nga Kryeziu duke u vendosur ne Iballe.

Aty ai njihet si i pari i Myslimaneve te ketij fshati.

Ndersa Gega/Gjeci u vendos ne Bugjon dhe Gralishte duke qene edhe themeluesi i ketyre dy vendbanimeve. Gati te gjithe pasardhesit e tij qendruan Kriptokristiane (Krishterimi i fshehte). Pra ne familje ishin praktikante te Besimit Katolik. Ne publik dhe ne administraten osmane merrnin mbiemra turq dhe arab, duke u shfaqur si Besimtare Islam.

Nga ana tjeter, vellai i tyre i madh Prenga i qendroi besnik Katolicizmit deri ne vetemohim se bashku me shumicen e pasardhesve te tij. Na rezulton se pikerisht Prenga gezon atributet e Stergjyshit te pinjolleve me te shquar te Fisit Thaqi.

Fis ne te cilin bejne pjese edhe para’ardhesit e te madhit “At GJERGJ FISHTA“.

Fisi Thaqi“u shtuan aq shume ne numer dhe pavaresisht perkatesise se tyre religjioze ata qendruan gjithmone te bashkuar ne cdo konflikt me fiset e tjera te Malesise. Fale ketij uniteti te jashtezakonshem, ata filluan nje ekspansion te madh demografik ne drejtim te fshatrave:

  • Bugjon
  • Kryezi
  • Iballe
  • Flete
  • Kulumri
  • Arst-Miliska
  • Xath
  • Sakat
  • Trun
  • Mzi
  • Fierze.etj (ku jetojne edhe sot)

Me pas munden Fisin Bytyq ne Hasin dhe Tropojen e sotme duke u zgjeruar drejt Rrafshit te Dukagjinit. Pjesa me e madhe e ketyre familjeve (mbi 80%) u konvertuan gradualisht ne Islam duke u shperblyer me pozicione te larta ne administraten osmane dhe hierarkine ushtarake. Gjithashtu edhe me prona bujqesore deri ne Nish, Leskovac, Vranje, Shkup,etj. Procesi i pandalshem i migrimit te Fisit Thaqi vazhdon ne 4 drejtime kryesore e cila eshte nje Histori shume e bukur dhe teper interesante (s’po ndalem ketu).

Duke qene se ka shume spekullime mbi origjinen e hershme te Fisit Thaqi une jam i mendimit se Zanafilla e tyre nis nga fiset Iliro-Thrake te Maqedonise veriore. Per kete kam plot argumenta duke nisur qe nga etimologjia e emrit Thaqi/Thrak/Thraka. Per edhe tek emertimi percmues “Eshqa/Shkja”, nga fiset fqinje (Berisha dhe Kabashi) ne Puke.

Keto te dhena qe deshmojne origjinen e tyre nga hapesira Iliro-Thrake e sllavizuar. Pra pikerisht Bullgaria dhe Maqedonia e sotme.

Por gjithashtu perqindja shume e larte e “Haplogrupit E-V13″ qe rezulton te jete e pranishme tek ADN e cdo pjesetari te Fisit Thaqi qe i eshte nenshtruar ketij testi, tregon qartas se ky Fis i madh, ashtu si Shqiptaret e tjere me gjak te paster “Pellazgo-Ilir“, te gjithe kemi nje “Para’ardhes te perbashket” i cili ka jetuar ne territorin e Gadishullit Ballkanik (Ilirik) duke nisur qe nga fundi i epokes se “Mezolitit (Guri mesem)” dhe ne fillim te”Neolitit (Guri i ri)”.

Para’ardhesit e te madhit At GJERGJ FISHTA dhe pema gjenealogjike e Familjes se tij e cila nis nga Stergjyshi i hershem, Prenge Bibe Bushati.

At Gjergj Fishta nen yllin e prejardhjes, Gjakova Mirdita Zadrima. Paraardhesit e te madhit At GJERGJ FISHTA dhe pema gjenealogjike e Familjes.

Pema gjenealogjike

E citova pak me lart qe Djali i madh i Bibe Bushatit, Prenga, i qendroi besnik Katolicizmit deri ne vetemohim se bashku me shumicen e pasardhesve te tij. Na rezulton se pikerisht Prenga gezon atributet e Stergjyshit te pinjolleve me te shquar te Fisit-Thaqi. Fis ne te cilin bejne pjese edhe para’ardhesit e te madhit At GJERGJ FISHTA.

Shume familje te Fisit-Thaqi u vendosen fillimisht ne rrethinat e qytetit te Gjakoves ne fund shek.XVI-te dhe fillim shek.XVII-te. Nderkohe qe Gjakova po krijonte fizionomine e nje vendbabimi urban te mirefillte. Popullimi i saj ishte kryesisht me familje te medha nga fiset kryesore te Malesise dhe Dardanise por edhe nga kolone te huaj qe u sollen ketu nga P.Osmane. Pikerisht ne vitin-1710, prane qytetit te Gjakoves na shfaqen vellezerit Bibe dhe Cup Paci. Pas nje konflikti me autoritetet osmane, ata u detyruan qe te migrojne ne nje rajon me shumice Katolike ne menyre qe ti largoheshin dhunes dhe imponimit per tu konvertuar ne Islam.

Dy vellezerit se bashku me familjet e tyre u vendosen ne fshatin Domgjon te Fanit (Mirdite) duke e ndertuar kullen e tyre ne prehrin e malit madheshtor Munella (1991 m).

Ky lokalitet i cili sot njihet si Lagjia e fisit Paci. Vendndodhja eshte pak me lart se Gurra, Akuadukti (ujesjellesi) dhe Qyteza (Gradishta) antike e Domgjonit te cilat gezojne statusin si Monument Kulture i kateg.se I-re. Vendimi  dates 05.11.1984, vendim nr.786/1 nga Ministria e Arsimit dhe e Kultures (D.K.).

  • Pas vendosjes ne Domgjon vellait te madh Bibe Paci i lindi nje djale me emrin Mark.
  • Markut i lindi nje djale me emrin Shtjefen.
  • Shtjefnit i linden dy djem. Marku dhe Gjoni.
  • Markut i linden Ndoci dhe Zefi.
  • Ndocit i linden dy djem. Simoni i cili ishte gjyshi i te madhit FISHTA dhe nje djale tjeter me emrin Llesh

Pikersisht keta dy vellezer u perfshine ne nje konflikt te ashper me kusherinjte e tyre nga linja e gjakut te Cup Pacit. Kjo ishte arsyeja qe andej nga viti-1800, vellezerit Simon dhe Lleshi i Ndoc Markut u detyruan qe te te braktisin fshatin Domgjon te Fanit-Mirdite duke u shperngulur per ne fshatin Fishte te Zadrimes (Lezhe). Aty u vendosen ne pjesen jug-perendimore te malit “Ballat”, prane livadheve qe edhe sot neve i quajme si Livadhet e Simon Ndocit. Pra livadhet e Gjyshit te te madhit “FISHTA”. Ketu ndodhet trualli i kulles se ndertuar nga Simon Ndoci.

Kulle e cila nuk eshte kursyer nga histeria komuniste qe i kane shkulur edhe guret e themelit.

Pikerisht ketu lindi Babai i Gjergj Fishtes tone te madh i cili quhej “Ndoka i Simon Ndocit“. Ndoka u martua me nje vajze zadrimore nga fshati Koterr (Lezhe). Ajo ishte Prenda e Lazer Kacit. Nga kjo martese ato paten 3 djem.

  • Leka qe eshte para’ardhesi i fisit te nderuar “Ndoka”ne fshatin tim Fishte.
  • Simoni/Cupi i cili eshte vrare ne vitin-1893.
  • I paperseritshmi ZEF NDOKA.

Zef Ndoka duke qene se ju bashkua “Urdherit te shenjte Franceskan“, do te zgjidhte per veten e tij emrin “Enea Silvio Giorgio Fishta” ose shkurt “GJERGJ FISHTA“. Sipas dokumentit te pagezimit rezulton te kete lindur me dt.22-tetor-1871. Por ne Historiografine Shqipare nuk e di se per cfare arsye, ndoshta lapsus, dita e tij e lindjes eshte fiksuar me dt.23-tetor-1871.

Vellait te At GJERGJ FISHTES, Leka i Ndoke Simon Ndocit i linden plot 5 djem:

  • Marku
  • Gjini
  • Ndue
  • Shuku (Pashk)
  • Keli (Mikeli/Mehilli)

Te gjithe pjesetaret e nderuar te ketij Fisi jane pinjolle te ketyre 5 Nipave te te madhit “FISHTA”. pema gjenealogjike

tetor-2016 Nga Paulin Zefi

  
        
          

Komentoni